Lajme nga vendi
VLEN: Ndryshimi ka ardhur: VLEN-i po forcon lidhjet e Maqedonisë së Veriut me Kosovën!
Ndryshimi i Qeverisë po dëshmon ndryshimin në veprime. Qeveria e Maqedonisë së Veriut historikisht ka pasur marrëdhënie të mira me shtetin e Kosovës. Por, herë pas here si pasojë e partisë shqiptare, BDI-së, si uzurpatore e qeverisë marrëdhëniet bilaterale “acaroheshin”, sepse Ali Ahmeti luante me standarde të dyfishta shkonte në konakë për të pame në Kosovë, ndërsa në Shkup shndërrohej në nikoqir të zellshëm për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Me ardhjen e VLEN-it në qeverinë e RMV-së raportet mes dyja shteteve vetëm se janë thelluar dhe bashkëpunimi është shtuar. Kur njerëzit e duhur qeverisin me vendin nuk mungojnë as vendimet e duhura. Kështu që, vendimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut që mbledhjen e parë ndërqeveritare ta mbajë në Prishtinë është një nga vendimet më të qëlluara që dëshmojnë se vendi jonë është i interesuar dhe bënë përpjekje për ndërtim të raporteve në nivelin të kënaqshëm me fqinjët që na rrethojnë.
Prandaj sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës do të mbajnë mbledhje të përbashkët (G2G), që reflekton një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal. Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar edhe informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës:
- Protokoll për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në
Bllacë-Hani i Elezit dhe . Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona.
- Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve
natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon.
- Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin
profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash, literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve.
Mbledhje mes dyja qeverive ka pasur edhe në të kaluarën, edhe marrëveshje të nënshkruara, por impelmentimi i tyre në praktikë ka qenë i padukshëm, për faktin se nga pala e Maqedonisë së Veriut partia shqiptare në pushtet nuk ka pasur vullnet pozitiv.
Pra, BDI kishte inate të pakuptimta për qëllime vetanake me partinë politike që udhëheq me qeverinë e Kosovës, Vetëvendosjen, prandaj çdoherë kur bëhej fjalë për thellim të raporteve Maqedoni e Veriut – Kosovë, ka pasur hezitim nga pala e vendit tonë.
Kujtojmë që, BDI me “pacientin” Bujar Osmani si ministër i Jashtëm, dhe si kryesues i OSBE-së nuk e pa të udhës as edhe njëherë të dalë në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës e as të bëjë vizitë atje. Madje, me shumë ëndje promovonte fotografi me Vuçiqin.
Për fatin e keq të BDI-së dhe fatin e mirë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe të shqiptarëve anekënd ku jetojnë, sot jemi në rrethana tjera e të reja, sot shqiptarët po përfaqësohen dinjitetshëm nga koalicioni faktorizues në qeveri VLEN.
Me VLEN në qeveri kryeministri i parë që vizitoi Shkupin ishte, Albin Kurti. Me VLEN në qeveri mbledhja e parë ndërqeveritare mbahet në Prishtinë!
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

