Lajme nga vendi
KOMBËTARJA: OPTIMIZËMI THEKSUAR PËR NDESHJET NDAJ LETONISË DHE ISHUJVE FAROE
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në prag të dy ndeshjeve kundër Letonisë dhe Ishujve Faroe bindshëm mban pozitën e parë në grupin 4 të divizionit C, në edicionin e katërt të UEFA Liga e Kombeve.
Edhe pse është e sigurt se do të përfundojë në pozitën e parë megjithatë ekipi po punon me intensitetin më lartë që në dy sfidat e fundit të arkëton 6 pikë për të arritur suksesin më të madh sa i përket pikëve të fituara në garat ndërkombëtare me çka në edicionin e radhës të pestin me do të garon në divizionin B, që edhe ishte objektivi i drejtuesve të FFM-së dhe i stafit teknik me në krye Blagoja Milevski. Ekipi edhe mbrëmë ka vazhduar me përgatitjet intensive ku vërtet ka një atmosferë pozitive, kë e pohoi futbollisti sulmuesi Bojan Çurlinov thotë pikët nga këto ndeshje janë shumë domethënëse.
“Pavarësisht se jemi të parët, pikët janë të rëndësishme për ne, sepse na çojnë në një vend të parë dominues në grup dhe për një vetëbesim të fortë përpara për të gjitha sfidat e ardhshme. Cilësia individuale nuk është aq e rëndësishme sa cilësia e ekipit, e cila del në sipërfaqe dhe sjell rezultate. Ky seleksionim i reprezentacionit bazohet në cilësinë e ekipit” – thotë Çurlinov,
Gjoko Zajkov është i bindur se secili futbollist i reprezentacionit do të japë maksimumin në të dyja ndeshjet që të përfundojnë ciklin me sukses maksimal pa i nënçmuar ekipet kundërshtare.
“Po, ne e fituam atë ndeshje, por duhet të dini se Letonia është një kundërshtar shumë i mirë dhe luajti një ndeshje të madhe kundër nesh atëherë. Prandaj tani duhet të jemi shumë më të përqendruar, të japim maksimumin si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe të konfirmojmë edhe një herë se jemi një ekip më i mirë. Nuk ka asnjë ndryshim për ne nëse luajmë kundër Italisë apo Letonisë. Ne përgatitemi maksimalisht për çdo kundërshtar dhe me të njëjtin synim ndaj të gjithëve – të fitojmë” – thotë qendër mbrojtësi Gjoko Zajkov.
Reprezentacioni sonte do të zhvilloj seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Letonisë që fillon në ora 20:45
Lajme nga vendi
VLEN: BDI t’i kërkojë SPAK-ut të Shqipërisë ekstradimin e Grubit
Nisma e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair për krijimin e një “SPAK-u” lokal kundër korrupsionit ka nxitur reagime nga Koalicioni VLEN.
Nga VLEN-i thonë se iniciativa duhet të shoqërohet me veprime konkrete dhe jo të mbetet vetëm deklarative, duke e cilësuar si përpjekje propagandistike.
Sipas tyre, nëse synohet vërtet transparencë dhe përgjegjësi, hetimet duhet të nisin nga vetë drejtuesit e BDI-së, për të dëshmuar se bëhet fjalë për proces serioz dhe të paanshëm ndaj të gjithë zyrtarëve, pa përjashtim.
“BDI në Çair shpall me bujë formimin e një “SPAK-u” lokal, sikur të kishte zbuluar “Amerikën”. Por, pyetja që lind menjëherë është: a do ta kapë ky SPAK edhe kryesinë e vet? Apo është vetëm një teatër i radhës për të mashtruar qytetarët? VLEN-i e përshëndet këtë “SPAK” të BDI-së dhe i sugjeron që, nëse vërtet është për veprim dhe jo për spektakël, të fillojë hetimet pikërisht nga këta emra. Punën e parë që duhet ta bëjë është të vendosë komunikim me SPAK-un e Shqipërisë dhe të kërkojë ekstradimin e Artan Grubit.”, – thanë nga Koalicioni VLEN.
