Lajme nga vendi
INCIDENTE NË MANASTIR, SULMOHET EKIPI KB “ÇAIRI 2030”
Në Manastir nga tifozë të klubit të basketbollit Pelisteri është sulmuar ekipi KB ‘’Çairi2030’’, gjatë ndeshje dhe pas ndeshjes ku është dëmtuar edhe autobusi i skuadrës nga Çairi.
Klubi i basketbollit “Çair 2030” në një ndeshje me tensione, ofendime, hedhje të gjësendeve të ndryshme gjatë lojës nga publiku i pranishëm ka pësuar humbjen e dytë sezonale në Manastir në përballjen me Pelisterin në kuadër të javës së 9-të të kampionatit vendor në Super ligën e basketbollit vendor në kategorinë e meshkujve. Provokimet kanë vazhduar edhe pas ndeshjes kur persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë pas autobusit duke shkaktuar dëme material dhe duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve
ERHAN RAMADAN – TRAJNER I KB ‘’ÇAIRI 2030’’ 0.24 1.14
‘’ Ne në at ndeshje ishim të fokusuar vetë për fitore por në sport ka edhe humbje. Por kisha dashtë të potencojë aty nga tifozeria e Pelisterit ishim të fyer. Ishin disa gjëra të forta të cilat janë drejtua lojtarëve tonë, janë hedhur drejtë lojtarëve tonë. Delegati i kësaj ndeshje për fat të keq në asnjë moment nuk e pa të arsyeshme ta ndërpretë lojën, në asnjë moment nuk e pa të arsyeshme që ta shprasë tribunën , meqenëse janë hedhur gjësende të forta dhe atë paramendoni me karrige janë sulmuar lojtarët tanë.
Trajneri i klubit të basketbollit Çairi 2030, thotë se ndaj këto gjëra në vazhdimësi ndodhin kundër neve pasi si dikujt i pengojmë
ERHAN RAMADAN – TRAJNER I KB ‘’ÇAIRI 2030’’ 1.15 – 1.52
‘’Për fat të keq kjo po ndodhë dhe po vazhdon të ndodhë ndaj neve, dikujt po i pengojmë kjo është punë që po shihet. Por ne do të vazhdojmë punën tonë . Edhe pastaj ishim me përcjellje të policisë dhe në fakt edhe me përcjelljen e policisë ishim të sulmuar nga tofozëria e njëjtë e Pelisterit me gurë. Autobusi jonë është i sulmuar me gurë. Ne apelojmë që këto gjëra nuk janë të hijshme për sport. Ne do të vazhdojmë të punojmë ne do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin të arrijmë qëllimet tona’’
Trajneri Ramadani premtoi se përkundër këtyre ndodhive klubi i tij në mënyrë profesionale do të vazhdoj me garat dhje do të luftojmë për pozitën e parë. Kujtojmë se skuadra shqiptare ndeshjen e radhës e luan ndaj Kumanovës në Çair.
Lajme nga vendi
Dy orë pritje për të kaluar në Qafë Thanë, shqiptarët drejt Maqedonisë së Veriut për naftë dhe ushqime
Fluks i lartë qytetarësh është shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanës. Sipas informacioneve, radhët janë krijuar si pasojë e nevojës për të blerë naftën dhe ushqimet me çmime më të ulëta, të cilat janë rritur në vend por edhe nëpër botë për shkak të luftës në Iran.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, radha e makinave për të kaluar kufirin është kilometrike. Sipas raportimeve qytetarëve u duhet mbi 2 orë për të kaluar nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Një situatë e tillë raportohet edhe Kakavijë.
Lajme nga vendi
Pendarovski: Pa ndryshime thelbësore, LSDM rrezikon zhdukjen
Ish-presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një paralajmërim të fortë udhëheqjes së LSDM-së, duke theksuar se partia ndodhet në një kryqëzim kritik dhe pa ndryshime të thella mund të përballet me rënie të mëtejshme dhe margjinalizim politik.
Pendarovski vuri në dukje një paradoks: edhe pse VMRO-DPMNE ka humbur pjesë të mbështetjes së saj tradicionale, LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë dhe të tërheqë votuesit opozitarë.
“Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, theksoi ai.
Ish-presidenti shtoi se problemi nuk është vetëm në komunikim, por edhe në thelbin e veprimit politik, strategjinë, vendosjen e kuadrove dhe mënyrën se si partia i drejtohet publikut.
Ai paralajmëroi se me trendin aktual të uljes së mbështetjes, LSDM rrezikon një rezultat edhe më të keq në zgjedhjet e ardhshme.
“Ekziston një rrezik real që partia të zhduket ose të futet në margjinën statistikore të gabimit”, përfundoi Pendarovski.
Lajme nga vendi
FILIPÇE: MASA TË VONUARA – QYTETARËT TASHMË PAGUAJNË ÇMIMIN!
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar Qeverinë dhe Kryeministrin Mickoski për implementimin e ngadaltë të masave ekonomike që do ta lehtësonin situatën financiare të qytetarëve. Sipas tij, qytetarët tashmë po ndjejnë spiralen e çmimeve të shkaktuar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë ushqimore.
“Çmimi i naftës tek ne është rritur për 34,5%, pra nga 71 në 95,5 denarë. Nga transporti dhe bizneset e kompanive, deri te ajo që qytetarët e ndjejnë më së shumti: shtrenjtimi i produkteve bazë ushqimore.
Para krizës, buka e bardhë prej 500 gramësh kushtonte 34 denarë, ndërsa tani në disa markete shkon në 47,5 denarë. Vaji nga 77,5 në 110 denarë. Vezët nga 220 në 290 denarë. Mielli nga 40 në 52,5 denarë, ndërsa qumështi me 3,2% yndyrë nga 67,5 në 82,5 denarë. Rritje drastike ka edhe te perimet dhe frutat: domatet nga 130 në 235 denarë, ndërsa mollët vendase nga 45 në 70 denarë.
Kjo është dëshmi se qytetarët janë lënë të përballen vetë me situatën. Se as kryeministri dhe as kushdo tjetër në qeveri nuk kanë vullnet – e jam i bindur se nuk kanë as kapacitet – për t’i ndihmuar qytetarët, për të hartuar dhe zbatuar masa që do t’i zbusnin këto goditje të çmimeve.
Ka pasur një rritje të pagës minimale prej 1.667 denarësh. Me këtë nuk arrihet asgjë. Shporta e konsumit ka arritur pothuajse në 68.000 denarë. Duke pasur parasysh se më parë është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, si dhe i ngrohjes qendrore, kjo rritje nuk sjell ndonjë përmirësim real – qytetarët nuk e ndjejnë atë në jetën e përditshme” – tha në një press-konferencë, lideri socialdemokrat Venko Filipçe.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

