Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!

Published

on

Sot është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve! Për herë të parë, kjo ditë e shenjtë shënohet zyrtarisht edhe në seancë të Qeverisë, falë përkushtimit të VLEN-it dhe lidhjes së ngushtë me qytetarët, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
“Sot shënojmë 116 vjetorin e njësimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kjo datë shënon rëndësi të veçantë pasi është një datë e rëndësishme që tregon rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve rreth një ideali. Njësimi i alfabetit të Gjuhës Shqipe është edhe njësim letrar e intelektual i shqiptarëve në të gjithë trojet ku jetojnë ata.
Kjo ditë historike bashkon shqiptarët nga të gjithë trojet me një shtyllë të fuqishme të gjuhës shqipe. Gjuha është element identifikues i një kombi, bazamenti mbi të cilën ndërtohen gjitha elementet tjera.
Vendimet e Kongresit të Manastirit, tregojnë dhe orientimin e shqiptarëve sot e kësaj dite se jemi të orientuar drejtë vlerave perëndimore dhe evropiane.
Përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri e nisin këtë ditë të bekuar me krenari e urime mes shqiptarëve kudo. Aktivitetet do të vazhdojnë me vizitën në Muzeun e Alfabetit në Manastir – aty ku historia jonë është shkruar me përkushtim dhe dashuri për gjuhën tonë të bukur. Pastaj, do të marrim pjesë në një konferencë shkencore për të reflektuar mbi vlerat dhe rëndësinë e kësaj dite, dhe në fund, kjo ditë e madhe do të mbyllet me një ceremoni madhështore në Pallatin e Kulturës në Manastir.
Kjo është një ditë e gëzimit, e këngës dhe e krenarisë. Është një moment ku secili prej nesh duhet ta ndiejë veten pjesë të historisë. Festat e tilla nuk janë të zakonshme – ato na kujtojnë se kush jemi dhe për çfarë duhet të luftojmë.
VLEN është e përkushtuar që gjuha shqipe të jetë aty ku i takon – jo përqindje, por dinjitet! Ne jemi zotuar në zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe ne garantojmë që termi ofendues prej 20 për qind do të hiqet
Urime kjo ditë secilit shqiptarë e shqiptare kudo që jetojnë, në ditë të tilla qofshim të bashkuar gjithmonë!”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VLEN-it.

Lajme nga vendi

Fetai: 2,500 punësime dhe 800 avancime shqiptare po realizohen për disa muaj, apo më shumë se BDI për një mandat

Published

on

Zv.kryeministri Arben Ferai, në një status në rrjetet sociale ka shkruar se Qeveria po realizon 2,500 punësime dhe 800 avancime shqiptare për disa muaj.

“2,500 punësime dhe 800 avancime shqiptare po realizohen për disa muaj, apo më shumë së BDI për një mandat.

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat miratohet në Qeveri brenda një jave.

“Komunat shqiptare po vuajnë nga bollëku: s’po u mjafton koha për të hartuar projekte sa fonde po derdhen nga lart.

Investimet po vërshojnë, rrogat e pensionet po rriten, grantet qeveritare po shpërndahen për çdo shtresë të shoqërisë si ansjëherë më parë.

Advertisement

Por dikush e ka lëshuar timonin e Qeverisë dhe po ëndërron ende që Aliu t’i dhuron gjashtë komuna – Likovë, Saraj, Tearcë, Gostivar, Vrapçisht dhe Strugë – që sipas thashethemeve, do të tkurren në dy, me njërën prej tyre që edhe ashtu është e lëshuar me qira. A ka patur ndonjëherë salto mortale më të madhe se kjo?”, ka shkruar Fetai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria miratoi Strategjinë e Re për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme

Published

on

Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë e miratoi Strategjinë për Forcimin e Kapaciteteve për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë për periudhën 2025-2028, së bashku me Planin e saj të Veprimit, njoftoi zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai.

Ky dokument, siç bën të ditur, e pasqyron angazhimin e palëkundur të Qeverisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke fuqizuar institucionet përgjegjëse përmes një qasjeje të strukturuar dhe sistematike, që synon rritjen e efikasitetit në konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor i Qeverisë. Për këtë arsye, sigurimi i kushteve dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është në qendër të përpjekjeve tona. Për këtë arsye, ne po forcojmë mekanizmat e monitorimit dhe mbikëqyrjes, duke themeluar Këshillin Kombëtar për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë, i cili do të sigurojë zbatimin e suksesshëm të objektivave të përcaktuara”, theksoi Fetai.

Njoftoi edhe se kabineti i tij do të luajë një rol qendror në koordinimin dhe mbështetjen e këtyre përpjekjeve, duke garantuar angazhim të vazhdueshëm për realizimin e kësaj strategjie.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në tremujorin e parë për 4,8 për qind është uliur qarkullimi nga shitja e shërbimeve, rritje ka në sektorin Agjencitë turistike dhe turoperatorët

Published

on

Qarkullimi nga shitja e shërbimeve është ulur për 4.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025 në karahasim me tremujorin e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, në krahasim me tremujorin e njejtë të vitit 2024, rritje më të madhe të qarkullimit në shërbime prej 20.1 për qind ka në sektorin Agjencitë turistike, organizues të udhëtimeve (turoperatorë) dhe shërbime të tjera rezervimi, si dhe veprimtari lidhur me to.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në tremujorin e parë të këtij viti në raport me tremujorin e njejtë të vitit të kaluar rritje prej 11.4 për qind në qarkullim të shërbimeve ka në sektorin Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyesse.

Continue Reading

Më të lexuarat