Lajme nga vendi
Ministria e Drejtësisë: Reformat në gjyqësor nuk janë vetëm prioritet kombëtar, por edhe pjesë e integrimit tonë evropian

E ardhmja jonë duhet të bazohet në ndërtimin e një gjyqësori të fuqishëm, të pavarur dhe modern i cili do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve tanë dhe do të jetë në hap me vlerat evropiane. Sundimi i ligjit është shtylla bazë mbi të cilën mbështetet çdo shoqëri moderne dhe reformat janë parakusht për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, thonë nga Ministria e Drejtësisë, me rastin e 25 Tetorit – Ditës Evropiane të Drejtësisë.
Në urimin nga Ministria theksojnë se në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të nevojës për ndryshime serioze në sistemin gjyqësor, të cilat, siç thonë ata, janë një nga parakushtet kryesore për progres në proceset evropiane. Nga aty theksojnë se Bashkimi Evropian e ka të qartë – nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për drejtësinë.
“Ne, nuk mund të presim prosperitet ekonomik, kohezion social dhe stabilitet pa një sistem gjyqësor të drejtë dhe të pavarur. Sigurisht, reformat në gjyqësor nuk nënkuptojnë vetëm ndryshimin e ligjeve. Ato përfshijnë edhe ndryshimin e kulturës së punës së institucioneve gjyqësore. Është i nevojshëm edukimi i vazhdueshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendosja e teknologjive të reja për efikasitet më të mirë, por edhe forcimi i mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies”, thuhet në kumtesën e MD-së.
Shtojnë se këto reforma nuk janë vetëm prioritet kombëtar, por janë edhe pjesë e integrimit tonë evropian.
Njëzet e pesë tetori është Dita Evropiane e Drejtësisë Civile, e cila festohet çdo vit në vendet evropiane. Qëllimi i shënimit të saj në të gjitha vendet evropiane është që drejtësia të afrohet te qytetarët dhe njohja e tyre me zbatimin e saj.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve