Lajme nga vendi
VLEN: Në Kumanovë makinat u dogjën nga familjari Xhelal Bajarmit!
“BDI nga pozita kur ishte në pushet shkatërruan mirëqenien e qytetarëve, duke shkaktuar krizë të thellë ekonomike. Tani nga opozita po tenton të shfrytëzojë rastet e ndjeshme për pikë të ulëta politike duke krijuar pasiguri dhe frikë te qytetarët. Pra, për përmbushje të misionit të caktuar për ta bërë këtë vend të pa jetueshëm. Por, fatmirësisht jemi ne që mbrojmë dhe kujdesimi për qytetarët.
Kujdesi nuk është vetëm fjalë por edhe vepër, e kjo u dëshmua sot kur nga përgjegjësia e lartë e profesionalizmi i pakompromist i organeve të hetuesisë u zbardhë një rast që zbardh shumëçka. Me arrestimin e personit që ka vë zjarrin veturave dhe një lokali në Kumanovë zbardhet e vërteta e shumë pritur për qytetarët e këtij vendi, por edhe të gjithë të tjerëve”, thuhet ne reagimin e VLEN-it.
“Мe Qeverinë e re, si çdo rast tjetër edhe ky rast u hetua në kohë rekorde me çka situata qartësohet edhe më shumë edhe më mirë. I arrestuari është familjar i prokurorit, Xhelal Bajramit, vetura e të cilët poashtu është e djegur. Por, si rezultat i teatrit falso ky i fundit nuk është proncuar askund për të ngritur dyshime në mënyrë që të krijojë terren të pastër për partinë e tij që të mbajnë konferenca për shtyp e të trazojnë qytetarët kinse situata ka dalë prej kontrolli.
Opinioni tani do ta ketë edhe më të qartë se nga cilat qendra jepen urdhëratë për prishje të rendit dhe qetësisë. Sepse, është absurd në vete të shfrytëzohen rastet e tilla për të mbjellë frikë deri në palcë te qytetarët. Pasi, sipas parimit të funksionimit të tyre, qytetarët e frikësuar janë më lehtë të manipuluar. E këtë nuk e lejuam ne si VLEN e Qeveri aktuale e as nuk do ta lejojmë asnjë tentim të tillë të ngjashëm në të ardhmen”, vijon reagimi i VLEN-it.
“I bëjmë thirrje BDI-së të luaj rol konstruktiv në opozitë, pasi shoqëria jonë si aspirate për anëtarësim në familjen evropiane ka nevojë për një opozitë serioze e të përgjegjshme. Por jo me figura të kontaminuara dhe me këso ide të kalbura që nuk prodhojnë rezultat, nëse vazhdojnë kështu BDI do qëndrojë edhe gjatë kohë në opozitë.
Ka kaluar koha kur shqiptarët keqtrajtoheshin dhe dënoheshin pa asnjë faj. Shqiptarët me VLEN-in në qeveri janë të sigurt dhe të mbrojtur.
VLEN është garanci e shqiptarëve për një jetë më dinjitoze, në paqe, me progres dhe stabilitet!”, mbyllet reagimi i VLEN-it.
Lajme nga vendi
NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT
Lajme nga vendi
Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip
Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.
Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.
Lajme nga vendi
Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027
Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.
Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.
“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.
Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

