Connect with us

Lajme nga vendi

Gjuetari 31 vjeçar nga Shtipi vetëvritet duke u mbrojtur nga derri i egër

Published

on

Gjuetari 31-vjeçar nga Shtipi, Ivan Kamçev është vetëvrarë aksidentalisht duke u mbrojtur nga një derr i egër, njoftoi Star TV.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Leskovicë dhe Piperovë. Sipas policisë ai u vetëvra derisa po mbrohej nga një derr që e kishte sulmuar. Viktima u gjet i plagosur rëndë nga babai i tij, që më pas u konstatua vdekja e tij në shërbimet e urgjencës në Shtip.

Advertisement

Lajme nga vendi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përkujton Arben Xhaferin në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta

Published

on

Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga largimi i tij, humbja e Arben Xhaferit mbetet po aq e ndjeshme për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një mesazh përkujtimor ka shprehur respektet e përjetshme për figurën e gjigandit të politikës shqiptare, duke theksuar se ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur mendimesh dhe mësimesh për brezat e ardhshëm.

“Arben Xhaferi ishte një vizionar dhe mbrojtës i vendosur i të drejtave të shqiptarëve. Nga ai kemi shumë për të mësuar e kuptuar,” – ka theksuar Taravari.

Arben Xhaferi, një nga figurat më të shquara të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, mbetet simbol i përkushtimit, vizionit dhe guximit politik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Thaçi: Bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar

Published

on

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot njoftoi se bisedimet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti kanë dështuar.

“Të dielën besoj se Kuvendi i partisë do të merr konkluza të sakta për të ardhmen.

Me keqardhje mund të konstatoi se bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar”, tha Thaçi.

Për të konstatuar këtë tha se të dielën do të merr vendim edhe organet partiake.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ali Ahmeti përkujton fjalët e Arbën Xhaferit: Më thoshte, “më konsidero si vëlla”

Published

on

Trembëdhjetë vjet më parë u nda nga jeta politikani shqiptar nga Tetova, Arbën Xhaferi. Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoni të Veriut, e ka kujtuar Xhaferin, duke thënë se mungesa e tij ndjehet edhe sot.

“Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj”, shkroi Ahmeti.

Më pas, ai kujtoi se si gjatë luftës së vitit 2001, “kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona”.

Ahmeti tha se edhe pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi mes tyre nuk u ndal.

“Shpesh më thoshte: ‘Më konsidero si vëlla të madh’. Dhe, ashtu ishte, një vëlla i madh, një mik i urtë dhe një mendje e kthjellët që e donte kombin mbi gjithçka”.

Advertisement

“I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin”, shkroi Ahmeti.

Arbën Xhaferi u nda nga jeta pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjeçare pas një hemorragjie cerebrale në tru.

Continue Reading

Më të lexuarat