Connect with us

Lajme nga vendi

“U bëjmë thirrje të gjithëve të reflektojnë”, BDI-ja i përgjigjet pyetjes “kush destabilizon vendin?”

Published

on

Pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “BDI-ja është faktor destabilizues”, reaguan sot integristët, përcjell TV21. Nga BDI i janë përgjigjur disa herë pyetjes “kush destabilizon vendin?”, ndërsa akuzojnë qeverinë aktuale se po godasin multietnicitetin dhe barazinë në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë i BDI-së:

Në përgjigje të deklaratave të fundit që adresojnë BDI-në si një faktor destabilizues, theksojmë se  është shqetësuese lehtësia në përdorimin e retorikës ndarëse dhe akuzat që në realitet godasin multietnicitetin dhe barazinë në vendin tonë.

Prandaj, shtrojmë disa pyetje për të ndriçuar të vërtetën:

Kush destabilizon vendin? Ata që thonë “ta kthejmë vendin për maqedonasit” apo ata që mbrojnë multietnicitetin dhe barazinë?

Advertisement

Kush destabilizon vendin? Ata që shkelin vullnetin e mbi 40% të komuniteteve etnike në një vend multietnik apo ata që promovojnë demokraci të barabartë dhe funksionale?

Kush destabilizon vendin? Ata që përjashtojnë diasporën nga llogaritjet politike dhe financiare, megjithëse ajo diasporë ruan stabilitetin financiar të vendit, paguan taksa dhe është ambasadorja më e madhe e këtij vendi?

Kush destabilizon vendin? Ata që urdhërojnë Gjykatën Kushtetuese të heqë zemrën e Marrëveshjes së Ohrit – të drejtën për identifikim etnik – apo ata që respektojnë këtë të drejtë për të gjithë qytetarët?

Kush destabilizon vendin? Ata që anulojnë mekanizmat që integruan një popull të tërë në institucionet e shtetit unitar në vend të krijimit të institucioneve paralele apo ata që ndërtojnë një shtet dhe shoqëri të barabartë?

Kush destabilizon vendin? Ata që përpiqen të fshijnë dhe të anulojnë më të shenjtën, gjuhën shqipe, apo ata që zyrtarizuan shqipen në vend dhe maqedonishten në Bashkimin Evropian?

Advertisement

Kush destabilizon vendin? Ata që për vite të tëra bllokuan integrimin në NATO apo ata që e integruan vendin në NATO? Ata që bllokuan rrugën drejt Bashkimit Evropian apo ata që hapën negociatat dhe mbajtën Konferencën e Parë Ndërqeveritare?

BDI-ja mbetet e përkushtuar për të mbrojtur barazinë, multietnicitetin dhe Marrëveshjen e Ohrit si një themel të paqes dhe stabilitetit. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të reflektojnë mbi këto pyetje dhe të ndërmarrin veprime që promovojnë unitet dhe barazi, në vend të përçarjeve që rrezikojnë të ardhmen e përbashkët të të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Lajme nga vendi

VLEN: BDI t’i kërkojë SPAK-ut të Shqipërisë ekstradimin e Grubit

Published

on

Nisma e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair për krijimin e një “SPAK-u” lokal kundër korrupsionit ka nxitur reagime nga Koalicioni VLEN.

Nga VLEN-i thonë se iniciativa duhet të shoqërohet me veprime konkrete dhe jo të mbetet vetëm deklarative, duke e cilësuar si përpjekje propagandistike.

Sipas tyre, nëse synohet vërtet transparencë dhe përgjegjësi, hetimet duhet të nisin nga vetë drejtuesit e BDI-së, për të dëshmuar se bëhet fjalë për proces serioz dhe të paanshëm ndaj të gjithë zyrtarëve, pa përjashtim.

“BDI në Çair shpall me bujë formimin e një “SPAK-u” lokal, sikur të kishte zbuluar “Amerikën”. Por, pyetja që lind menjëherë është: a do ta kapë ky SPAK edhe kryesinë e vet? Apo është vetëm një teatër i radhës për të mashtruar qytetarët? VLEN-i e përshëndet këtë “SPAK” të BDI-së dhe i sugjeron që, nëse vërtet është për veprim dhe jo për spektakël, të fillojë hetimet pikërisht nga këta emra. Punën e parë që duhet ta bëjë është të vendosë komunikim me SPAK-un e Shqipërisë dhe të kërkojë ekstradimin e Artan Grubit.”, – thanë nga Koalicioni VLEN.

