Connect with us

Lajme nga vendi

Udhëheqësia e Universitetit të Tetovës realizoi takim pune me ish kongresistin amerikan, Joseph DioGuardi

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve të vitit jubilar, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli së bashku me Kryetarin e Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektorin për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Neziri, Prorektorin për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, drejtoreshën e Parkut Teknologjik Artina Kamberi dhe shefen e kabinetit të Rektorit Valmisa Novi, gjatë vizitës në SHBA, realizuan takim me ish-kongresistin amerikan, Joseph DioGuardi dhe bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardi si dhe përfaqësues të tjerë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Emrat e çiftit DioGuardi janë të lidhur ngushtë me historinë e themelimit të UT-së, e cila është shoqëruar me përpjekje, mund, dhimbje dhe sakrifica të shumta, një rast specifik në historinë e arsimit të lartë, jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe më gjerë. Ne i kujtojmë dhe i nderojmë të gjitha kontributet e së kaluarës të cilat janë shënuar në fletët e përjetshme të Universitetit të Tetovës.

Gjatë takimit u bisedua pikërisht për periudhën e shkurtit të vitit 1995, për peripecitë e përjetuara për ta bërë Universitetin e Tetovës realitet, si një pikë kyçe në historinë e shqiptarëve në përgjithësi, e sidomos për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në veçanti.

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Published

on

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.

ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të zhvillohet në orët e mbrëmjes pas orës 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe do të kryhet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të favorshme.
Lusim qytetarët dhe veçanërisht bletarët të ndërmarrin masa mbrojtëse dhe të nevojshme për sigurinë e tyre dhe të bletëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Published

on

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.

Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.

Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.

Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Published

on

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.

Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.

Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.

Continue Reading

Më të lexuarat