Lajme nga vendi
Ishin të pasigurta, AUV shkatërron produkte ushqimore dhe shqipton 23 gjoba për shitoret
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave kanë bërë të ditur se janë shqiptuar 23 gjoba në dyqane ushqimore, dhe janë asgjësuar 30 kilogram (mish i ngrirë, prodhime të qumështit, mish i përpunuar) produkte ushqimore të pasigurta. Nga AUV theksojnë se janë kryer 192 inspektime të jashtzakonshme, ku janë kontrolluar plotësimi i kërkesave higjienike për sigurinë ushqimore, kërkesat shëndetësore për punonjësit, temperatuara e ruajtjes së ushqimit si dhe afati i përcaktuar i ruajtjes së produkteve, përcjell TV21.
Nga kontrollet, shtojnë nga AUV se 12 prej tyre nuk ishin të regjistruara në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari si operator ushqimor, në 9 objekte punonjësit nuk kryenin kontrolle të detyrueshme shëndetësore, dhe po 9 objekte nuk plotësonin kërkesat higjinike për sigurinë ushqimore.
“Për parregullsitë e konstatuara janë dhënë gjithsej 30 vendime me masa të udhëruara për heqjen e tyre, si dhe janë shqiptuar 23 gjoba. Janë asgjësuar 30 kilogramë produkte të pasigurta (mish i ngrirë, bulmet, mish i përpunuar) dhe mbi 66 litra kos”, shtojnë nga AUV.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

