Lajme nga vendi
LSDM: Mickoski nuk ka arritur të sigurojë një sistem energjetik stabil

LSDM dënon paaftësinë e qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski për të siguruar një sistem energjetik stabil dhe të qëndrueshëm. Në vend që të investojë në rritjen e prodhimit vendas të energjisë elektrike, qeveria po importon sërish energji elektrike të shtrenjtë. Vetëm për këtë muaj qytetarët do të paguajnë 10 milionë euro shtesë, ndërsa për tre muajt e fundit shuma totale për import ka kaluar 20 milionë euro, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
Një shpenzim i tillë, theksojnë nga atje, paguhet drejtpërdrejt nga qytetarët, të cilët tashmë po vuajnë nga faturat e larta të energjisë elektrike. Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i paaftësisë së qeverisë për të menaxhuar burimet tona më të mëdha energjetike.
“TEC Manastiri, objekti më i madh energjetik vendor, nuk punonte për një kohë të gjatë, ndërsa tani punon vetëm pjesërisht, për shkak se remonti që është dashur të përfundojë shumë kohë më parë, ende është duke vazhduar. Gjithashtu, hidropotencialet, të cilat duhet të sigurojnë një sasi të konsiderueshme energjie, funksionojnë me vetëm 13% të energjisë së tyre të akumuluar, e cila është shumë më e ulët se kapaciteti mesatar”, thonë nga LSDM.
Kjo qeveri, shtojnë nga atje, është e paaftë për të zgjidhur problemet e energjisë dhe i lë qytetarët vetëm me borxhe dhe fatura të shtrenjta. Në vend të politikës së përgjegjshme energjetike dhe investimeve në burimet e rinovueshme dhe rritjes së prodhimit vendas, kemi kaos, energji elektrike të shtrenjtë dhe pakujdesi kronike.
Lajme nga vendi
Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv
Lajme nga vendi
Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Lajme nga vendi
MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.
Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve