Lajme nga vendi
VLEN: BDI ka mbajtur peng shqiptarët me kontrata në vepër
BDI për 20 vjet pushtet ka përdorur shqiptaret për vota, me qellim kushtëzimit dhe votimit për partinë, i ka mbajtur në “stand by”.
VLEN premton zgjidhjen e të gjitha padrejtësive ndaj shqiptarëve që janë lënë pezull pa moszgjidhjen e statusit të tyre për marrëdhënie pune nga BDI.
Kjo është një plagë e dhimbshme që BDI e ka lënë trashëgimi për gjithë shqiptarët. Kjo është plagë e manipulimit me bukën e gojës të shqiptarëve. BDI ka manipuluar me mbijetesën e shqiptarëve. I tillë ishte edhe rasti i fundit i 21 të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, ku BDI në kundërshtim me ligjin i ka manipuluar këta shqiptarë duke iu dhënë kontrata në vepër pa pëlqimin e Ministrisë së Financave. Si drejtues, kemi për detyrë të sigurojmë ligjshmërinë dhe transparencën në menaxhimin e fondeve publike dhe të parandalojmë çdo parregullsi që mund të dëmtojë buxhetin publik. Ndërprerja e këtyre kontratave është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur buxhetin dhe për të përmbushur obligimet ligjore.
VLEN nuk do të luaj me fatin e shqiptarëve duke i mbajtur peng, por siguron se këtyre shqiptarëve që BDI i ka mbajtur peng, do t’ju sigurohet vend pune në përputhje me ligjin për marrëdhënie pune.
Shqiptarët meritojnë jetë të dinjitetshme, meritojnë më mirë.
VLEN është garanca për mirëqenie të shqiptarëve dhe për një jetë ndryshe.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

