Connect with us

Lajme nga vendi

Versius – roboti që funksionon me akses minimal është prezantuar në “Zhan Mitrev”

Published

on

Versius, sistemi inovativ robotik kirurgjik i krijuar për të kryer operacione robotike me akses minimal, u prezantua sot në Spitalin Klinik Zhan Mitrev. Publiku profesional, mjekësor maqedonas u njoh me robotin më të vogël kirurgjik, i cili mund të kryejë procedura laparoskopike dhe minimale invazive dhe nga përdorimi i të cilit përfitojnë pacientët dhe kirurgët dhe të gjithë profesionistët mjekësorë.

Teknologjia Versius përfaqëson një ndërfaqe dixhitale (digital interface) ndërmjet kirurgut dhe pacientit. Përbëhet nga një tastierë pune që menaxhohet nga kirurgu dhe 4 krahë, njëri prej të cilëve përmban kamerën dhe krahët e tjerë përmbajnë instrumentet. Të gjithë krahët janë modularë dhe imitojnë plotësisht lëvizjet e dorës së njeriut (shpatull, bërryl, kyç). Ato mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, por të gjithë punojnë së bashku në mënyrë të sinkronizuar. Procedura robotike redukton humbjen e gjakut, dhimbjen pas operacionit dhe kohën e rikuperimit të pacientit.

Versius shërben si asistent i kirurgëve në fusha të ndryshme të mjekësisë, veçanërisht në urologji, histerektomi laparoskopike, gastroenterohepatologji dhe gjinekologji, në rastet kur përdoret një qasje laparoskopike ose procedura minimale invazive, e cila kryhetnëpërmjet një sërë prerjesh të vogla në të cilat futet pajisja, diçka që është e paarritshme për miliona njerëz në mbarë botën.

Versius është një shpikje e kompanisë britanike Cambridge Medical Robotics Surgical, me ndihmën e së cilës janë kryer më shumë se 20 mijë procedura në më shumë se 20 vende.

Spitali klinik Zhan Mitrev gjithmonë përpiqet të përmirësojë teknikat e punës duke implementuar dhe përdorur metodat më inovative, duke ndjekur hapat e fundit të epokës së re dixhitale në fushën e mjekësisë, nga e cila pacientët kanë përfitimin më të madh.

Advertisement

Lajme nga vendi

VLEN: BDI t’i kërkojë SPAK-ut të Shqipërisë ekstradimin e Grubit

Published

on

Nisma e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair për krijimin e një “SPAK-u” lokal kundër korrupsionit ka nxitur reagime nga Koalicioni VLEN.

Nga VLEN-i thonë se iniciativa duhet të shoqërohet me veprime konkrete dhe jo të mbetet vetëm deklarative, duke e cilësuar si përpjekje propagandistike.

Sipas tyre, nëse synohet vërtet transparencë dhe përgjegjësi, hetimet duhet të nisin nga vetë drejtuesit e BDI-së, për të dëshmuar se bëhet fjalë për proces serioz dhe të paanshëm ndaj të gjithë zyrtarëve, pa përjashtim.

“BDI në Çair shpall me bujë formimin e një “SPAK-u” lokal, sikur të kishte zbuluar “Amerikën”. Por, pyetja që lind menjëherë është: a do ta kapë ky SPAK edhe kryesinë e vet? Apo është vetëm një teatër i radhës për të mashtruar qytetarët? VLEN-i e përshëndet këtë “SPAK” të BDI-së dhe i sugjeron që, nëse vërtet është për veprim dhe jo për spektakël, të fillojë hetimet pikërisht nga këta emra. Punën e parë që duhet ta bëjë është të vendosë komunikim me SPAK-un e Shqipërisë dhe të kërkojë ekstradimin e Artan Grubit.”, – thanë nga Koalicioni VLEN.

Ditë më parë, Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair themeloi një “SPAK” lokal si mekanizëm kundër korrupsionit. Sipas njoftimit, kjo strukturë do të monitorojë ndërtimet pa leje dhe punën e organeve komunale për shkelje urbanistike.