Ditë më parë, Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair themeloi një “SPAK” lokal si mekanizëm kundër korrupsionit. Sipas njoftimit, kjo strukturë do të monitorojë ndërtimet pa leje dhe punën e organeve komunale për shkelje urbanistike.
BDI u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo keqpërdorim të pushtetit. (Armend Murseli, TVM2)
Lajme nga vendi
Dega e BDI-së në Çair ka themeluar një strukturë kundër korrupsionit me emrin “SPAK”
Duke huazuar emrin e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë që ndjek krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë, dega e BDI-së në Çair ka themeluar një Sekretariat, akronimi i të cilit është i njëjtë me atë të Prokurorisë – SPAK.
“SPAK do të funksionojë si mekanizëm profesional monitorimi, i përbërë nga ekspertë vullnetarë – juristë, ekonomistë, urbanistë dhe profesionistë të fushave përkatëse – të cilët do të analizojnë çdo indikacion për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike”, deklaroi Enard Bakiu, BDI – Çair.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i koalicionit VLEN të cilët kërkojnë që SPAKU i BDI-së të kërkojë nga SPAKU i Shqipërisë ta ekstradojë Artan Grubin, funksionarin e BDI-së i cili pasi u fut në listë të Zezë u arratis nga shteti, ndërsa dyshimet janë se fshihet në Shqipëri. Plotësisht kërkojnë të hetohen dhe figura tjera të BDI-së.
“Korrupsioni nuk është thjesht ndërtim pa leje apo tender komunal. Ai ka fytyra të njohura: Faton Ahmeti, për dyshimet e keqpërdorimit të fondeve në FSSH, Arbër Ademi, si ministër i Arsimit me lëndë të hapura për abuzime, Bujar Osmani, për rastin famëkeq “Pacienti”, dhe shumë të tjerë që sot ulen në kryesinë e BDI-së si të paprekshëm”, thonë nga VLEN.
SPAKU i BDI-së, është ironizuar edhe për faktin që në periudhën e kaluar ishte në shënjestër të kritikave pasi dy funksionarët e saj Artan Grubi dhe Ramiz Merko u futën në Listë të Zezë për korrupsion, ndërsa u dorëzuan padi edhe kundër një sërë funksionarëve, duke përfshirë Blerim Bexhetin, Fatmir Deharin, Ramiz Merkon, Bujar Dardhishtën, Kreshnik Bekteshin, Bekim Maksutin, Ejup Rustemin e të tjerë. Mekanizmi SPAK, mbase duket si ide e huazuar nga LSDM, e cila e promovoi Qendrën Hulumtuese për Korrupsion dhe Krim të Organizuar me akronimin MICKO, një shkurtesë që përdoret në komunikimin jokonvencional dhe ironizues për Mickoskin. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
KEMM: 140 ANKESA PËR CEREMONINË MORTORE NË KOÇANË
Këshilli I Etikës në media të Maqedonisë, një ditë pas ceremonisë mortore të viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën e Koçanit, ka pranuar 140 ankesa lidhur me mënyrën e raportimit të mediave – ka njoftuar Drejtorja Ekzekutive, Biljana Georgievska.
Ajo ka shtuar se të gjitha vërrejtjet kanë ardhë nga e-maile të hapura për një përdorim nga numra telefonike që nuk ekzistojnë.
“Çdo minutë vinte nga një ankesë që për ne ishte një situatë jo e zakonshme që I gjasonte një sulmi të orkestruar digjital, jo vetëm ndaj KEMM-it, por edhe ndaj mediave, vecanërisht për përmbajtjet dhe mënyrës së raportimit për ceremoninë e varrimit. Ata kryesisht hynë në pakon e ankesave pa bazë, për shkak se kishin të bëjnë me mediat e huaja, nga rajoni, por edhe televizione nga India” – thotë Georgievska.
Në vitin 2025 në KEMM knë mbërritur shumë ankesa që lidhen me tragjedinë në Koçanë. Janë shqyrtuar 96 mha 244 ankesat.
Më së shpeshti është shkelur nëni 1 I Kodit të Gazetarëve – mungesa e burimeve dhe mungesa e palës së dytë të storjes.
Nga KEMM thonë se mediat online paraqiten si shkelësit më të mëdhenj të standardeve për informim etik.

