Lajme nga vendi
Të enjten më 7 nëntor mbahet festivali për fëmijë Bletëzat 2024
Për tre dekada me rradhë qyeteti i Tetovës është nikoqir i festivalit të vetëm për fëmijë Bletëzat. Kësisoi të enjten më 7 nëntor me fillim në ora 18:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të mbahet edicioni i 30 jubilar i festivalit të këngës për fëmijë “Bletëzat 2024” .Në edicionin jubilar konkurojnë gjithsej 19 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare me këngë të autorëve të ndryshëm.Të gjitha këngët në festival do të shoqërohen nga korri I fëmijëve të shkollës fillore Liria në Tetovë. Si zakonisht fetsivali është me karrakter garues,ku të gjithë fëmijët do të fitojnë kupa dhe mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre. Këngët do ti përzgjedh një juri profesionale me autoritet në sferën e muzikës nga vendi. Sponzor gjeneral I fetsivali është Ministria e Kulturës dhe Turizmit, kurse sponsor është kompania Ecolog, me pronarin Lazim Destani dhe familjen e tij Destani, komuna e Tetovës dhe mbështetës të festivalit kompania Max Optika, dhe Dr Ançevski nga Shkupi.Pas tërheqjes së jurisë, në skenë do të paraqiten grupi I Vajzave dhe fëmijëve pranë Shoqërisë kulturo Artistikke Xheladin Zeqiri, nën udhëheqje të Elez Mema dhe Albin Ajredini, një këngëtare e vogël Era Alia dhe fëmijët e lojtores Ëanderland.Juria do të ndajë çmimin e parë, dy çmime të dyta, tre çmime të treta, teksti më I mirë, muzika më e mirë, Best Talent, performanca më e mirë,për herë të parë do të ndahet çmimi Xheladin Zeqiri dhe shumë çmime të tjera.Si zakonisht interesimi për të qenë prezent në këtë festival është shumë i madh, ndërsa Biletat tani më janë në shitje dhe mund të merren në zyrat e TV Koha dhe Radio Bleta në qendrën e re tregtare në katin e dytë, kurse gjatë ditës së festivalit pranë qendrës për kulture në Tetovë.Pra, mos e lëshoni këtë rast për të shijuar zërat e bilbilave të vegjël të cilët për çdo vit jehojnë në qendrën e kulturës në Tetovë.Ky festival organizohet nga viti 1994.Fëmijët tashmë disa ditë me rradhë janë duke bërë provat para fillimit të festivalit.
Lajme nga vendi
Struga nuk heq dorë nga Korridori 8, Qyra: Projekt strategjik për zhvillimin e rajonit
Komuna e Strugës ka rikonfirmuar përkushtimin për realizimin e Korridorit VIII, duke e cilësuar këtë projekt si domosdoshmëri strategjike për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të qytetit, vendit dhe rajonit. Në një njoftim zyrtar, Komuna thekson se Korridori VIII nuk është çështje zgjedhjeje, por një projekt me ndikim të drejtpërdrejtë në ndërlidhjen infrastrukturore dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, raporton gazeta KOHA.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, vlerëson se realizimi i segmentit Trebenishtë-Qafë Thanë është i domosdoshëm dhe duhet të vazhdojë pa ndërprerje. Sipas tij, institucionet duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të përgjegjshme, duke gjetur një zgjidhje që balancon nevojat zhvillimore me rekomandimet e UNESCO.
Në këtë drejtim, nga Komuna rikujtojnë se çështja është trajtuar edhe në një takim të nivelit të lartë të mbajtur në Paris gjatë muajit shkurt, ku janë diskutuar mundësitë për harmonizimin e projektit me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë. Komuna e Strugës ka dhënë tashmë një mendim të qartë dhe pozitiv për realizimin e projektit, duke e konsideruar atë thelbësor për të ardhmen e rajonit. Ky qëndrim, sipas njoftimit, i është dorëzuar Ministrisë së Mjedisit Jetësor.
