Lajme nga vendi
AKADEMIA SHQIPTARE, KASAMI: NUK KA PENGESË LIGJORE PËR FINANCIMIN E SAJ
Edhe përkundër deklaratës së Ministrit për Vetëqeverisje Lokale Zllatko Perinski, se ligji për vetëqeverisje lokale nuk e mundëson financimin e Akademisë Shqiptare, nga ana tjetwr kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami insiston në hapjen dhe financimin e së njëjtës. Kasami thotw se nuk ka asnjë pengesë ligjore që nga buxheti i komunave të mos ndahen mjete për financimin e projekteve dhe aktiviteteve kërkimore dhe shkencore.Bilall Kasami – Kryetar i komunës së Tetovës‘Tek pjesa e financimit të punëve shkencore, një ndër mënyrat e financimit parashihet edhe financimi nga fonde lokale, Kështu që nuk ka asnjë pengesë ligjore që nga buxheti I komunës së Tetovës por edhe komunave të tjera të ndahen mjete për financim të projekteve dhe aktiviteteve kërkimoro-shkencore.’I pyetur se a do të ketë përkrahje edhe nga këshilltarët e VMRO – DPMNE-së për përkrahjen e financimit të Akademisë Shqiptare në Këshill, Kasami tha se janë të sigurtë që çështja e financimit do të tejkalohet.Bilall Kasami – Kryetar i komunës së Tetovës‘Ne kemi marrë përsipër përkrahjen dhe financimin e Akademisë Shqiptare, mënyra se si do të kalojë, për ne është cështje teknike dhe administrative dhe ne jemi të sigurtë që do ti tejkalojmë.Përndryshe, hapja e Akademisë Shqiptare është paralajmëruar të themelohet nga koalicioni VLEN dhe të financohet nga katër komuna shqiptare edhe atw, komuna e Tetovws, Gostivarit, Zhelinws dhe Çairit. Nga ana tjetër ministri Perinski këmbëngul se të ardhurat që i fitojnë vetëqeverisjet lokale duhet t’i shpenzojnë në kuadër të ligjeve dhe se financimi i Akademisë Shqiptare nuk është nën kompetencat e tyre. Madje ai shkoi mw tej duke shtuar se nuk duhet tw bwhen probleme aty ku nuk ka. / TV KOHA /
Lajme nga vendi
NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT
Lajme nga vendi
Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip
Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.
Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.
Lajme nga vendi
Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027
Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.
Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.
“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.
Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