Advertisement

BDI u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo keqpërdorim të pushtetit. (Armend Murseli, TVM2)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dega e BDI-së në Çair ka themeluar një strukturë kundër korrupsionit me emrin “SPAK”

Published

on

Duke huazuar emrin e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë që ndjek krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë, dega e BDI-së në Çair ka themeluar një Sekretariat, akronimi i të cilit është i njëjtë me atë të Prokurorisë – SPAK.

“SPAK do të funksionojë si mekanizëm profesional monitorimi, i përbërë nga ekspertë vullnetarë – juristë, ekonomistë, urbanistë dhe profesionistë të fushave përkatëse – të cilët do të analizojnë çdo indikacion për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike”, deklaroi Enard Bakiu, BDI – Çair.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i koalicionit VLEN të cilët kërkojnë që SPAKU i BDI-së të kërkojë nga SPAKU i Shqipërisë ta ekstradojë Artan Grubin, funksionarin e BDI-së i cili pasi u fut në listë të Zezë u arratis nga shteti, ndërsa dyshimet janë se fshihet në Shqipëri. Plotësisht kërkojnë të hetohen dhe figura tjera të BDI-së.

“Korrupsioni nuk është thjesht ndërtim pa leje apo tender komunal. Ai ka fytyra të njohura: Faton Ahmeti, për dyshimet e keqpërdorimit të fondeve në FSSH, Arbër Ademi, si ministër i Arsimit me lëndë të hapura për abuzime, Bujar Osmani, për rastin famëkeq “Pacienti”, dhe shumë të tjerë që sot ulen në kryesinë e BDI-së si të paprekshëm”, thonë nga VLEN.

SPAKU i BDI-së, është ironizuar edhe për faktin që në periudhën e kaluar ishte në shënjestër të kritikave pasi dy funksionarët e saj Artan Grubi dhe Ramiz Merko u futën në Listë të Zezë për korrupsion, ndërsa u dorëzuan padi edhe kundër një sërë funksionarëve, duke përfshirë Blerim Bexhetin, Fatmir Deharin, Ramiz Merkon, Bujar Dardhishtën, Kreshnik Bekteshin, Bekim Maksutin, Ejup Rustemin e të tjerë. Mekanizmi SPAK, mbase duket si ide e huazuar nga LSDM, e cila e promovoi Qendrën Hulumtuese për Korrupsion dhe Krim të Organizuar me akronimin MICKO, një shkurtesë që përdoret në komunikimin jokonvencional dhe ironizues për Mickoskin. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

KEMM: 140 ANKESA PËR CEREMONINË MORTORE NË KOÇANË

Published

on

Këshilli I Etikës në media të Maqedonisë, një ditë pas ceremonisë mortore të viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën e Koçanit, ka pranuar 140 ankesa lidhur me mënyrën e raportimit të mediave – ka njoftuar Drejtorja Ekzekutive, Biljana Georgievska.

Ajo ka shtuar se të gjitha vërrejtjet kanë ardhë nga e-maile të hapura për një përdorim nga numra telefonike që nuk ekzistojnë.

“Çdo minutë vinte nga një ankesë që për ne ishte një situatë jo e zakonshme që I gjasonte një sulmi të orkestruar digjital, jo vetëm ndaj KEMM-it, por edhe ndaj mediave, vecanërisht për përmbajtjet dhe mënyrës së raportimit për ceremoninë e varrimit. Ata kryesisht hynë në pakon e ankesave pa bazë, për shkak se kishin të bëjnë me mediat e huaja, nga rajoni, por edhe televizione nga India” – thotë Georgievska.

Në vitin 2025 në KEMM knë mbërritur shumë ankesa që lidhen me tragjedinë në Koçanë. Janë shqyrtuar 96 mha 244 ankesat.

Më së shpeshti është shkelur nëni 1 I Kodit të Gazetarëve – mungesa e burimeve dhe mungesa e palës së dytë të storjes.

Advertisement

Nga KEMM thonë se mediat online paraqiten si shkelësit më të mëdhenj të standardeve për informim etik.

Continue Reading

Më të lexuarat