Connect with us

Lajme nga vendi

LIGA E PARË: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E JAVËS SË 11-të . SUPER DERBI SHKËNDIJA – STRUGA TL NË STADIUMIN E QYTETIT NË TETOVË

Published

on

Nesër në të gjitha terrenet e Ligës së parë në program janë  ndeshjet e xhiros së 11-të  dhe fundit e rrethit të parë. Krye ndeshje e kësaj jave luhet në Tetovë, mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum, ndërsa një sfidë interesante zhvillohet edhe në Shkup mes Vardarit dhe Rabotniçkit. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13:00

 KF Shkëndija në ndeshjen e fundit të rrethit të parë do të përballet me kampionin në fuqi ekipin Struga Trim Lum ku pritet të krijohet atmosferë impozante nga tifozeria  tetovare. Ekipi kuqezi këtë ndeshje e pret pas një serie pa pranuar gol në katër ndeshjet e fundit zyrtare. Qendërmbrojtësi Klisman Cake tha se në ekip mbretëron atmosferë që është garanci për suksesin e radhës

 ‘’Përgatitja ka shkuar mirë pavarësisht se  nuk kemi pasur  shumë  kohë për tu përgatitur pasi ndeshjet janë çdo tre ditë. Jemi në atmosferën e duhur dhe përgatitja shkon mirë duke  pritur lojën e nesërme. ‘’ deklaroi qendër mbrojtësi Klisman Cake

Kampioni në fuqi në dy sezonet e fundit ka dal fitues në Tetovë, por futbollisti Cake mendon se ajo i takon të kaluarës.

 ‘’Normalisht që po. Ne e dimë që duhet të hymë dhe të fitojmë lojën. I kemi harruar ato disfatat pavarësisht se na kanë dhimbur shumë. Por nesër do të hymë  për fitore direkt.‘’ tha  futbollisti Cake

Advertisement

Nga ana tjetër në taborin e kampionit në fuqi janë të bindur  se në Tetovë ku ka atmosferë të jashtëzakonshme  sportive ekipi do të japi më të mirën nga vetvetja për të nxjerr rezultat pozitivë. Këtë e deklaroi edhe futbollisti Ard Kasami i cili tha  se në Tetovë udhëtojnë me të njëjtin qëllim. 

Ndeshjet me  Shkëndijën gjithmonë kanë qenë të veçanta pasi e  dimë se në Tetovë gjithmonë bëhet  një atmosferë e mirë. E dimë se kemi të bëjmë  me një ekip kualitativ, kanë lojtar me përvojë . Mirëpo edhe neve  si kampion që jemi  gjithmonë në çdo ndeshje futemi për fitore  dhe po ashtu  me të njëjtin  qëllim do të shkojmë në Tetovë. Kemi  punuar  gjatë javës maksimalisht jemi të përgatitur për këtë ndeshje dhe besojë shumë se me angazhim maksimal  të  secilit lojtar  që të kryeje secili punën e vetë do t’ia arrijmë qëllimit  dhe  do të kthehemi në Strugë me rezultat pozitivë’’ deklaroi Ard Kasami  futbollist i KF Struga Trim Lum

Ndeshje interesante priten edhe në takimet tjera sidomos në arenë ‘’Todor Proeski’’ ku përballen Vardari – Rabotniçki. Në Çair takohen Shkupi – Tikveshi, Në Maxhari Gostivari përballet ,me AP Brera, Në Kratovë, Sileksi është nikoqire e Besës së Dobërdollit dhe në Ohri, Voska Sport përballet me Pelisterin. Të gjitha  ndeshjet e xhiros së 11-të luhen të  dielën në ora 13:00

  JAVA E 11, TAKOHEN

Shkupi – Tikveshi

Advertisement

Voska Sport – Pelisteri

Gostivari – AP Brera

Sileksi – Besa

Vardar- Rabotniçki

Shkëndija – Struga Trim Lum  /TV KOHA / Shaban Sinani

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: VLEN do ta mbështesë Mendi Qyrën në Komunën e Strugës

Published

on

Zv.kryeministri Arben Fetai dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, ka thënë se do ta mbështesin Mendi Qyran si kandidat për kryetar të Komunës së Strugës.

Para shpalljes së kandidaturës nga Mendi Qyra, Fetai në emisionin “PodGo”, tha se VLEN do ta mbështesë Mendi Qyran, duke e quajtur edhe kandidaturë të qëlluar dhe fituese.

“Jemi në fazën e sondazheve. Është një kandidaturë e pavarur e cila tashmë përkrahet zyrtarisht nga VLEN-i që është Mendi Qyra në Komunën e Strugës. Është kandidatura më e qëlluar e mundshme. Do ta ketë përkrahjen e plotë të koalicionit. Ai ka qenë edhe themelues i subjektit Aleanca për Shqiptarët, e ndjejmë të afërt me dhe besoj është kandidaturë fituese që në fillim”, tha mes tjerash Fetai.

Ndërsa sa i përket komunave tjera, ai tha se ende nuk i kanë konfirmuar kandidatët dhe se për momentin janë duke bërë sondazhe.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Limani: Nuk e përjashtoj mundësinë që të jem kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës

Published

on

Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini nga radhët e VLEN, Fatmir Limani nuk e përjashtoi mundësinë që të jetë kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës në zgjedhjet lokale në vjeshtë, përcjell TV21. Limani tha se emri i tij është pjesë e anketave që po zhvillohen.

“Emri im është duke u anketuar, është pjesë përbërëse e anketave nga pala tjetër e opozitës. Nuk e përjashtoj këtë mundësi. Të gjithë e dimë se as Kërçova dhe as një komunë tjetër nuk janë dëshirë e jona personale, por është një realitet i bazuar mbi kërkesën dhe nevojat e qytetarëve. Ashtu siç të vendoset, ashtu edhe do të prononcohemi në fund”, the Limani.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shkupjani humbi jetën pasi u godit nga një motoçikletë

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një person ka humbur jetë nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme në rrugën “Leninova” në Shkup, përcjell TV21. Sipas MPB-së, një motoçikletë ka goditur për vdekje një këmbësor 68 vjeç.

“Më 01.07.2025 rreth orës 19:30 në SPB Shkup është raportuar se në një vendkalim për këmbësorë pranë rrugës “Leninova” në Shkup, një motoçikletë e markës “Kawasaki” me targa të Shkupit ka goditur këmbësorin J.N. (68) nga Shkupi, pas çka motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari në motoçikletë, H.I. (26) nga Shkupi, ka pësuar lëndime të lehta, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”. Si pasojë e lëndimeve të marra, J.N. ka ndërruar jetë në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat