Lajme nga vendi
Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë

Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, nëpër disa lugina me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës, moti do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 11 deri në minus 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 14 gradë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup është paralajmëruar mëngjes i ftohtë, në disa pjesë të luginës me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës, moti pritet të jetë me diell dhe i qetë. Temperatura minimale është paraparë të bie deri në minus 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 10 gradë.
Në ditët në vijim parashihet moti të jetë i qëndrueshëm dhe kryesisht i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten. Nëpër disa lugina të ketë paraqitje të mjegullës dhe temperatura më të ulëta të ditës. Të premten në fund të ditës, priten reshje të kohëpaskohshme të shiut.
Lajme nga vendi
“Gjatë hapjes së një shtabi në Tetovë, dëmtohet gjelbërimi i parkut”

Drejtori i ndërmarrjes Publike Komunale të Tetovës Samet Bislimi ka akuzuar se gjatë hapjes së një shtabi në Tetovë është dëmtuar gjelbërimi i parkut përpara tij, por edhe kanë lënë një grumbull mbeturinash në park. Bislimi, sot bashkë me disa punëtorë të kësaj ndërmarrje, dolën edhe në terren për ta rregulluar dëmin e bërë ndërsa paralajmëroi edhe dënime për ata që kanë dëmtuar gjelbërimin në park.
Lajme nga vendi
Rriten çmimet e cigareve në Maqedoni

Që nga 29 shtatori, respektivisht prej dje, çmimet e cigareve në vend janë rritur për rreth 10 denarë për paketë, përcjell TV21. Megjithatë, për shkak të rezervave ekzistues me çmimin e mëparshëm, konsumatorët ende nuk ndjejnë plotësisht rritjen. Prodhuesit paralajmërojnë se në ditët në vijim konsumatorët do të nisin ta ndjejnë rritjen e çmimeve.
Rritja e çmimeve prek marka të njohura si Dunhill, Lucky Strike, Pall Mall dhe Rothmans.
Ky ndryshim nuk është rezultat i rritjes së akcizës ose tatimeve shtetërore, por pjesë e politikës së çmimeve të prodhuesve. Analizat e tregut tregojnë se kjo lidhet me rritjen e kostove të prodhimit dhe logjistikës, si dhe me përshtatjen ndaj trendëve të çmimeve në rajon.
Për momentin, disa pika shitjeje ende ofrojnë paketa me çmim të vjetër, por ato pritet të mbarojnë së shpejti.
Lajme nga vendi
Fushata zgjedhore/ Ademi: Politikanët, ndotësit e vërtet të Gostivarit

Sot, kandidati i pavarur për Kryetar të Komunës së Gostivarit Visar Ademi, prezantoi gjendjen alarmante të mbeturinave, borxhin e madh të NP Komunalec dhe planin për zgjidhjen e këtij problemi jetik për qytetarët.
“Sipas të dhënave të grumbulluara, borxhi i NP Komunalec ka arritur mbi 11,000,000 euro, ndërsa punëtorët e pastrimit paguhen vetëm 24,000 MKD dhe punojnë pa sigurim shëndetësor dhe pensional, duke vështirësuar funksionimin e shërbimeve publike dhe mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet. 7 ditë për ta pastruar qytetin dhe fshatrat tona nga mbeturinat. 7 javë për të larguar të gjitha deponitë ilegale. Mbajeni mend fjalën time!”, deklaroi Ademi.
Ademi më këtë rast shtroi pyetjen se si është e mundur që qytete të ngjashme në Evropë janë të pastra dhe të gjelbra, ndërsa Gostivari duket si një deponi
“Kur eci nëpër rrugët e Gostivarit, ndjej trishtim dhe zemërim. Kjo është shtëpia jonë, këtu jetojmë dhe këtu rriten fëmijët tanë. Si është e mundur që qytete të ngjashme në Evropë janë të pastra dhe të gjelbra, ndërsa Gostivari duket si një deponi e madhe? A jemi ne të papërgjegjshëm? Jo! Nuk janë qytetarët fajtorë – janë politikanët e korruptuar dhe administrata që nuk kujdeset. Ata janë ndotësit e vërtetë të qytetit!”, theksoi Ademi duke shtuar se zgjidhja arrihet me me menaxhim profesional, punë të palodhshme dhe përkushtim.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve