Lajme nga vendi
Ansambli Muzikor -Tetovë, shënoi festat e nëntorit
Institucioni Nacional “Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Tetovë, në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë, realizoi koncertin festiv “NËN TINGUJT E NËNTORIT”, me të cilin u shënuan datat historike të kombit shqiptar.Përpara publikut intepretoi orkestra simfonike nën drejtimin e dirigjentëve Agona Çupi dhe Premtim Etemi, si dhe solistët e njohur: Besarta Murtazani, Jetmir Rexhepi, Leotrim Zejnulla, Diana Malollari Pajaziti dhe Betim Shabani.Gjithashtu në këtë koncert si mysafir mori pjesë dhe u prezantua okteti koral “Ilirikum” – Tetovë. Në repertoarin artistik u luajtën vepra maestrale të kompozitorëve të njohur shqiptarë si Çesk Zadeja, Prenk Jakova, Lorenc Antoni, Avni Mula dhe shumë të tjerë.
Jeton Pustina- Ky koncert u realizua për nder të festave më të mëdha të popullit shqiptar, 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip dhe 28 Nëntori – Dita e Flamurit.”Institucioni Nacinal Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – Tetovë mbetet i përkushtuar në pasurimin e ofertës kulturore, promovimin dhe afirmimin e veçorive të gjuhës dhe alfabetit të shqiptarëve, por edhe të veçorive identitare të të gjitha komuniteteve që janë pjesë e pandashme e pasurisë gjuhësore dhe diversitetit kulturor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.” tha nëe deklaratën e tij për mediat UD drejtori i këtij institucioni Ardian Ismaili.Projekti u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.TV KOHA
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

