Sport
LIGA E KOMBEVE: SUKSES I MADH PËRFAQËSUESES SË RMV-së
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll me fitoren e djeshme kundër Ishujve Faroe 1-0 në sfidën e fundit të grupit katër të Liga C në UEFA Liga e Kombeve dhe me 16 pikë të fituara bindshëm doli e para në grup që paraqet një sukses shumë madh për futbollin e vendit tonë
Maqedonia e Veriut në arenën ”Todor Proeski”në Shkup me një lojë mesatare mundi reprezentacionin e Ishujve Faroe me një gol që e realizoi Bojan Miovski në minutën e 62-të që rezultoi të jetë mjaftueshëm për fitoren e pestë radhazi në këtë kompeticion të garave. Mesëfushori titullar Isnik Alimi pas ndeshjes tha se përfundim më të mirë se kjo as që mund të mendonin
“Unë mendoj se më mirë nuk mund të përfundonim këto ndeshjet Liga e Kombeve, 16 pikë, 1 gol i pranuar dhe nga pesë ndeshje që s’kemi pranuar gol në shtëpi . Ishte pak ndeshje e vështirë me Ishujt Faroe pasi ato mbroheshin të gjithë bashkë dhe nuk kishte shumë hapësira. U munduam se me rëndësi ishin tre pikët, në pjesën e dytë ia arritëm të shënojmë., mundeshim të shënojmë edhe më tepër gola, por më e rëndësishmja ishin ttre pikët që të mbyllim në vend të parë, Pasi ky ishte synimi jonë për këto ndeshje të UEFA Liga e Kombeve dhe tani do shohim dhe do shpresojmë për diçka më shumë përmes play off-it ose të presim për tu kualifikuar në Botërorë përmes UEFA Liga e Kombeve”. deklaroi mesfushori Isnik Alimki .
Ishte kjo fitorja e pestë Maqedonisë së Veriut me radhë pas barazimit në ndeshjen e parë në Torshvan me Ishujt Faroe dhe më pas pasuan dy fitore kundër Armenisë, dy fitore kundër Letonisë dhe kjo e sotmja kundër Ishujve Faroe duke grumbulluar 16 pikë. Maqedonia e Veriut në gjashtë ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 10 gola dhe ka pranuar vetëm një gol. Ishte ky edicioni më suksesshëm i Maqedonisë së Veriut në garat e UEFA Liga e Kombeve ndërsa në edicionin e radhës do të garon në Liga B të UEFA Liga e kombeve.
Kundër Ishujve Farore reprezentacioni ynë luajti me këtë formacion :
MAQEDONIA: Stole Dimiterievski, Ilievski, (Ashkovski) Zajkov, Serafimov, Ezgjan Alijoski, Jani Atanasov, Isnik Alimi, Enis Bardhi, Çurlinov (Lirim Qamili), Trajkovski (M.Ristovski), Miovski,
Seleksionues: Bllagoja Milevskl
ISHUJT FAROE: Reynatrod, Faero, Vatnhamar, Edmundason, Hansson, Benjaminsen, Hendriksson, Davidsen, Sorensen, Knudsen, Olsen
Seleksionues: Hakan Erikson
Armenia e cila konsiderohej favorite në kët♪7 grup përfundoi e dyta me vetëm 2 fitore, një barazim dhe 3 disfata. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi në Riga Armenia mundi Leytoninë 2-1 . Tabela përfundimtare e gript t në Liga C. 1 Maqedonia e Veriut 16 pikë, 2. Armenia 7 pikë, 3 Ishujt Faroe 6 pikë, 4 Letonia me 4 pikë.
![]()
Sport
VOLEJBOLL: DISFATA E KATËRT RADHAZI E KV UNIVERSITETI I TETOVËS
Java e katër e kampionatit në ligën e parë të volejbollit për meshkuj në fazën e play off-it është kompletuar mbrëmë me ndeshjen Susheva – Univeristeti i Tetovës që ka përfunduar me fitore të vendasve 3-2 në sete.
