Lajme nga vendi
“Lista e zezë” amerikane, Ageler: Do të shtohen emra të rinj

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler tha se nuk ka afat kohor se kur do të ndodhë, por siguroi që lista e zezë amerikane do të përditësohet me emra të rinj nga Maqedonia e Veriut. Ageler tha se Uashingtoni tashmë po shqyrton disa emra.
“Lista është shumë dinamike. Gjithmonë ka emra që rishikohen dhe diskutohen. Nuk kam afat kohor, sepse është vendimi i Uashingtonit, por mund t’ju sigurojë që deri sa flasim, ka një numër të emrave që merren në konsideratë, dhe si gjithmonë ne shohim që të shtojmë emra të rinj”, deklaroi Ageler.
Lajme nga vendi
Ushtria e Maqedonisë së Veriut mori gjashtë obusë të rinj turq të tipit BORAN

Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka marrë gjashtë obusët e parë të rinj të lehtë të tipit BORAN, të zhvilluar me burime vendase dhe kombëtare nga prodhuesi shtetëror turk i industrisë së mbrojtjes Industria Mekanike dhe Kimike (MKE), pranë Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së MKE-së, BORAN, i cili u dërgua gjithashtu në Bangladesh si eksporti i parë i obusëve nga Turqia jashtë vendit, tani është bërë eksporti i parë i obusëve në Evropë me Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 21 dhjetor 2022, gjashtë obusë të lehta të transportueshme nga ajri 105 milimetra dhe municione shoqëruese u dorëzuan me sukses në vend më 6 qershor 2025.
BORAN gjithashtu ka dallimin e të qenit obusi i parë që Turqia eksporton në kontinentin evropian, ka një tytë me diametër prej 105 milimetrash dhe një gjatësi prej 30 kalibrave.
– “Gati për të qëlluar në më pak se një minutë”
Me një peshë prej 1.745 kilogramësh, përfshirë sistemin e kontrollit të zjarrit, BORAN mund të arrijë një rreze veprimi prej 17 kilometrash në nivelin e detit dhe të jetë gati për të qëlluar në më pak se një minutë.
Me një sistem kontrolli zjarri të mbështetur nga GPS, dylbi panoramike dhe aftësinë për t’u vendosur shpejt, BORAN ofron një zgjidhje më fleksibile, efikase dhe më të shpejtë në terren krahasuar me sistemet klasike.
BORAN, i cili është përdorur me sukses në sigurinë e brendshme dhe operacionet e mbështetura nga ajri të Forcave të Armatosura Turke, është projektuar posaçërisht për brigadat komando.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Marrëveshje e re me UNDP-në, 6,74 milionë dollarë për tokën tonë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet mexhiti njoftoi se është nënshkruar marrëveshje e re me UNDP-në, që do të sigurojë 6.74 milionë dollarë për mjedisin. Mexhiti thotë se UNDP vazhdon të jetë një partner i besueshëm dhe strategjik
“6.74 milionë dollarë për tokën tonë, për natyrën, për të ardhmen tonë! Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-ja kanë vendosur një marrëveshje të re bashkëpunimi. Ky partneritet i ri synon rezultate konkrete: të ndalim shpyllëzimin, të rikuperojmë tokat e dëmtuara, të mbrojmë biodiversitetin dhe të rrisim rezistencën ndaj pasojave të klimës. Të gjitha këto do të mbështeten financiarisht përmes fazës së 8-të të projekteve të GEF, me një buxhet total prej 6.74 milionë dollarësh amerikanë: 1 milion $ për ndryshimet klimatike, 3 milion $ për biodiversitetin dhe 2.74 milion $ për degradimin e tokës”, ka shkruar Mexhiti.
Lajme nga vendi
DEPUTETJA IMËRLIJE SALIU SHUMË DECIDE: LIGJI PËR BRANITELLAT MUND TË KALOJË VETËM BASHKË ME VETERANËT E UÇK-SË

Deputetja Imërlije Saliu përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet shumë decide: Ligji për branitellat mund të kalojë vetëm bashkë me veteranët e UÇK-së. Ajo këtë e deklaron në cilësinë e kryetares së Komisionit për punë dhe politikë sociale në Kuvend.
Angellovat e Stoillkoviqat kujtojnë se partnerë të kësaj qeverie e kanë BDI-në, me të cilët e kanë miratuar ligjin e branitellave dhe disa herë e kanë plotësuar e ndryshuar.
E kam thënë në Kuvend, ndërsa po e përsëris – ai propozim-ndryshimi i ligjit mund të kalojë vetëm bashkë me ligjin për veteranët e UÇK-së. Pikë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve