Connect with us

Lajme nga vendi

LIGA E PARË: FITOJNË STRUGA TL E GOSTIVARI, BARAZOJNË SHKËNDIJA DHE VOSKA SPORT

Published

on

Një  fitore e vendasve dy barazime dhe tre fitore të skuadrave me vetëm 6 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara të xhiros  së 13-të në Ligën e Parë të futbollit vendor.

Dueli mes dy skuadrave shqiptare Besa – Struga Trim Lum që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gostivar përfundoi me fitoren e kampionit aktual 1-2.  Dy ekipet  gjatë 90 minutave dëshmuan lojë  të mirë me raste të shumta. Të parët në epërsi kaluan vendasit  me  golin e Bashkim Veliut, ndërsa mysafirët për vetëm  dy minuta shënuan dy gola  me autor Jeftovski dhe Kehinde, që rezultoi të jenë vendimtare për fitoren e mysafirëve.  Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes  në shenjë të përgjegjësisë për disfatën, trajneri Berat Imeri dha  dorëheqje të parevokueshme.

 ‘’ Po normalisht në futboll këto raste janë prezentë. Në pjesën e parë kishim komplet kontrollin e lojës, pastaj në fillim të pjesës së dytë arritëm që të shënojmë gol, por  pastaj për vetë  dy minuta pësuam dy gola gjë e cila ishte një shokë për skuadrën tonë pas pësimit të dy golave  arritëm dal nda dal të ngrihemi të marrim lojë në kontroll. Nuk kemi se çka të mendojmë përbëtë ndeshje  pasi  tani kemi edhe ndeshjen tjetër me radhë ku shpresoj që ekipi dal nga dal të ngrihet  dhe tu kthehemi rezultateve pozitive ‘’ deklaroi Burim Sadiki  yv.trajner i KF Besa

 Nga ana tjetër ekipi që drejtohet nga Qatip Osmani tanimë janë në formën e dëshiruar dhe po i afrohen ekipeve kryesuese. Trajneri Osmani pas ndeshje tha se është një fitore shumë e rëndësishme për të mbetur në garë për kreun e tabelës

 ‘’Sigurisht se është e rëndësishme fitorja e sotme edhe për shkak të rezultateve të fundit por  edhe lojërave që na presin. Sa i përket lojës treguam karakter që na jep shpresë që në ndeshjet e ardhshme patjetër  të luajmë kështu. Loja  si lojë mendoj se ishte lojë e mirë lojë e bukur ku patëm  edhe disa raste  në rezultatin 0-0, por ndoshta më e rëndësishme është se ai dizavantazhi shumë shpejt e kthyem’’ deklaroi  trajneri i Struga Trim Lum , Qatip Osmani

Advertisement

 Derbi i kësaj  jave i dy skuadrave kryesuese Rabotniçki – Shkëndija që u zhvillua në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Rabotniçki – Shkëndija  përfundoi me  barazim pa gola 0-0. Trajneri  Jeton Beqiri  pas ndeshjes  tha se vendasit ishin të orientuar  në mbrojtje, ndërsa ne nuk shfrytëzuam disa raste.  

 ‘’Ndeshje që besoj se ne  në fushë e dominuam mendoj se e luftuar kështu , krijuam disa raste  të cilat në këto ndeshje kështu me kundërshtar i orientuar  totalisht vetëm të mbrohet . Duhet nga  këto mundësi të shfrytëzosh ndonjërën  dhe të arkëtosh tre pikët. Ne nuk arritëm të shfrytëzojmë, besoj që ekipi dhe  futbollistët  dhanë maksimumin, për momentin jemi të kufizuar me mungesën e shumë sulmuesve  kjo është si koment i parë pas ndeshjes’’  deklaroi Jeton Beqiri  trajner  i KF Shkëndiaj

Në Çairi skuadra vendase  Shkupi pësoi 0-1 nga Gostivari me një gol të futbollistit Elvis në pjesën e dytë. Voska Sport barazoi  me Tikveshin  0-0, AP Bera pësoi humbje  nga Sileksi 0-1, ndërsa në ndeshjen e fundit  që u  zhvillua nën  drita e reflektorëve në Manastir, Pelisteri mundi  Vardarin  1-0 me golin e shënuar në minutën e 90-të. Pas  kësaj  disfate Vardari ka shkarkuar  trajnerin Zaharievski, ndërsa pa mos  humbur kohë kanë emëruar  trajner të ri Goce Sedloskin.

Pas  kompletimit të xhiros së 13-të, tabelën e kryeson Rabotniçki i me 25 pikë i ndjekur nga  Shkëndija, Sileksi dhe Gostivari që kanë nga  24 pikë

Në javën e 13-të, të dielën me fillim  në ora 13:00, takohen:

Advertisement

AP Brera – Sileksi   0-1

Besa 1976 – Struga Trim Lum  1-2

Rabotniçki – Shkëndija  0-0

Shkupi – Gostivari   0-1

Voska Sport – Tikveshi  0-0

Advertisement

Pelisteri – Vardari  1-0

 Tabela: 1. Rabotniçki 25 pikë, 2.Shkëndija 24, 3.Silerksi 24, 4.Gostivari  24, 5, Struga TL  22, 6.Shkupi 16, 7.AP Brera 15, 8. Pelisteri  13 (-1 lojë), 9.Besa 12, 10. VOska Sport 11, 11. Tikveshi 9, 12. VardaRI 8 (-1 lojë).