Në funksion të rritjes së transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në proces, Komuna ka mirëpritur iniciativën e kompanisë Bechtel Enka për organizimin e një takimi publik konsultativ. Takimi publik do të mbahet nesër (e martë) në ora 12:00, në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, ku qytetarët dhe palët e interesuara do të kenë mundësi të informohen dhe të japin kontributin e tyre.
Autoritetet lokale theksojnë se mbeten të vendosura që projekti i Korridorit VIII të realizohet, duke e konsideruar atë jo vetëm si investim infrastrukturor, por si drejtim kyç për zhvillimin e ardhshëm të Strugës dhe rajonit përreth. (koha.mk)
Lajme nga vendi
Gjendet pa jetë 38-vjeçari që rezultonte i zhdukur, pranë tij u gjetë një pistoletë
MPB njofton se më datë 29.03.2026, në ora 16:47, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Shkup është raportuar se në një objekt të braktisur në zonën e komunës së Aerodromit është gjetur i vdekur personi me iniciale M.K. (38 vjeç) nga Shkupi.
Sipas informacioneve të para nga policia, pranë trupit të pajetë është gjetur edhe një pistoletë. Vdekja është konstatuar në vendngjarje nga mjeku kompetent.
Viktima ishte denoncuar si i zhdukur që nga data 03.03.2026, pasi ishte larguar nga shtëpia e tij dhe nuk ishte kthyer më. Ekipet policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion (autopsi) për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes.
Lajme nga vendi
Devijimi i Korridorit 8-të, Nikollovski: S’mund ta rrezikojmë anëtarësinë në UNESCO, po kërkojmë zgjidhje të re
Një rekomandim i UNESCO-s për Maqedoninë e Veriut për segmentin Trebenishtë-Qafë Thanë ka mjaftuar që shteti ta rishikojë këtë projekt.
Ministri i transportit Aleksandar Nikollovski thotë se nuk mund të rrezikohet përjashtimi nga UNESCO për lëshimet që janë bërë nga projektuesit në kohën e pushteti të kaluar.
“Ndërtohet aksi për momentin, kështu që nëse s’do të kishim qëllim për të punuar nuk do të bëhej! Por, gjithashtu ka rekomandim shumë të qartë nga UNESCO për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe të trashëgimisë kulturore, duke pasur parasysh se kjo zonë është e mbrojtur nga UNESCO, shkaku i relikteve të shumta arkeologjike që gjenden në këtë trase. Ne e kemi patjetër t’i përmbahemi rekomandimeve të UNESCO-s që për këtë trase nuk mund të merren vendime të pakthyeshme”, tha Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.
“Kjo zgjidhje e sjellë nga pushteti i kaluar i LSDM-BDI nuk parasheh lidhje me Komunën e Strugës me këtë autostradë. Dikush mund të thotë se mund të bëhet lidhje e re, por në projektin aktual nuk është, unë e kam këtu. Nuk ka lidhshmëri as me aeroportin sepse kalon mbi vendndodhjen aktuale të aeroportit dhe është e pamundur të lidhet me aeroportin që do të thotë nëse jeni nga Struga ose Ohri e keni patjetër të përshkoni përmes rrugës tjetër Ohër-Kërçovë”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.
Këto rekomandime u diskutuan në një takim të autoriteteve tona me përfaqësuesit e UNESCO-s në Paris për mbrojtjen e statusit të kësaj zone në UNESCO dhe pas kësaj të punohet për një zgjidhje.
Ndryshe nga pjesa e Shqipërisë punimet po vazhdojnë për lidhjen e Korridorit 8 me autostradë drejtë vendkalimit kufitar Qafë Thanë, megjithëse fqinjit tonë UNESCO i ka bërë njësoj rekomandime për punimet në zonën e mbrojtur të Liqenit Ohrit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni4 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota4 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

