Lajme nga rajoni
Vrasja e 14-vjeçarit/ Rama: Do të kontrollojmë çdo cep me kamera inteligjente, kontrolle në klasa, shkollë dhe rrugë

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet dhe opsionet për mbylljen e disa rrjeteve sociale.
Rama theksoi se ne si qeveri jemi angazhuar prej kohës në hulumtimin e kësaj problematike, në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme.
Gjithashtu, ai përmendi disa iniciativa të ngjashme në vende të ndryshme, por tha se problemi mbetet i hapur mungesa një sistemi për zbatimin e tyre.
“Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga kjo vrasje. Tik-Tok dhe Snapchat thithin në labirintet e tyre çdo ditë fëmijët tanë.
Kjo botë nuk ka asnjë filtër dhe stimul pozitiv. Të vërteta të thjeshta ku të gjithë si prindër biem dakord.
Nuk është e thënë të biem dakord të gjithë si prindër apo si dëshmitarë ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Nuk janë të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte kaq sfiduese kur shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës pa asnjë rezultat domethënës”, tha Rama.
“Jemi duke punuar intensivisht për ngritjen e një sistemi digjital për kontrollin e shkollave, me kamera inteligjente rrugët dhe rrugët e qytetit.
Po punojmë për këtë projekt me qeverinë.
Në rritjen e sigurisë dhe rezultatet mbresëlënëse për rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizimit nëpër shkolla, së shpejto do ta prezantojmë publikisht dhe do të nisim punën për zbatimin e tij që synojmë ta mbyllim në harkun e 20 muajve, ndërkohë që hap pas hapi shkollat do të pajisen me këtë sistem…”, tha Rama.
Kryeministri foli për një diskutim të gjerë me prindërit, për vendosjen e filtrave për rrjetet sociale, apo bllokimin total të TikTok dhe snapchat.
“Ne si qeveri jemi angazhuar prej kohës në hulumtimin e kësaj problematike, në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme. Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme nga Australia për aksesin në rrjetet sociale mbi 16 deri te Franca me aporovimi ne prindërve si kusht apo Spanja me kufirin 16 vjeç për llogaritë online. Përtej përpjekjeve dhe debateve, problemi mbetet i hapur nga mungesa një sistemi për zbatimin e tyre.
Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë dhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga eksperiencat e deritanishme mësojmë se efektiviteti i tyre është shumë i ulët, ndërkohë që dhuna vetëm rritet apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik Tok-ut edhe pse jo të snapchatit në Republikën e Shqipërisë. Këtë dilemë do ta hedhim për një diskutim të gjerë nga prindërit për të marrë një vendim sa më demokratik për këtë problem të madh dhe kompleks”, tha Rama.
Po kështu, ai foli dhe për ngritjen e një sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase.
“Siç e kam lajmëruar në vigjilje të nisjes së vitit të ri shkollor, jemi duke punuar për ngritjen e një sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe çdo klasë. Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara ku ky sistem është realizuar me një sukses të jashtëzakonshëm dhe rezultate mbresëlënëse.
Kemi dakordësuar dhe mbulimin e financimit. Së shpejti e prezantojmë publikisht projektin dhe nisim punën për zbatimin e tij në harkun e 20 muajve. Ndërkohë që hap pas hapi shkollat do pajisen me këtë sistem. Kemi ndaluar celularët në shkolla por do shikojmë zbatimin.
Në mbyllje, tragjedia e nxënësit 14-vjeçar, familjes dhe komunitetit të shkollës është shumë e madhe për t’u futur në sherrin e një pseudopolitike”, tha ai.
Lajme nga rajoni
Gjermani: Studentët e Juridikut nga Universiteti i Prishtinës zënë vendin e 6-të në botë

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u renditur në vendin e 6-të në botë në garën prestigjioze juridike “Nuremberg Moot Court 2025”, transmeton albinfo.ch.
Rundet finale të garës u mbajtën nga 23 deri më 26 korrik 2025, në sallën historike Nr. 600 të Gjykatës së Nurembergut në Gjermani – vendin ku janë gjykuar figurat kryesore të regjimit nazist pas Luftës së Dytë Botërore.
Nga 140 ekipe pjesëmarrëse në fazën e parë të garës (shkrimi i memorandumeve), vetëm 40 ekipenga universitete prestigjioze ndërkombëtare u kualifikuan për rundet me gojë. Në mesin e tyre, edhe ekipi i Universitetit të Prishtinës, i cili jo vetëm që u kualifikua, por arriti të renditet në Top 6-shen botërore – një arritje që reflekton përgatitjen e thellë dhe cilësinë akademike të studentëve kosovarë në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare.
Ekipi i Fakultetit Juridik ishte i përbërë nga studentet: Morea Pula, Liza Rexhepi, Enxhi Avdyli, Rea Hadri dhe Greta Spahiu, të cilat u përfaqësuan me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë. Mentorimi i tyre u bë nga Nisa Ferati, e cila shoqëroi ekipin në Nuremberg, si dhe nga Ass. Besnik Beqaj dhe Argjira Asllani – pjesë e ekipit të mëhershëm të kësaj gare. Mbështetje të vazhdueshme ofroi edhe Prof. Avni Puka, dekan i Fakultetit Juridik të UP-së.
Ky rezultat tregon se Fakulteti Juridik i UP-së ka ndërtuar një traditë të qëndrueshme përfaqësimi në forume ndërkombëtare dhe po formon një gjeneratë të re juristësh të përgatitur për sfidat globale.
“Nuremberg Moot Court” është një prej garave më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e drejtësisë ndërkombëtare penale dhe që nga viti 2022 është pjesë e përhershme e programit të Fakultetit Juridik, e financuar nga buxheti i dedikuar për gara ndërkombëtare. /Albinfo.ch
Lajme nga rajoni
Furgoni përplaset me kamionin, humbin jetën pesë persona! Aksident tragjik në autostradën Maribor-Ljubljanë të Sllovenisë

SLLOVENI- Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Maribor – Lubjanë të Sllovenisë. Mësohet se nga aksidenti pesë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Siç raportohet një furgon me shtetas të huaj përplasi një kamion të ndaluar në kolonë, duke shkaktuar këtë tragjedi. Aksidenti ndodhi pak para orës 10:30 pranë daljes Slovenske Konjice.
Për shkak të ngjarjes, autostrada është mbyllur plotësisht në drejtim të Lubjanës, ndërsa janë krijuar kolona edhe në drejtim të Mariborit. Policia vendase ka thënë se do të japë më shumë informacion në një konferencë për shtyp në orët e pasdites.
Lajme nga rajoni
“Situata është kritike” – alarm në Kroaci për shkak të përhapjes së antraksit

Instituti Veterinar Kroat njoftoi se një rast i antraksit është konfirmuar në Kroaci, në komunën e Vrlikës. Pas një ngordhjeje të lopës në rajon, mostrat nga kafshët e ngordhura u dërguan për analiza dhe rezultatet konfirmuan se bëhet fjalë për një sëmundje infektive.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve