Lajme nga vendi
Zbardhet vrasja në Haraçinë, jepet paraburgim për dy persona
MPB ka njoftuar se lidhje me veprën penale të kryer “vrasje” më 1 nëntor 2024 në fshatin Haraçinë, Shkup, ku me armë zjarri u vra S.A. (56) nga Haraçina dhe H.A. (20) nga i njëjti fshat mbeti i plagosur me plumba, Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup ka ndërmarrë masa dhe veprime, duke identifikuar autorët: Sh.Sh. (23) nga Haraçina dhe E.Sh. (31) nga i njëjti fshat.
Gjithashtu, është identifikuar edhe automjeti me të cilin është kryer krimi, një “Audi A5” me targa të Shkupit, në pronësi të E.Sh., i cili është gjetur dhe sekuestruar.
“Më 2 nëntor 2024, nga Njësia për Krime të Dhunshme, në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, është paraqitur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër Sh.Sh. për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal dhe për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Një kallëzim penal është paraqitur edhe kundër E.Sh. për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. E.Sh. është arrestuar, ndërsa Sh.Sh. është në arrati dhe po ndërmerren masa për gjetjen e tij”, thonë nga MPB.
Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dy të pandehurit.
Lajme nga vendi
Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut
Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme (mbi 30l/m2) dhe me bubullima.
Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 18 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
MPB me mesazh të rëndësishëm për qytetarët: Nëse ju vjen ky mesazh, mos e hapni!
Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe elektronike në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike.
Në njoftimin e MPB-së mes tjerash thuhet se, deri tek disa qytetarët, nga ana e disa personave të cilët rrejshëm paraqiten në emër të drejtorit të BSP-së, janë dërguar porosi të rrejshme për gjoja ndonjë hetim.
Në mesazhin jepen drejtime për 24 orë të shkohet në stacion policor ose të kthehet mejli, sepse, gjoja pranuesi është pjesë e hetimit penal për disa vepra, sic janë pornografi të fëmijëve, pedofili ose tregti me drogë.
MPB njofton se bëhet fjalë për mesazhe të rrejshme të cilët nuk janë dërguar nga ana e Byros për Siguri Publike.
“Këto mesazhe elektronike janë tentim klasik për manipulim ku qëllimi i mashtruesve është që të arrijnë deri tek të dhënat personale të qytetarëve me qëllim keqpërdorimin e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajme nga vendi
Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

