Connect with us

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: FITOJNË UNIVERSITETI I TETOVËS DHE SHKËNDIJA

Published

on

Dy skuadrat tetovare në Ligën e parë të volejbollit vendor me fitoret kundër Rabotniçkit  dhe Vardarit  edhe zyrtarisht kanë  siguruar pjesëmarrje në fazën play off.

 Mbrëmë në Tetovë janë zhvilluara dy ndeshje të kampionatit vendor të volejbollit  në kategorinë e meshkujve.  Ekipi Universiteti i Tetovës  ka  zhvilluar ndeshjen e anuluar me Rabotniçkin, ndërsa Shkëndija ka zhvilluar ndeshjen e xhiros së 11-të me Vardarin  e Shkupit më çka kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e play off-it

Skuadra studentore Universiteti i Tetovës me një lojë të shkëlqyeshme shënoi fitore 3-1 në sete 25:14 21:25 25:22 dhe 25:21 kundër ekipit të Rabotniçkit. Në javën e  11-të është mysafire e liderit Strumica. Universiteti i Tetovës në 10  xhirot e  zhvilluara  të sezonit vjeshtor ka  7 fitore dhe  3 humbje.

 Nga ana tjetër ekipi i Shkëndijës pasi që shënoi 50 vjetorin e  themelimit mbrëmë në sallën sportive te gjimnazi i Tetovës në ndeshjen e parë të javës së 11-të mundi e me lojë rutinore mundi ekipin e Vardarit me rezultat maksimal 3-0 në sete 25:13, 25:20 dhe 25:19.  Për ekipin kuqezi ishte kjo fitorja e 9-të sezonale  kundrejt  2 disfatave dhe përforcon pozitën e vet në katër ekipet e para.

 Nndeshjet tjera të javës së 11-të takohen: Janta Volej – Rabotniçki,  UGD Shtipi – Susheva, Vesna Probishtip – Makedonija  Xhio dhe Boreci – Skopje

Advertisement

Liria e  Zherovjanit  është e lirë.

 Rezultatet e mbrëmshme

Shkëndija – Vardari 3-0 në sete  25:13, 25:20 dhe 25:19

Universiteti Tetovës – Rabotniçki 3:1 në sete 25:14 21:25 25:22 dhe 25:21

 Shaban Sinani / TV Koha

Advertisement

Lajme nga vendi

NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT

Published

on

Qytetarë të shqetësuar kanë alarmuar institucionet mëngjesin e sotëm, duke dërguar materiale fotografike që dëshmojnë për ndotje të lumit Vardar në territorin e Gostivarit.
Pas denoncimeve, Komuna e Gostivarit ka reaguar menjëherë, duke angazhuar shërbimet inspektuese për të verifikuar gjendjen në terren dhe për të identifikuar burimin e ndotjes.
Nga Komuna theksojnë se mbrojtja e lumit Vardar mbetet prioritet, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të rëndësishme të përbashkëta dhe simbol të qytetit.
Autoritetet lokale paralajmërojnë masa të rrepta ndaj çdo subjekti apo individi që rezulton përgjegjës për ndotjen. “Nuk do të lejojmë degradimin e lumit nga papërgjegjësia e askujt. Çdo shkelje do të sanksionohet pa kompromis”, thuhet në reagimin zyrtar.
Inspektimet pritet të vijojnë edhe gjatë ditës, ndërsa rezultatet e para nga verifikimet në terren pritet të bëhen publike në vijim.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip

Published

on

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.

Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027

Published

on

Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.

Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.

“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.

Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat