Lajme nga vendi
Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas
Vendi më i rrezikshëm për femrat, sipas statistikave të OKB, është shtëpia e tyre. Edhe në Gjermani dhuna ndaj gruas është prezente. Gati çdo ditë një femicid, sipas statistikave.
Në vitin 2022, 48.800 gra në botë prej tyre u shuan nga kjo dhunë, sipas OKB. Edhe në Gjermani gati çdo ditë një grua vritet nga partneri,sipas autoriteteve. Çdo tre minuta një grua apo një vajzë përjeton dhunë.
Dhuna ndaj grave vazhdon të rritet edhe në Gjermani. Këtë e tregon raporti aktual i situatës mbi dhunën ndaj gruas i titulluar “Krimet specifike gjinore ndaj grave në vitin 2023”. Raporti i prezantuar nga Zyra Federale e Kriminalistikës javën e kaluar shfaqet për herë të parë në këtë formë, pasi ai përmban të dhëna edhe për krimet ndaj grave për shkak të paragjykimeve ndaj tyre, si dhe shifra për krimet që kryhen kryesisht në dëm të grave. 322 krime si pasojë e paragjykimeve kundër gruas u regjistruan nga policia vitin e kaluar si dhe 938 delikte të vrasjes së grave, 9 më shumë se në vitin 2022.
“Dhuna ndaj grave na prek të gjithëve. Ne shohim një femicid në Gjermani pothuajse çdo ditë. Çdo tre minuta një grua apo vajzë në Gjermani përjeton dhunë në familje. Çdo ditë më shumë se 140 gra dhe vajza në Gjermani bëhen viktima të një krimi seksual. Ato bëhen viktima sepse janë gra. “Kjo është e padurueshme – dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm,” u shpreh ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser gjatë prezantimit të raportit të situatës aktuale në këtë drejtim nga Zyra Federale e Kriminalistikës.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj gruas u thirr për herë të parë në vitin 1981 nga gratë në Karaibe dhe Amerikën Jugore. Gratë përkujtuan me këtë ditë tre motra që jetonin në Republikën Domenikane që u rrëmbyen, përdhunuan dhe u vranë. Patricia, Minerva dhe Maria Teresa Mirabal vdiqën më 25 nëntor 1960 nga dhuna e ushtarëve të regjimit famëkeq Trujillo, i njohur si regjim diktatorial dhe brutal. Në vitin 1999 kjo ditë aksioni u njoh zyrtarisht nga OKB. Në deklaratat ndërkombëtare dhuna ndaj gruas sot klasifikohet si shkelje e të drejtave të njeriut.Top Channel
Lajme nga vendi
Agjencia për Qasje në Informata tre muaj e bllokuar: Nuk ka drejtor
Agjencia për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik vazhdon të mbetet e bllokuar që nga dhjetori 2025, ende nuk është emëruar udhëheqësi i ri, ndërsa punëtorët nuk marrin rroga. Ankesat nuk trajtohen dhe ueb-faqja nuk punon, raporton Portalb.mk.
Në seancën e fundit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, pika e vetme ishte propozimi për drejtor të Agjencisë, ku kryetari i Komisionit e propozoi Petar Gajdov.
Deputetët e pushtetit ngritën dorën dhe miratuan kandidatin pa diskutim, ndërsa opozita heshti.
Nuk u zgjodh asnjë zëvendësdrejtor, edhe pse kishte katër kandidatë.
Sipas kryetarit të komisionit Gjorgjia Saikoskit, asnjëri nuk përmbushte kriteret, kandidate për zëvendës-drejtoreshë ishte edhe drejtoresha paraprake e institucionit Plamenka Bojçeva.
Për zëvendës-drejtorë u paraqitën edhe Fatmir Zimberi, Ismed Selmani dhe Mile Stojanovski.
Pritet që në vijim drejtori i ri të votohet nga deputetët në seancë plenare.
Agjencia për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik është pa drejtor që nga 25 dhjetori 2025, kur i përfundoi mandati ish-drejtores Plamenka Bojcheva, ndërsa procesi për emërimin e drejtorit apo drejtoreshës së re është zvarritur me muaj.
Paralizimi i këtij institucioni ka ndikuar direkt në punën e mediave, të cilat nuk kanë ku të ankohen në rastet kur institucionet nuk u përgjigjen kërkesave të tyre për informata.
Ndryshe, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, në vitin 2024 ka trajtuar rreth 350 ankesa, ndërsa në vitin 2025 ka trajtuar rreth 580 ankesa nga individë apo organizata të cilëve u ishte penguar e drejta për qasje të lirë në këto informata.
Lajme nga vendi
MPB me detaje tronditëse për vrasjen në Rosoman: Djali 27-vjeçar vetëdorëzohet në polici pasi vrau me thikë nënën e tij
Sot, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Kavadar kanë privuar nga liria personin me iniciale I.R. (27 vjeç) nga Rosomani.
Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Kavadar.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes po e kryejnë prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar dhe ekipi i inspektimit nga DPB.
Lajme nga vendi
Prokuroria mirëpret reagimin e “Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve dhe SHGM-së”
Prokuroria e mirëpret reagimin e Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve dhe SHGM-së.
Prokuroria i mbron të drejtat dhe liritë e njeriut dhe në këtë mënyrë krijon kushte për realizimin e tyre të papenguar.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni4 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota4 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