Java e katërt e pjesës së dytë kampionatit në ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve nuk solli asnjë befasi , pra skuadrat favorite nuk lëshojnë pozitat edhe pretendimet e tyre. Në ndeshjen e fundi të raundit të katërt në fazën play off Susheva mundi ekipin Universitetit të Tetovës me rezultatin 3-2 në sete. Për ekipin e Universitetit të Tetovës ishte kjo disfata e katërt me radhë në pjesën e dytë të kampionatit
Në dy ndeshjet tjera që u zhvilluan në fundjavë u shënuan këto rezultatet UGD Shtipi –Boreci 3-1 në sete dhe Strumica – Rabotniçki 3-0, Pas 15 ndeshjeve të zhvilluara tabelën e fazës së play off-it e kryeson UGD Shtipi me 43 e ndjekur nga Boreci i Velist që ka 38 pikë, , kampioni në fuqi Strumica tani me 37 pikë mbanë pozitën e tretë
Në fazën e play out ekipi i Shkëndijës me fitoren në Strumicë kundër Makedonija Xhio 3-0 në sete ka regjistruar fitoren e katërt radhazi, ndërsa Liria e Zherovjani me rezultatin 3-0 në sete mundi Vesna Probishtipin, Fitore në cilësinë e mysafirit ka regjistruar edhe klubi i volejbollit Skopje kundër Janta Volej. Në fazën e play out kryeson Shkëndija me 26 pikë para ekipit Liria të Zherovjanit me 23 pikë.
Shaban Sinani – TV KOha
Sport
SONTE NIS SPEKTAKLI I PLAY-OFF-IT NË LIGËN E KAMPIONËVE
Mbrëmja e sotme zhvillohen katër ndeshjet e para të fazës së play off-it në Uefa Liga e Kampionëve që luhen me sistem eliminimi direkt. Kryendeshja e sontme është përballja Benfika – Real Madrid që fillon në ora 21:00
Rikthehet emocionet e UEFA Liga e kampionëve me ndeshjet e para të fazës “play-off”, ku tetë çifte do të përballen për të siguruar një vend në raundin e 1/8-ave. Ndërkohë, tetë skuadrat e renditura në krye të fazës së ligës kanë siguruar kalimin direkt dhe presin kundërshtarët e tyre.
Në orën 18:45, Galatasaray në Stamboll është nikoqire e Juventusit. Bardhezinjtë vijnë pas një disfate në kampionat dhe synojnë një rezultat pozitiv, përballë një kundërshtari që në shtëpi është treguar gjithmonë i fortë.
Nga ora 21:00 zhvillohen tre përballje të tjera të zjarrta. Real Madrid përballet sërish me Benfica, skuadër që e mposhti 4-2 në fazën e ligës. Madrilenët kërkojnë revanshin, ndërsa fakti që ndeshjen e kthimit do ta luajnë në shtëpi u jep një avantazh psikologjik.
Në Francë, kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain matin forcat me AS Monaco në një duel tërësisht francez, ku diferencat pritet të jenë minimale dhe gjithçka do të vendoset në fushë.
Ndërkohë, në “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmund pret Atalanta. Dy skuadra me filozofi sulmuese dhe në formë të mirë, duke premtuar spektakël dhe ritëm të lartë.
Katër ndeshjet tjera të 1/16 së finales në Ligën e kampionëve zhvillohen nesër . Takohen: Qarabag – Njuwcastle, Bodo/Glimt – Inter, Club Brugge – Atletico Madrid dhe Olympiakos – Bayer Leverkusen
1/16 FINALA
17.02. 18:45
Galatasaray – Juventus
Benfika – Real Madrid
Borusia Dortmund – Atalanta
Monaco – PSG
18.02. 18:45
Qarabag – Njuwcastle
Bodo/Glimt – Inter
Club Brugge – Atletico Madrid
Olympiakos – Bayer Leverkusen
Shaban Sinani – TV KOha
Sport
MILANO-CORTINA: AUSTRIA FITON TË ARTËN NË GARËN KËRCIME ME SKI
Në garën e re kërcime me ski në kushte tejet të papërshtatshme atmosferike, Austria arrin të fiton medaljen e art, para Polonisë; dhe Norvegjisë.
Austria ka fituar medaljen e artë në garën e re olimpike në kërcime me ski në Lojërat Olimpike Dimërore Milan–Cortina 2026.
Dy sportistët austriakë, Stephan Embacher dhe Jan Hoerl, i kanë siguruar vendit medaljen e artë në këtë disiplinë.
Në një mbrëmje dramatike në Predazzo, gara nuk ka arritur të përfundojë plotësisht, pasi raundi i tretë është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Si pasojë, rezultatet e raundit të dytë janë shpallur përfundimtare.
Medalja e argjendtë ka shkuar për Poloninë, ndërsa e bronzta për Norvegjinë.

