Connect with us

Lajme nga vendi

VMRO: Inflacioni është ulur në 2.5%, masat e qeverisë po japin rezultate

Published

on

Shporta sindikale minimale është ulur për 1000 denarë, masat konkrete të Qeverisë japin rezultate thonë nga VMRO-DPMNE.

“Në shportën minimale sindikale, të cilën e llogarit Sindikata e Maqedonisë, është llogaritur se shpenzimet për ushqim dhe pije të një familjeje katër anëtarëshe janë ulur për 1000 denarë në tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti.

Duke marrë masa realiste, qeveria ruan dhe rrit standardin e jetesës së qytetarëve.

Qytetarët marrin një partner në Qeveri. Pensionet dhe pagat po rriten, klima e biznesit po përmirësohet.

Inflacioni tani është nga 2 deri në 2.5%, gjatë qeverisjes së LSD-së ishte dyshifror.

Advertisement

Maqedonia po ecën përpara, kurse ekonomia po transformohet për mirë”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme nga vendi

Tabelat e “Safe City” në Tetovë edhe në gjuhën shqipe

Published

on

Tabelat paralajmëruese të “Safe City” që tregojnë se qarkullimi apo trafiku në atë zonë është nën video-mbikëqyrje, në Tetovë brenda në qytet janë të shënuara edhe në gjuhën shqipe. Kritika të vazhdueshme pati nga opozita për pushtetin, ndërkohë që këta të fundit në vazhdimësi theksonin se Ligji për Safe City respekton plotësisht Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Përse po thahet Prespa? Shqipëria, Greqia e Maqedonia e Veriut me strategji të përbashkëta për ruajtjen e liqenit

Published

on

Prespa është një nga ekosistemet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme në rajon, ndaj studiues dhe ekspertë nga Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut përgjatë tre ditëve do të sjellin zhvillimet më të fundit në kërkimin shkencor dhe sfidat me të cilat po përballet kjo zonë e mbrojtur.
Sipas ekspertëve rënia e ndjeshme e nivelit të ujit në liqenet e Prespës, e lidhur me ndryshimet klimatike, mungesa e reshjeve dhe borës, si dhe ndikimi i aktivitetit njerëzor janë në fokus të studimeve me qëllim hartimin e masave sa më efektive për menaxhimin e zonës.

Giorgos Catsadorakis, biolog shprehet “Të gjithë i dimë problemet aktuale të të dy liqeneve të Prespës dhe ishte koha të bënim bashkë shkencëtarë nga të tre shtetet që ndajnë të njëjtin liqen. Për shkak të krizës klimatike dhe ndryshimet e saj, kemi më pak borë, më pak shi, niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, herët a vonë banorët rreth kësaj zone do të duhet të bëjnë diçka për ekonominë dhe jetesën e tyre.

Problemi është që ne duhet të mbrojmë vlerat natyrore dhe të jemi të aftë të harmonizojmë masat menazhuese me adaptimin e banorëve.“

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bardovca, Demir Hisari dhe Negorca në projektin “truri në SHBA”: paqartësi për rolin e spitaleve

Published

on

Spitalet psikiatrike në Bardovcë, Demir Hisar dhe Negorcë kanë qenë të përfshira në një projekt shkencor ndërkombëtar që lidhet me grumbullimin e mostrave të trurit për kërkime shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ende nuk është e qartë se cili ka qenë roli konkret i këtyre institucioneve.
Kjo rezulton nga raporti vjetor për vitet 2004/2005 i Departamentit të Psikiatrisë të Universitetit “Kolumbia” në SHBA, i siguruar nga “Sloboden Peçat”.
Në raport përmendet bashkëpunimi me profesorët dhe mjekët e mjekësisë ligjore nga Maqedonia e Veriut, Aleksej Duma dhe Gorazd Rosoklija.
Sipas dokumentit, projektet kërkimore të asaj periudhe përfshinin studime mbi anomalitë strukturore të dendriteve te skizofrenia dhe çrregullimet e humorit, si dhe kërkime mbi korrelacionet neuropatologjike të demencës dhe skizofrenisë. Në kuadër të këtyre projekteve është realizuar edhe grumbullimi i mostrave të trurit dhe të dhënave klinike nga obduksionet e pacientëve psikiatrikë, rasteve të vetëvrasjes dhe rasteve krahasuese në Maqedoninë e Veriut.
Në raport përmenden si institucione bashkëpunuese Instituti i Mjekësisë Ligjore, Spitali Psikiatrik i Shkupit (Bardovcë), spitalet në Demir Hisar dhe Negorcë, si dhe Fakulteti i Mjekësisë. Megjithatë, nuk specifikohet qartë se çfarë roli konkret kanë pasur spitalet psikiatrike në realizimin e projektit.
Raporti thekson se një nga bashkautorët e projektit, doktori Andrew J. Dwork, ka studiuar veçoritë neuropatologjike të skizofrenisë dhe lidhjen e saj me demencën, e cila paraqitet shpesh te pacientët më të moshuar me këtë diagnozë.

Continue Reading

Më të lexuarat