Lajme nga vendi
Limani: Mos raportimi i dhunës nga viktimat është një nga problemet më serioze, që zakonisht është rezultat i mosbesimit në institucione
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë në një panel diskutimi me rastin e fillimit të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore të organizuar nga Agjencitë e OKB-së në vend, me sloganin: “Nuk ka justifikim. : Merrni masa për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave!”
Fillimi i fushatës u shënua me një diskutim të hapur për domethënien e veprimit të përbashkët kundër dhunës me bazë gjinore, pasuar nga shfaqja e videove të shkurtra, si dhe ekspozita e fuqishme artistike“Vragat e qëndresës, zërat e shpresës” nga Martina Spasovska në Muzeun e qytetit të Shkupit.
Në prezantimin e tij para të pranishmëve, Limani trajtoi hapat kyç të nevojshëm për përmirësimin e reagimit ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje me fokus bashkëpunimin ndërinstitucional.
Duke vepruar kështu, ai theksoi se dhuna ndodh në të gjitha pjesët e shoqërisë, në çdo kulturë dhe grup shoqëror dhe është shpërdorim i pushtetit, i cili ka një efekt shkatërrues, fizik, emocional, financiar dhe social tek gratë dhe vajzat. Për fat të keq, shumë gra dhe vajza ende vuajnë në hije, duke mos ditur për të drejtat e tyre dhe ndihmën që mund të marrin nga institucionet dhe organizatat përkatëse.
“Një fjalë e urtë thotë, në vërtetësi realiteti është ndryshe,,! Ky mendim më erdhi në mendje pas shifrave më të fundit për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje që pasqyrojnë vitin 2024 (janar-shtator), afërsisht kështu: raste të reja të regjistruara 1439 viktima, nga të cilat gra 1040, burra 227 dhe fëmijë 172! Po t’i shtojmë gjithë kësaj edhe numrin e errët të pa raportuar të grave që vuajnë dhunën, i japim vetes të drejtën të vazhdojmë të themi se NUK KA ARSYETIM: TË NDËRMARRIM VEPRIM PËR T’I VËNË FUND DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE!
Ai theksoi se, sipas legjislacionit kombëtar, institucionet kanë mandat që të ndërmarrin masat dhe mekanizmat e parapara të mbrojtjes, me kompetenca individuale të përcaktuara saktësisht, si dhe detyrimet dhe përgjegjësitë për veprim. Ai iu referua rëndësisë që institucionet të veprojnë me vëmendjen e duhur ndaj interesave dhe nevojave të viktimës në marrjen e masave për parandalimin dhe mbrojtjen e grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje.
“Një nga problemet më serioze është mos raportimi i dhunës nga viktimat, që më së shumti është rezultat i mosbesimit në institucione, përkatësisht i mungesës së ndjeshmërisë së zyrtarëve të sektorëve të ndryshëm që veprojnë në rastet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, tha Limani.
I pyetur se ku jemi si shtet në këtë fushë pas 30 vitesh nga miratimi i Deklaratës së Pekinit për Veprim, Limani iu referua të gjitha dokumenteve strategjike që vendi ynë ka miratuar, si Konventa për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (viti 2017), Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhunën në Familje (2021), ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin Penal, Protokolli për bashkëpunim të ndërsjellë të subjekteve kompetente për marrjen e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, Programi për riintegrimin e viktimave të dhunës. Ai tregoi se në periudhën e ardhshme ministria do të fokusohet në hartimin e një Strategjie Kombëtare tetëvjeçare për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, me një plan veprimi për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të parapara në strategji.
“Prioritet i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është që të ketë një procedurë efektive për mbrojtjen e grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje, riintegrimin e tyre në sistem, si dhe të sigurohet parandalimi në drejtim të reduktimit të dhunës”, tha Limani.lajmpress
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

