Lajme nga vendi
BDI dhe VLEN përplasen për lojërat e fatit
BDI-ja akuzon pushtetin aktual, konkretisht zv/kryeministrin Izet Mexhiti që mbështet lojërat e fatit dhe aktivitetin e kompanisë “Kazinos Austria”. Sipas tyre, kjo kompani po merr monopolin në vendime që duhet t’i marrë në fakt Lotaria Shtetërore. Megjithatë, periudha të cilës Bexheti i referohet për aktivitet të paligjshëm të kësaj kompanie, është e kohës kur BDI-ja ka qenë në qeveri, por ai thotë se veprimi ilegal u vërtetua sipas interpretimit autentik.
“Për të thjeshtësuar, për një depozitë prej vetëm një million eurosh, pa pëlqimin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, kompanisë private serbo-bullgare “Kazinos Austria” i jepet monopoli në mbrojtjen shtetërore dhe një fitim prej mbi 100 milion euro. Gjithashtu në kontratën e themelimit të shoqërisë tregtare nuk parashikohet as kohëzgjatja e kontratës dhe as mënyra e përfundimit të saj. Interpretimi autentik zbulon që kompania serbo bullgare Kazinos Austria ka organizuar në mënyrë të paligjshme internet lojëra të fatit përmes platformës së tyre 2ëin.mk nga 1 janari 2017 deri në vitin 2024”, tha Blerim Bexheti, BDI.
BDI-ja thotë që nga interpretimi autentik, asnjë kazino ose bastore në shtet nuk është mbyllur por se opinion është manipuluar.
VLEN thonë se BDI-ja po godet veten meqë këto aktivitete janë zhvilluar kur BDI-ja ka qenë në qeveri.
“Artani dhe Përparimi kanë frikë se do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore dhe për këtë arsye e kanë lënë Blerimin të akuzojë për një gjoja krim që është bërë kur Ahmeti ishte në koalicion me Gruevskin dhe Mijalkovin. Ata thjeshtë po e plagosin vetën në këmbë. Së dyti, kur Blerimi akuzon për marrëdhënie me kompani serbo-bullgare, në fakt flet për marrëdhëniet e Artanit dhe Përparimit me lojërat e bixhozit të nëntokës serbe dhe bullgare, të cilat, sipas interpretimit autentik, i ndërprenë fluksin e parave të zeza që merrnin rregullisht”, thonë nga VLEN.Gazetare: Fatlume Dervishi
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