Ditë më parë, Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair themeloi një “SPAK” lokal si mekanizëm kundër korrupsionit. Sipas njoftimit, kjo strukturë do të monitorojë ndërtimet pa leje dhe punën e organeve komunale për shkelje urbanistike.

Advertisement

BDI u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo keqpërdorim të pushtetit. (Armend Murseli, TVM2)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dega e BDI-së në Çair ka themeluar një strukturë kundër korrupsionit me emrin “SPAK”

Published

on

Duke huazuar emrin e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë që ndjek krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë, dega e BDI-së në Çair ka themeluar një Sekretariat, akronimi i të cilit është i njëjtë me atë të Prokurorisë – SPAK.

“SPAK do të funksionojë si mekanizëm profesional monitorimi, i përbërë nga ekspertë vullnetarë – juristë, ekonomistë, urbanistë dhe profesionistë të fushave përkatëse – të cilët do të analizojnë çdo indikacion për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike”, deklaroi Enard Bakiu, BDI – Çair.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i koalicionit VLEN të cilët kërkojnë që SPAKU i BDI-së të kërkojë nga SPAKU i Shqipërisë ta ekstradojë Artan Grubin, funksionarin e BDI-së i cili pasi u fut në listë të Zezë u arratis nga shteti, ndërsa dyshimet janë se fshihet në Shqipëri. Plotësisht kërkojnë të hetohen dhe figura tjera të BDI-së.

“Korrupsioni nuk është thjesht ndërtim pa leje apo tender komunal. Ai ka fytyra të njohura: Faton Ahmeti, për dyshimet e keqpërdorimit të fondeve në FSSH, Arbër Ademi, si ministër i Arsimit me lëndë të hapura për abuzime, Bujar Osmani, për rastin famëkeq “Pacienti”, dhe shumë të tjerë që sot ulen në kryesinë e BDI-së si të paprekshëm”, thonë nga VLEN.

SPAKU i BDI-së, është ironizuar edhe për faktin që në periudhën e kaluar ishte në shënjestër të kritikave pasi dy funksionarët e saj Artan Grubi dhe Ramiz Merko u futën në Listë të Zezë për korrupsion, ndërsa u dorëzuan padi edhe kundër një sërë funksionarëve, duke përfshirë Blerim Bexhetin, Fatmir Deharin, Ramiz Merkon, Bujar Dardhishtën, Kreshnik Bekteshin, Bekim Maksutin, Ejup Rustemin e të tjerë. Mekanizmi SPAK, mbase duket si ide e huazuar nga LSDM, e cila e promovoi Qendrën Hulumtuese për Korrupsion dhe Krim të Organizuar me akronimin MICKO, një shkurtesë që përdoret në komunikimin jokonvencional dhe ironizues për Mickoskin. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

KEMM: 140 ANKESA PËR CEREMONINË MORTORE NË KOÇANË

Published

on

Këshilli I Etikës në media të Maqedonisë, një ditë pas ceremonisë mortore të viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën e Koçanit, ka pranuar 140 ankesa lidhur me mënyrën e raportimit të mediave – ka njoftuar Drejtorja Ekzekutive, Biljana Georgievska.

Ajo ka shtuar se të gjitha vërrejtjet kanë ardhë nga e-maile të hapura për një përdorim nga numra telefonike që nuk ekzistojnë.

“Çdo minutë vinte nga një ankesë që për ne ishte një situatë jo e zakonshme që I gjasonte një sulmi të orkestruar digjital, jo vetëm ndaj KEMM-it, por edhe ndaj mediave, vecanërisht për përmbajtjet dhe mënyrës së raportimit për ceremoninë e varrimit. Ata kryesisht hynë në pakon e ankesave pa bazë, për shkak se kishin të bëjnë me mediat e huaja, nga rajoni, por edhe televizione nga India” – thotë Georgievska.

Në vitin 2025 në KEMM knë mbërritur shumë ankesa që lidhen me tragjedinë në Koçanë. Janë shqyrtuar 96 mha 244 ankesat.

Më së shpeshti është shkelur nëni 1 I Kodit të Gazetarëve – mungesa e burimeve dhe mungesa e palës së dytë të storjes.

Advertisement

Nga KEMM thonë se mediat online paraqiten si shkelësit më të mëdhenj të standardeve për informim etik.

Continue Reading

Më të lexuarat