 Java e 14. Zhvillohet me 9 nëntor në ora 13:00, takohen: Gostivari – Voska Sport, Shkëndija – AP brera, Sileksi – Pelisteri, Struga Trim Lum – Rabotniçki,  Tikveshi – Besa  dhe Vardari – Shkupi

/TV KOHA /Shaban Sinani

Advertisement

Lajme nga vendi

VAPA AFRIKANE: A DO TË SHKURTOHEN ORËT MËSIMORE?!

Published

on

Shkollat duhet t’i respektojnë protokollet për punë gjatë temperaturave tepër të larta, porositi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Rregullat përcaktojnë edhe se kur duhet të hapen apo të mbyllen dritaret dhe cilat aktivitete duhet t’i zhvillojnë nxënësit. Protokollet janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndërsa u janë dorëzuar edhe të gjitha shkollave. Janevska tha se drejtuesit e shkollave dhe mësimdhënësit duhet ta përshtatin mësimin me kushtet atmosferike.

A do të shkurtohen orët mësimore në ditët kur moti do të jetë shumë i nxehtë, ishte një pyetje e gazetarëve drejtuar Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, lidhur me vapën afrikane që ka kapluar vendin edhe në fillim të vitit shkollor dhe sipas paralajmërimeve do të vazhdojë edhe më tej.

Ministrja potencoi se shkollat duhet të veprojnë konform protokolleve për situata të këtilla, duke shtuar se nuk mund t`u ikim ndryshimeve klimatike pasi ato janë të njëjta për të gjithë fëmijët në Evropë dhe në botë.

“Udhëheqësit e shkollave dhe vet mësimdhënësit. Është pjesë e punës së tyre. Të adaptohen konform kushteve. Nëse është nxehtë, nuk do të zhvillojnë edukatë fizike, do të kenë pushim, art figurativ, muzikë, diçka tjetër… Unë nuk dua të ndërhyj në punën e tyre, por ja, kjo mund të jetë një ide. Nëse është më freskët, mund të bëjnë edhe ndonjë ushtrim fizik. Në protokolle përcaktohet kur duhet të hapen dhe kur të mbyllen dritaret, si dhe cilat aktivitete duhet t’i kenë fëmijët. Duhet të përshtatemi me çdo gjë që do të jetë sfidë”

E pyetur nëse në shkolla do të sigurohen kondicionerë për freskim gjatë ditëve të nxehta në fillim dhe në fund të vitit shkollor, ministrja u përgjigj se do të ketë kondicionerë kur si shtet do të jemi në gjendje të sigurojmë kondicionerë në të gjitha shkollat.

Advertisement

Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Aerodromit, Dejan Miteski, deklaroi se në shkollat e kësaj Komune, orët mësimore do të shkurtohen vetëm nëse aktivizohet “faza e verdhë” për shkak të temperaturave të larta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 01 Shtator

Published

on

Dje në orën 11:00 në SPB Tetovë, një 52-vjeçar nga Republika e Kosovës, me banim në Norvegji, ka raportuar se në fshatin Dobrosht të Tetovës i është marrë motoçikleta e tij „BMV“, e cila ishte e parkuar në fshat. Po merren masa për gjetjen e motoçikletës dhe për zbardhjen e rastit.

…….Dje në orën 19:15 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin një 44 vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit paraprak nga vëllai i tij 46-vjeçar se, pas një debati të shkurtër në shtëpinë familjare, e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje rreth orës 19:50 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik në Tetovë, një 24 vjeçar nga fshati Pallatcë i Tetovës, pasi i është kërkuar të kryejë një pagesë për shërbim mjekësor, është sjellë në mënyrë agresive dhe ka thyer xhamin e sportelit të pranimit, me ç’rast ai dhe dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime. Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, ai ka sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor, e më pas, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

……Dje në orën 22:00 në rrugën „107“ në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 24 vjeçar nga Tetova sepse gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……..Dje në orën 22:20 në rrugën „Iliria“ në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 42-vjeçare nga Velesi, me banim në Tetovë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar ndaj saj është gjetur dhe konfiskuar një substancë e bardhë pluhur. Personi është shoqëruar në polici dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Advertisement

Pas mesnate në orën 01:50 në rrugën „107“ në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 30-vjeçar nga Tetova, i cili kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 130 paragrafi 1 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Arlinda Hasani Sinani u zgjodh zëvendësguvernatore e re e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut

Published

on

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi Arlinda Hasani Sinanin në pozitën e re të zëvendësguvernatores së Bankës Popullore, pas propozimit të dorëzuar nga kreu i BPM.

Arlinda Hasani Sinani vjen në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore me një përvojë të bujshme prej 22 vitesh në sektorin bankar, ku përgjatë karrierës së saj ka ushtruar funksione udhëheqëse në fushën e kreditimit, menaxhimit të rrezikut dhe bankingut afarist.

Ajo ka nisur rrugëtimin e saj profesional si analiste krediti në ProCredit Bank, duke avancuar në pozita të larta drejtuese si drejtoreshë e ekspoziturës, e Qendrës së Biznesit dhe e Sektorit për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, ndërsa nga viti 2023 ka mbajtur pozitën e drejtoreshës rajonale për rajonin veriperëndimor në Stopanska Banka SH.A. Shkup.

Ajo është ekonomiste e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe ka përfshirë në formimin e saj profesional trajnime të specializuara në ProCredit Academy në Frankfurt të Gjermanisë.
Arlinda Hasani Sinani merr zyrtarisht detyrën e re, duke pasuar në këtë post zëvendësguvernatorin e deritanishëm, Fadil Bajrami, mandati i të cilit përfundon më 14 shtator 2026.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat