Connect with us

Lajme nga vendi

Në Maqedoninë e Veriut u kap shtetasi i Kosovës me tetë emigrantë ilegalë në veturë, shoferi tjetër iku

Published

on

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur një shtetas të Kosovës me tetë emigrantë, nën dyshimet për kontrabandim të emigrantëve. Ai po mbahet nga Policia deri në zbardhjen e rastit.

“Policia në afërsi të fshatit Bogorodicë ka ndalur një automjet “Seat Altea” me regjistrim të Kosovës, e cila u ngas nga 36 vjeçari Z.M. nga Kosova”, raportoi Policia.

Raportohet se në veturë janë kapur tetë migrantë ilegalë, shtatë nga Siria dhe një nga Egjipti.

“Së bashku me veturën “Seat Leon” lëvizte edhe një veturë “Audi” pa tabela, e cila nuk u ndal gjatë urdhrit policor, por pas një kohe u ndal dhe nga ajo veturë dolën tetë migrantë, gjashtë nga Kuvajti dhe dy nga Siria, ndërsa shoferi u arratis”, deklaroi Policia.

Ndryshe, Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (FRONTEX), e ashtuquajtura “Rruga e Ballkanit Perëndimor”, këtë vit shënoi uljen më të madhe të emigrantëve të parregullt, krahasuar me të gjitha rrugët e tjera kryesore të migrimit drejt Bashkimit Evropian. Sipas FRONTEX në nëntë muajt e këtij viti janë regjistruar rreth 17 mijë raste të emigrimit të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor, një rënie prej 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Advertisement

Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie 64 përqind në tre muajt e parë të vitit 2024 thuhet në raportin më të fundit të Organizatës policore evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX. Portalb.mk

Lajme nga vendi

Arrestohet polici nga Gostivari, dyshohet se ka vjedhur 25,000 € dhe ar në vlerë të 50,000 € nga Stacioni Policor

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një zyrtar policor nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur ar dhe para që ishin sekuestruar gjatë bastisjeve të Policisë. Nga MPB thonë se është arrestuar edhe një person, i cili dyshohet se e ka blerë arin.

“Më 03.07.2025, në orën 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar kanë arrestuar zyrtarin policor D.S. (51) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale sipas nenit 353 dhe 354 – “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga Kodi Penal. Ai nga dollapi në Stacionin e Policisë, ku ruheshin gjësendet e marra nga bastisjet, në të cilat kishte marrë pjesë si i punësuar në krim-teknikë në SP Gostivar, ka vjedhur rreth 25.000 euro dhe stoli ari në vlerë prej rreth 50.000 euro. Kontrolli në objektin e Stacionit Policor të Gostivarit u krye nga një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, në prani të ekipit hetimor dhe udhëheqësisë së SPB Gostivar. Po ashtu, në orën 20:30 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar arrestuan I.Sh. (32) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “fshehje”, përkatësisht se ka blerë stolitë e arit të vjedhura”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: 100 trotinetë të rinj elektrik në Tetovë

Published

on

Kreu i komunës së Tetovë, Bilall Kasami ka njoftuar që nga sot në qytet do të operojnë 100 trotinetë elektrikë, të cilët qytetarët mund t’i marrin me qira për relacione të shkurtra. Kasami tha se minuti do të kushtojë 6 denarë, ndërsa përdoruesit duhet të jenë mbi moshën 13 vjeçe, ndërsa shpejtësia është e kufizuar në 25 km/h.

“Me vetëm një aplikacion në dorë, ti lëviz lirshëm në qytet, vetëm 6 denarë për minut. Përdoruesi duhet të jetë mbi 13 vjeç. Helmetë dhe jelek reflektues të detyrueshëm në kushte të caktuara. Shpejtësia e kufizuar në 25km/h, sepse siguria është mbi të gjitha. Ndalohen: vozitja nga më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni si dhe transporti i sendeve!”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski paralajmëron tatim shtesë për të pamartuarit në Maqedoni

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në debatin në qeveri, me temë “Trende demografike, sfida dhe zgjidhje të mundshme” – Zhvillimi i dokumenteve strategjike për rezistencë demografike, njoftoi se po mendojnë për vendosje të tatimit shtesë për personat e pamartuar. Mickoski tha se kjo mund të bëhet për të stimuluar rritjen e popullsisë.

“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshëm sesa populli që zgjohet. Për këtë themi, koha është për të ardhmen, për shtetin ku do të lindin më tepër fëmijë. Këtë e kemi imperativ kryesor, më shumë të rinj të hyjnë në martesë dhe të lindin më tepër fëmijë”, deklaroi Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat