Lajme nga vendi
BDI Kumanovë: Përjashtohen nga puna edhe 21 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit
“Vazhdon edhe më tej largimi i të punësuarve shqiptarë nga institucionet shtetërore”.
Kësaj herë për këtë fenomen kanë reaguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Kumanovë të cilët informojnë se nga Shtëpia e Shëndetit janë përjashtuar nga puna 21 shqiptarë.
Siç thonë nga BDI, këto shkarkime ndodhin pikërisht në kohën kur drejtori i këtij institucioni është shqiptar e poashtu dhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.
Reagimi i plotë:
Edhe një ditë e rëndë për Kumanovën
Përjashtohen nga puna edhe 21 shqiptarë prej ISHP “ Shtepia e Shendetit “ ( UREDI )
Gati në 100 ka arritur numri i përjashtimve nga puna të shqiptarëve në Kumanovë.
Këtë ditë edhe më të rënd e bën fakti se drejtori i këtij institucioni është shqiptar, njekohesisht edhe ministri shendetesise shqiptar.
Ja emrat e të përjashtuarve sot:
1.Rami Saiti
2.Hanumsha Jashari Sulejmani
3.Kadri Zekiri
4.Bujar Demiri
5.Ramiz Ramadanoviq
6.Sadat Asani
7.Shenasi Sejdiji
8.Vezira Osmani
9.Advie Memishi
10.Armend Aliti
11.Nexhmije Izairi
12.Rufat Asani
13.Malinda Imerovska
14.Advije Shabani
15.Rijad Amzii
16.Nezire Demiri
17.Marigona Ademi
18.Gzime Xhemaili
19.Besjana Rexhepi
20.Sabile Zenuni
21.Vaxhide Shabani /gazetaexpress/
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

