Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira, ndërsa nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave.

Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 6 deri 13 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe shumë i ftohtë, do të ketë kushte edhe për reshje lokale të shiut.

Lajme nga vendi

Fetai: Për herë të parë, institucionet flasin qartë kundër ksenofobisë, koha e heshtjes për vota ka përfunduar!

Published

on

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me brohoritjet nacionaliste dhe shpërthimet ksenofobe gjatë ndeshjes së basketbollit midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të zhvilluar në Kumanovë.

Fetai thekson se, për herë të parë, të gjitha institucionet e shtetit nga Kryeministri, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës VLEN, Komuna e Kumanovës dhe FBMV, kanë dënuar qartë dhe pa ekuivok gjuhën e urrejtjes dhe sjelljen raciste në ngjarje sportive.

Ai kujton se që nga viti 2004 vendi ka një Ligj për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së papërshtatshme në ngjarjet sportive, i cili parashikon sanksione të qarta për çdo nxitës të urrejtjes ose intolerancës, por për 21 vite me radhë asnjë dënim real nuk është shqiptuar.

“Sa herë më parë pushteti ka folur kaq qartë e zëshëm kundër ksenofobisë në sport? Asnjëherë”, shkruan Fetai, duke akuzuar se prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të së kaluarës heshtnin për interesa politike dhe financiare.

Zëvendëskryeministri vë në dukje se kjo Qeveri e ka zgjedhur një rrugë tjetër: atë të ligjit, barazisë dhe tolerancës. “Ne promovojmë shtetin e së drejtës dhe kërkojmë hetime e sanksione për çdo shkelës të ligjit, pa dallim përkatësie”, thekson ai, duke përmbyllur me një zotim të qartë: Ky është dallimi mes nesh dhe atyre. Dhe ky është zotimi ynë për një Maqedoni të Veriut të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Këto janë rregullat e reja për hyrje në BE: Nuk do të ketë më vula në pasaporta, zbatimi nis në tetor

Published

on

Komisioni Evropian ka njoftuar se më 12 tetor nis zbatimi gradual i Sistemit të ri të Hyrje-Daljes (EES) në vendet e zonës Shengen, i cili do të regjistrojë digjitalisht hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet e treta për qëndrime afatshkurtra në 29 vende evropiane.

Sistemi i ri do të zëvendësojë vulosjen e pasaportave dhe do të mbledh të dhëna biometrike si gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë e fytyrës, duke synuar të përmirësojë kontrollin e kufijve të jashtëm të BE-së, të zbulojë tejkalimet e qëndrimit dhe abuzimet me identitetin.

Implementimi do të zgjasë gjashtë muaj, gjatë të cilëve policia kufitare do të nisë regjistrimin e udhëtarëve jo-BE në të gjitha vendet Shengen.

Nga tetori 2025, EES do të funksionojë plotësisht, duke regjistruar automatikisht çdo hyrje/dalje përmes skanimit dhe të dhënave biometrike.

Çfarë është ETIAS dhe kush e duhet?

Advertisement

EES është pjesë e paketës “Kufijtë inteligjentë” të BE-së, së bashku me ETIAS – Sistemin Evropian për Autorizim të Udhëtimit, i cili kërkohet për udhëtarët nga 59 vende që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Shengen (SHBA, Kanada, Britani, Australi, Serbia, etj.).

Nuk është vizë, aplikimi bëhet online, pa shkuar në ambasadë dhe pa dhënë të dhëna biometrike.

Miratimi vlen për 3 vite ose deri në skadimin e pasaportës.

Për moshat nën 18 vjeç dhe mbi 70 vjeç – është falas.

Nga fundi i vitit 2026, çmimi i aplikimit do të rritet nga 7 € në 20 €, për shkak të kostove të larta për infrastrukturën digjitale dhe sigurinë kibernetike. Synimi i BE-së: më shumë siguri në kufij, identifikim më i shpejtë i udhëtarëve dhe procedura më moderne e kontrollit.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski dënon thirrjet ksenofobike dhe anti-shqiptare në Kumanovë: Çdo incident i tillë do të hetohet dhe ndëshkohet

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka dënuar ashpër thirrjet ksenofobike dhe anti-shqiptare që janë dëgjuar gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, të zhvilluar në Kumanovë.
Mickoski theksoi se bëhet fjalë për një grup të vogël personash, të cilët, sipas tij, nuk kanë pasur përkrahje nga të pranishmit në sallë.
Ai tha se gjatë kohës që ndodhej aty, nuk i kishte vërejtur këto thirrje, por megjithatë shprehu qëndrim të qartë kundër çdo forme të nacionalizmit dhe urrejtjes etnike.
“Për të qenë i sinqertë, përderisa isha aty, as që i vura re këto brohoritje, sepse bëhej fjalë për një grup të vogël. Megjithatë, dënoj fuqishëm çdo formë nacionalizmi dhe ksenofobie – jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në përballjen mes Maqedonisë dhe Rumanisë. U bëj thirrje tifo-grupeve që të përkrahin ekipin e tyre në mënyrë sportive, me dinjitet dhe respekt për kombëtaren tonë,” tha Mickoski.
Ai shtoi se Qeveria e tij nuk do të tolerojë sjellje të tilla dhe se çdo incident i kësaj natyre do të jetë objekt hetimi dhe ndëshkimi, pavarësisht nga origjina apo përkatësia e autorëve.
“Edhe një herë e përsëris: absolutisht i dënoj sjelljet ksenofobike dhe brohoritjet nacionaliste të disa personave që nuk gjetën mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë,” përfundoi Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat