Lajme nga vendi
Sadije Aliti promovon krijimtarinë poetike në Stamboll

Krijimtaria letrare, portret letrar i poetes tetovare Sadije Aliti u promovua në Stamboll, njëherit u përurura edhe botimi më i ri, libri me poezi“Diell dashurie –Aşkgüneşi”. Në hapësirat e Shoqatës “Üsküp Kültûr ve Dayanışma Derneği” në Stamboll, që tubon në një vend bashkë popujt nga Ballkani dhe shqiptarë nga e gjithë hapësira shqiptare në një ambient të ngrohtë e kulturor u organizua mbrëmja letrare, portret letrar i Sadije Alitit, vargje dashurie. Në këtë mes të pranishëm ishin mosha e profesione të ndryshme, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, Drejtori i Qendrës informative kulturore në Stamboll, mysafirë e gazetarë televizioni.
Drejtori i Qendrës informative kulturore në Stamboll, Dime Ratajkoski në fjalën përshëndetëse mes tjerash bëri të ditur se: “Në këtë mbrëmje jemi në shoqëri me fjalët dhe me poezitë e Sadijes, e cila di të na befasojë të gjithëve. Me poeten Sadije, jemi kolegë jo vetë të pendës por edhe të profesionit sepse një kohë të gjatë të dy kemi punuar në sferën e gazetarisë, a gazetarët nganjëherë janë krijues shumë të mirë, këtë e dëshmon autorja me opusin e saj të gjerë krijues dhe me librat e botuar e të përkthyer në shumë gjuhë e dëshmon këtë më së miri. Nga gjithsejtë 25 titujt e botuar, shpresoj se ajo edhe me shumë do ta zgjerojë krijimtarinë e saj me tituj të rinj, uroj që vargu i Sadijes të depërtojë deri te zemra e lexuesve”. Pastaj ai tregoi edhe për agjendën e aktiviteteve të kësaj qendre që po realizohen gjatë kësaj periudhe. Kryetari i shoqatës, Naim Araz theksoi se është i rëndësishëm ky takim, ky promovim që po bëhet te hapësirat e shoqatës dhe uroi edhe për bashkëpunime të mëtutjeshme. Ai tha se emrin e autores e ka të njohur edhe përmes aktiviteteve humanitare në Shoqatën Humanitare El Hilal në Maqedoni, me të cilën bashkëpunojnë një kohë të gjatë.
Autorja e librit faleminderoi të gjithë bashkëpunëtorët për realizimin e këtij aktiviteti letrar duke theksuar se aktivitetet kulturore ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe afrojnë kulturat dhe traditat e popujve të vendeve tona.
“Libri im është botuar në gjuhën shqipe dhe turke, është botuar këtu në Stamboll nga Shtëpia botues “Artshop” nën përkujdesjen e Vedat Akdamar, përmes kulturës njerëzit e njohin njëri tjetrin dhe afrohen mes tyre përmes artit. Stambolli ndër shekuj ka qenë një qendër kulturore ku janë shkolluar e arsimuar shumë emra të njohur të kulturës dhe letërsisë shqipe të cilët edhe për popullin shqiptar dhe popullin turk kanë krijuar shumë histori, kulturë e art, uroj që libri të lexohet edhe te ata që e njohin gjuhën shqipe, por të lexohet edhe nga lexuesi turk, libra do të shpërndahen edhe te ato qendra ku mësohet gjuha shqipe përmes kurseve të gjuhës shqipe”.
Shkëputje nga recensionet e librit në gjuhë shqipe e turke nga redaktori i librit Rami Kamberi dhe recensenti i librit dr.Behixhudin Shehapi lexuan Delfina Çerkezi studente që ndjek studimet post diplomike në Stamboll dhe Elbi Yankı, gaezar dhe aktor në Tv Rumeli. Njëherit edhe poezitë u lexuan nga këta tërinj të përcjellur nën tingujt e bukur të instrumentit të sharkisë nga zonja Banu Vulaş Taşpinar .Programin e moderoi aktorja tetovare që ndjek studimet posdiplomike në Stamboll, Shpresa Hashimi.

Lajme nga vendi
MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.
Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.
“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.
Lajme nga vendi
Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Lajme nga vendi
I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve