Connect with us

Lajme nga vendi

Vdes foshnja tetë ditëshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Published

on

Një foshnjë tetë ditëshe ka ndërruar jetë dje në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pasi është sjellë nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore, konfirmojnë nga Klinika.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për një fëmijë të lindur para kohe me peshë të ulët, i cili vuante nga sepsa e rëndë.

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, ka komentuar shkurt se fatkeqësisht foshnjat vdesin çdo ditë nëpër spitale, por nuk ka dashur të hyjë në detaje për rastin konkret.

Pritet që në ditët në vijim të publikohen informacione shtesë për rrethanat që kanë çuar në këtë situatë tragjike.

Lajme nga vendi

Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

Published

on

Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme (mbi 30l/m2) dhe me bubullima.

Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 18 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB me mesazh të rëndësishëm për qytetarët: Nëse ju vjen ky mesazh, mos e hapni!

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe elektronike në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike.

Në njoftimin e MPB-së mes tjerash thuhet se, deri tek disa qytetarët, nga ana e disa personave të cilët rrejshëm paraqiten në emër të drejtorit të BSP-së, janë dërguar porosi të rrejshme për gjoja ndonjë hetim.
Në mesazhin jepen drejtime për 24 orë të shkohet në stacion policor ose të kthehet mejli, sepse, gjoja pranuesi është pjesë e hetimit penal për disa vepra, sic janë pornografi të fëmijëve, pedofili ose tregti me drogë.

MPB njofton se bëhet fjalë për mesazhe të rrejshme të cilët nuk janë dërguar nga ana e Byros për Siguri Publike.

“Këto mesazhe elektronike janë tentim klasik për manipulim ku qëllimi i mashtruesve është që të arrijnë deri tek të dhënat personale të qytetarëve me qëllim keqpërdorimin e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)

Published

on

Me një ceremoni solemne në Kukës të Shqipërisë, është inauguruar simboli i
shqiponjës që është një dhuratë nga filantropi tetovar Lazim Destani. Monumenti
“Shqiponja”, u vendos në këtë pikë tek e cila kryqëzohen rrugët që lidhin Kukësin
me Rrugën e Kombit poashtu përmes kërij rreth rrotullimi realizohen edhe hyrje
daljet nga Rruga e Kombit të qytetarëve të Hasit. Në ceremoninë e sotme solemne,
krahas donatorit Lazim Destani me bashkëpuntorët e tij ishte i pranishëm edhe
kryetari i bashkisë së Kukësit Albert Halilaj dhe deputeti i zonës së Kukësit
Pandeli Majko.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, pas prerjes së shiritit, filantropi tetovar Lazim
Destani tha se ndihet krenar që shqiponja tash e tutje do të qëndrojë në këtë vend
pasi që është simboli ynë që na bën krenar. Ai tha se vjen nga një fshat i malësisë
së Tetovës, Bozovcë, ku është rritur dhe me Kukësin i ndan vetëm një kodër.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kukësit Albert Halilaj tha se Kukësi është qyteti
që i bashkon të githë shqiptarët përmes rrugës së Kombit.
Në shenjë vlerësimi për dashurinë dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për
Kukësin, filantropit Lazim Destanit i është dorëzuar çelësi e Qytetit, simbol i
mirënjohjes dhe respektit të përbashkët. Çelësi i është ndarë nga ana e kryetarit të
Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj. Për Destanin ky është një moment i veçantë në
jetën e tij,
Ky monument është dhuruar në Tiranë për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së
shtetit shqiptar dhe prej sot do të qëndrojë në trekëndshin e tre shteteve, Shqipëri,
Kosovë dhe Maqedoni. Shqiponja poashtu do të ketë edhe aksesorët ndihmës dhe
sistemin e ndriçimit dekorativ./TV KOHA /

Continue Reading

Më të lexuarat