Lajme nga vendi
Autoritetet do të ashpërsojnë kontrollet për cilësinë e karburanteve në Maqedoni
Nën patronazhin e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim mes Byrosë për Metrolorgji dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Marrëveshje për shfrytëzimin e laboratorisë për testim të cilësisë të karburanteve të lëngshme, ka për qëllim përforcimin e kontrolleve për cilësinë e karburanteve të lëgshme dhe të sigurojë siguri më të madhe për konsumatorët.
Siç informojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Marrëveshjen e kanë nënshkruar drejtorët e dy institucioneve – Vllatko Stojkoski nga Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Sedad Rushani nga Byroja për Metrologji, në prani të ministres së Sanja Bozhinoska, me çka e kanë formalizuar bashkëpunimin e drejtuar drejt konrollit më të madh dhe transparencës në sigurimin e karburanteve të lëngshme cilësore.
“Me këtë hap, shteti dërgon mesazh të qartë: karburantet jocilësore nuk kanë vend në tregun vendor. Konsumatorët marrin cilësi dhe siguri, ndërsa institucionet tregojnë se janë të përkushtuar në standarde më të larta dhe mbrojtje më të mirë të interesi publik”, theksoi Bozhinovska.
Në pesë vitet e kaluara edhe krahas marrëveshjeve të lidhura për bashkëpunim, janë realizuar numër i konsiderueshëm i analizave të karburanteve të lëngshme, ndërsa me këtë marrëveshje parashikohet rritje e vëllimit të verifikimeve inspektoriale. Ekipet inspektuese do ta përdorin laboratorinë për mostrim dhe testim konform planeve vjetore të përcaktuara paraprakisht, por ehde për inspektime të jashtëzakonshme.
“Sipas planit për vitin 2025, që është pjesë përbërëse e marrëveshjes, do të kryhen rreth 220 analiza të cilësisë së karburanteve, me të cilat vendosen standarde më të larta për respektimin e rregulloreve dhe standardeve maqedonase”, tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski.
Drejtori i Byrosë për Metrologji, Sedad Roushani, theksoi se me këtë marrëveshje, Byroja për Metrologji vë në shërbim të ekipeve inspektuese laboratorin e saj – atë lëvizshëm dhe fiks.
“Laboratori është i akredituar për 26 metoda testimi dhe do të mundësojë analiza të shpejta dhe precize të cilësisë së karburanteve direkt në terren”, theksoi Rushani.
Duke përdorur laboratorin e akredituar të Byrosë për Metrologji, ekipet e inspektimit do të kryejnë testime të detajuara dhe të shpejta në terren, duke siguruar kontrollin e cilësisë dhe duke dërguar një mesazh të qartë se karburantet nën standard nuk kanë vend në tregun tonë.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

