Lajme nga vendi
VLEN për herë të parë sjellë “shportën e Vitit të Ri” për t’i ndihmuar qytetarët!
Koalicioni VLEN po dëshmon që fjala e dhënë duhet të mbahet, prandaj po punon me përkushtim dhe zell drejt realizimit të plotë të premtimeve që burojnë nga fushata elektorale. VLEN kujdeset që qytetarët e vendit të kenë shpenzime më të ulëta pikërisht gjatë kohës së festave. Për këtë arsyeje VLEN për qytetarët sjellë dhuratën më të mirë për festat e fundivitit “Shportën e Vitit të Ri”.
Në uljen e çmimeve janë përfshirë produktet themelore ushqimore nga grupe të ndryshme të produkteve. VLEN po kujdeset që çmimet e produkteve bazë të jenë më të lira gjatë festave të fundvitit, duke vendosur edhe standarde të reja të kujdesit për qytetarët. Që me automatizëm çrrënjosim metodat e prapështa të instaluara nga BDI kur talleshin me qytetarët. Ndihmë e konsideronin uljen e çmimit të mishit të delfinit, këtë e bënte Kreshnik Bekteshi nga BDI. Mbase, e kanë ndihmuar veten, sepse qytetarët e zakonshëm vështirë e rrallë herë për të mos thënë asnjëherë “atakoheshin” me mish delfini.
Përmes “Shportës së Vitit të Ri” qytetarët tanë do të kenë tavolina më të mbushura gjatë festave që po na presin. Lista e produkteve më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë për qind.
Shporta konsumatore e Vitit të Ri është një ulje aksioni e çmimeve të produkteve të caktuara ushqimore, që do të jetë e vlefshme një muaj, respektivisht në periudhën nga 15 dhjetori i vitit 2024 deri më 15 janar të vitit 2025, në një kohë kur përputhen disa festa. Grupet e produkteve u përmblodhën në Listën e produkteve ushqimore duke përfshirë më shumë se 650 produkte, të ofruara nga gjithsej 59 kompani, prodhues dhe shpërndarës.
Produktet në listë që do të ofrohen në raftet e zinxhirëve tregtarë do të shënohen me afishe dhe logo “Më pak harxhime, më shumë për ty”. VLEN vazhdimisht edhe në periudhën e ardhshme do të angazhohet për çmime më të lira për qytetarët tanë.
VLEN kujdeset për mirëqenien dhe standardin më të lartë të qytetarëve. VLEN tani ka kaluar në veprim.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

