Connect with us

Lajme nga vendi

Mexhiti: Është anuluar leja për bazën e asfaltit në Vizbeg

Published

on

Qeveria anuloi vendimin për ndërtimin e bazës së asfaltit në zonën industriale Vizbeg, duke marrë parasysh argumentet e qytetarëve dhe bizneseve se është e dëmshme. Do të kërkojmë zgjidhje tjera, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Mexhiti sot ka vizituar lokacionin ku ishte planifikuar ndërtimi i bazës së asfaltit, para biznesmenëve, banorëve të këtij vendbanimi, nga ku tha se “jemi këtu për të treguar se dimë të dëgjojmë qytetarët dhe biznesin”.

“Si Qeveri kemi marrë në shqyrtim argumentet dhe kemi vendosur ta anulojmë si zgjidhje, të kërkojmë një tjetër. Jemi pro biznesit, por jo në dëm të shëndetit dhe natyrës”, tha Mexhiti.

Mexhiti po ashtu ka treguar se do të kenë takime më të shpeshta dhe do të diskutojnë për problemet tjera institucionale, siç është rruga dhe qasja në zonën ekonomike të Vizbegut.

Dragan Cvetanovski nga Shoqata e afaristëve të zonës industriale Vizbeg, tha se dislokimi i bazës së asfaltit për ta do të thotë hapi i parë për kthimin e bashkëpunimit të institucioneve me biznesin.

Advertisement

Cvetanovski po ashtu theksoi se kërkesën që kanë prej para 15 vitesh është ndërtimi i rrugës së re dhe rrugët hyrëse deri në  Zonën Industriale mbeten prioritet kryesor.

Lajme nga vendi

Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Published

on

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Published

on

Ishte më shumë se një politikan, ishte mendimtari, vizionari që një jetë të tërë ia përkushtoj kauzës së drejtë, paqës së mirfilltë, të drejtës që kanë shqiptarët si çdo popull tjetër për të qenë bashkë.
Ka të tillë që për nevoja të politikës ditore Arbën Xhaferin me ose pa vetëdije e lëshojnë në një dimension të shëmtuar. Ai sishte antipodi, ishte maja e mendimit politiko-filozofik rreth së cilit krijoheshin antipode. A ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët.
Trembëdhjetë vite pa Arbën Xhaferin janë po aq vite jetë me porosite e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbën Xhaferin!
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Published

on

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.

Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.

Continue Reading

Më të lexuarat