Lajme nga vendi
Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje për njohje reciproke të patentë shoferëve
Nga data 24 deri më 27 nëntor, Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski me një delegacion të Ministrisë është në një vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi. Kjo është vizita e parë zyrtare në nivel të ministrave të brendshëm që nga pavarësia dhe synon nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të njerëzve dhe emigrantëve.
Gjatë takimit të djeshëm zyrtar ndërmjet ministrit Toshkovski dhe ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan, u nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit dhe për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve ndërmjet dy shtetet.
“Me dëshirën për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga autoritetet përkatëse kompetente të të dy vendeve gjatë një vizite apo qëndrimi në territorin e njërit apo tjetrit shtet, ata nuk do të kenë më nevojë të ndërrojnë patentë shoferin e tyre. Kjo do të thotë se të dyja palët përjashtojnë aplikantët për zëvendësim të patentës së shoferit nga testet teorike dhe praktike dhe nevoja për të kaluar në vendin tjetër në kategoritë A, B dhe BE. Për më shumë se një mijë qytetarë maqedonas që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kjo do të thotë ulje e ndjeshme e shpenzimeve. Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin në siguri dhe luftën kundër terrorizmit hap një hapësirë të madhe bashkëpunimi për shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe parandalimin e krimeve në spektrin nga terrorizmi përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit deri në parandalimin e trafikimit të njerëzve dhe emigrantëve. “, theksoi në takim ministri Toshkovski.
Në takim, ministri Toshkovski kërkoi që të shqyrtohet mundësia e anulimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë për Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim të zhvillimit më intensiv të bashkëpunimit turistik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet dy vendeve tona.
Gjithashtu, delegacioni i Ministrisë së Brendshme vizitoi Departamentin e Lumturisë, Departamentin e Inovacionit dhe Drejtorinë e Operacioneve të Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku u njoh menjëherë me punën e tyre dhe zgjidhjet inovative që kanë zbatuar, duke u udhëhequr mbi të gjitha nga nevojat e qytetarëve dhe kënaqësia e tyre me shërbimet e ofruara nga Ministria.

Lajme nga vendi
NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT
Lajme nga vendi
Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip
Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.
Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.
Lajme nga vendi
Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027
Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.
Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.
“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.
Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

