Lajme nga vendi
Janë finalizuar aktivitetet e projektit për identifikimin e zonave të reja Natura 2000 dhe zbatimit të CITES
Sot në Shkup u mbajt ngjarja përfundimtare e projektit të financuar nga BE-ja, “Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES”, i cili është kyç në përforcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e natyrës në vendin tonë. Në këtë aktivitet u prezantuan arritjet dhe rezultatet e aktiviteteve për identifikimin e zonave të reja që u bënë pjesë e rrjetit ekologjik të Bashkimit Evropian, të quajtur Natura 2000.
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, në fjalimin e saj hapës e shprehu kënaqësinë që me këtë projekt, i cili po zbatohet në mënyrë aktive që nga qershori i vitit 2022, është arritur një mbrojtje më e mirë e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, që është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
– Qëllimi kryesor i projektit ishte forcimi dhe përmirësimi i kapaciteteve administrative për harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së për ruajtjen e natyrës. Në kuadër të projektit u kryen aktivitete për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional, nëpërmjet përgatitjes së draft formularëve standard të të dhënave për zonat e mundshme të NATURA 2000, një Ligji të ri për CITES, si dhe forcimin e kapaciteteve administrative në nivel kombëtar. – theksoi Lashkoska, duke shtuar se Ministria do të mbetet e përkushtuar ndaj këtyre aktiviteteve dhe do të përpiqet që të sigurojë qëndrueshmëri të rezultateve të projektit.
Vlera totale e projektit “Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES” është 2,214,100 euro dhe përbëhet nga dy komponentë kryesorë me të cilët janë përcaktuar zonat dhe është hartuar legjislacioni përkatës. Ekipi i projektit përbëhej nga konsorciumi NIRAS së bashku me Shoqatën Polake për Mbrojtjen e Zogjve, EFTAS, Stichting BirdLife, si dhe përfaqësuesit tanë maqedonas në konsorciumin Farmahem dhe Shoqërinë Ekologjike Maqedonase.
Në ngjarjen përfundimtare mori pjesë edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Stefan Hudolin.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

