Connect with us

Sport

FUTBOLLË RIKTHEHET KAMPIONATI VENDOR

Published

on

Pas  pauzës dy javore  shkaku i obligimeve  të reprezentacionit  në UEFA Liga  e Kombeve, këtë fundjavë rikthehet  kampionati vendor  me  ndeshjet e  xhiros së 15-të në Ligën e  parë dhe ato të xhiros së 13-të në Ligën e dytë  të futbollit  vendor.

 Java  e  15-të  në elitën e futbollit vendor karakterizohet  me   disa  takime  mjaftë  interesante  që mund  të jenë edhe  vendosësh për  rrjedhën e  mëtutjeshme  të kampionatit  si për  kreun e  tabelës ashtu edhe  për ekipet që aktualisht   gjenden  në pjesë e poshtme të tabelës. Gjithsesi se  ndeshje  më të zjarrta  Jnë  Pelisteri  – Shkëndija  që zhvillohet  në ora 17:00të dielën nën  dritat e reflektorëve,  Shkupi – Sileksi  në Çair, por edhe  Rabotniçki – Besa në arenën ‘’Todor Proeski’’ , pastaj  AP Brera – Struga Trim Lum, Gostivari – Tikveshi  dhe  Voska Sport – Vardari  që është  derbi i  dy skuadrave  që  janë nga fundi i tabelës.

 

Java e  15-të takohen:

Pelisteri – Shkëndija

Advertisement

Gostivari – Tikveshi

Voska Sport – Vardari

Shkupi – Sileksi

AP Brera – Struga Trim Lum

Rabotniçki – Besa

Advertisement

 Liga e dytë java e 13-të, takohen: Makedonija Gj.P – Vardari Negotinë, Arsimi – Boreci, Bellasica – Bregallnica, Ohri – detonit Plaçkovica, Bashkimi – Kozhufi, Pobeda – Skopje, Novaci – Osogova, Kamenica Sasa – Vardarski

 Ndërkaq të  shtunë  me fillim  në orën 13:00, zhvillohen ndeshjet e  javës së 13-të në Ligën e dytë dy  skuadrat  shqiptare Arsimi dhe Bashkimi janë nikoqire të  ekipeve  Boreci gjegjësisht Kozhufi. Në javën e 13-të , nesër me fillim në ora 13:00, takohen:: Makedonija Gj.P – Vardari Negotinë, Arsimi – Boreci, Bellasica – Bregallnica, Ohri – Detonit Plaçkovica, Bashkimi – Kozhufi, Pobeda – Skopje, Novaci – Osogova, Kamenica Sasa – Vardarski

Sport

VOLEJBOLL: DISFATA E KATËRT RADHAZI E KV UNIVERSITETI I TETOVËS

Published

on

Java e katër e kampionatit  në ligën e parë të volejbollit  për meshkuj në  fazën e play off-it është kompletuar  mbrëmë me ndeshjen  Susheva – Univeristeti i Tetovës që  ka përfunduar  me  fitore të vendasve  3-2  në sete.

 Java e  katërt e pjesës së dytë kampionatit  në  ligën e parë të volejbollit   në kategorinë e meshkujve   nuk  solli  asnjë  befasi , pra  skuadrat  favorite  nuk  lëshojnë  pozitat  edhe  pretendimet e tyre. Në ndeshjen e fundi  të  raundit  të katërt  në  fazën  play off  Susheva mundi ekipin Universitetit të Tetovës  me rezultatin  3-2  në sete. Për  ekipin e  Universitetit të Tetovës  ishte  kjo   disfata e katërt  me  radhë  në  pjesën  e dytë të  kampionatit

Në dy  ndeshjet  tjera  që u zhvilluan  në fundjavë  u  shënuan  këto rezultatet UGD Shtipi –Boreci  3-1  në  sete  dhe  Strumica – Rabotniçki  3-0,  Pas  15  ndeshjeve  të zhvilluara tabelën e  fazës së play off-it  e kryeson UGD Shtipi me  43  e ndjekur  nga Boreci i Velist  që ka  38 pikë, , kampioni në fuqi Strumica  tani me  37 pikë mbanë pozitën e tretë

Në fazën e play out ekipi i Shkëndijës  me fitoren në Strumicë  kundër  Makedonija  Xhio  3-0 në sete ka  regjistruar  fitoren e  katërt  radhazi,  ndërsa Liria e  Zherovjani  me  rezultatin  3-0  në sete  mundi  Vesna Probishtipin,  Fitore   në  cilësinë e  mysafirit  ka regjistruar edhe  klubi i volejbollit Skopje kundër  Janta  Volej.  Në fazën e play out kryeson Shkëndija me  26 pikë para  ekipit Liria të Zherovjanit me  23 pikë.

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV KOha

Continue Reading

Sport

SONTE NIS SPEKTAKLI I PLAY-OFF-IT NË LIGËN E KAMPIONËVE

Published

on

Continue Reading

Sport

MILANO-CORTINA:  AUSTRIA FITON TË ARTËN NË GARËN KËRCIME ME SKI

Published

on

Në garën e re  kërcime  me  ski  në kushte tejet të papërshtatshme  atmosferike,  Austria  arrin të  fiton medaljen e  art, para Polonisë; dhe Norvegjisë.

 Austria ka fituar medaljen e artë në garën e re olimpike në kërcime me ski në Lojërat Olimpike Dimërore Milan–Cortina 2026. 

Dy sportistët austriakë, Stephan Embacher dhe Jan Hoerl, i kanë siguruar vendit medaljen e artë në këtë disiplinë.

Në një mbrëmje dramatike në Predazzo, gara nuk ka arritur të përfundojë plotësisht, pasi raundi i tretë është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Si pasojë, rezultatet e raundit të dytë janë shpallur përfundimtare.

Medalja e argjendtë ka shkuar për Poloninë, ndërsa e bronzta për Norvegjinë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat