Lajme nga vendi
Ejupi: Me shembuj personalë të nxisim dhe zhvillojmë ndërgjegjësimin për mjedisin
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, iu bashkua aksionit për mbjelljen e drunjve që u zhvillua në një lokacion afër Kokinos. Me mbjelljen e 1000 fidaneve të fundit, u përmbyll aksioni i këtij viti për pyllëzimin “Sonçeva Gora”, si pjesë e “Pastrimi genjeral në fundjavë 2024”, aksioni më i madh dhe më masiv vullnetar për mbrojtjen e mjedisit në Maqedoni dhe Ballkanin Perëndimor.
– I përshëndes të gjithë partnerët dhe të gjithë pjesëmarrësit në aksione, sepse të gjithë këtu na bashkon dëshira e fuqishme për të nxitur dhe zhvilluar ndërgjegjësimin për mjedisin me shembuj personalë. Mbeturinat nuk kanë vend në natyrë,” theksoi Ejupi në fjalimin e tij, duke shtuar se çdo vend ku mbeturinat janë hedhur në mënyrë të papërshtatshme mund të bëhet një oazë e pastër dhe e gjelbër, ku do të kalojmë me kënaqësi kohën tonë të lirë.
Ai theksoi se në rrugën tonë drejt Evropës, duhet të sillemi në mënyrë evropiane dhe të jemi shembull për të rinjtë tanë.
Këtë vit, për herë të tretë në aksionin vjeshtor “Sonçeva Gora”, mbillet një pemë për çdo 10 kilogramë mbeturina të mbledhura gjatë “PASTRIMIT GJENERAL NË FUNDJAVË”. Pyjet Kombëtare tashmë kanë mbjellë më shumë se 100.000 pemë (pisha e zezë, pisha e bardhë dhe selvi e Arizonës) në një sipërfaqe prej 51 hektarësh, ndërsa me 1.000 fidanët e fundit, përmbyllet aksioni.
Aktivitetet “Pastrimi Gjeneral në Fundjavë” dhe “Sonçeva Gora” organizohen nga Men end Mountain, së bashku me partnerët kryesorë strategjikë, “Pivara Shkup” dhe “Pakomak”, dhe realizohen me mbështetje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Pyjet Kombëtare, institucione të tjera dhe vullnetarë.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

