Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Nuk duhet të lejojmë që kryetarët e komunave të bëhen sundimtarë lokal, as statistë në proceset

Published

on

Nuk duhet të lejojmë që kryetarët e komunave të bëhen sundimtarë lokal, as statistë në procese, por faktorë zhvillimi dhe zgjidhjeje të problemeve. Kështu ka thënë sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në konferencën vjetore të Vetëqeverisjes lokale dhe decentralizimit në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, e titulluar “Drejt vetëqeverisjes së qëndrueshme lokale: sfida, mundësi dhe strategji për të ardhmen”.

“Ne tregojmë me shembull se punojmë për të gjitha komunat. Përmes Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale menaxhohet një proces i cili si Qeveri e realizojmë për 250 milionë euro investime kapitale, ku mjete kanë marrë të gjitha komunat që kanë plotësuar kushtet, duke treguar se për ne prioritet është zhvillimi lokal”, nënvizoi ai.

Kryeministri theksoi se vetëqeverisja lokale është zemra e zhvillimit lokal. Ajo është këtu, tha, për të njohur dhe plotësuar nevojat e secilit qytetar, për të përmirësuar jetën në komunat tona dhe për të ofruar shërbime të cilat janë të shpejta, efikase dhe të arritshme për të gjithë.

Vizioni, është, nënvizoi ai, të ndërtohet një vetëqeverisje lokale që do të jetë partner i vërtetë i secilit qytetar. Të krijohen kushte ku komunat nuk do të jenë thjesht administratorë, por protagonistë aktivë të rritjes ekonomike, të inovacionit dhe kohezionit social.

“Gjërat që i trashëguam në aspektin e vetëqeverisjes lokale dhe atë që qeveritë e mëparshme kanë ndërmarrë në këtë drejtim, mund të them se nuk janë të mira. Për një kohë të gjatë, komunat kanë qenë objekt i një tregtie politike dhe mbështetja e pushtetit qendror është varur ekskluzivisht nga fakti nëse udhëheqësit e njësive të vetëqeverisjes lokale bashkëpunojnë me ato të pushtetit qendror. Prandaj, do të kujtoj se si ish lider i opozitës, kam njohuri me atë që kanë kaluar krerët e komunave në këtë drejtim”, theksoi ai.

Advertisement

Dhe në këtë drejtim, theksoi, çmimin më të madh e kanë paguar qytetarët.

Duhet të them se kjo mbetet në të kaluarën dhe nëse duam zhvillim, ai do të jetë i plotë me të gjithë aspektet dhe faktorët e përfshirë në të. Po bëjmë përpjekje të konsiderueshme për të forcuar rolin e autoriteteve lokale. Përmes decentralizimit financiar, investimeve në infrastrukturë dhe digjitalizimit të shërbimeve, treguam për një periudhë të shkurtër se zhvillimi i vetëqeverisjes lokale është prioriteti ynë”, nënvizoi Mickoski.

Por, shtoi kryeministri, ka mbetur ende shumë punë.

“Para nesh është sfida për të siguruar transparencë të plotë, llogaridhënie dhe qasje të barabartë në të gjitha burimet. Vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe partneritet mes pushtetit qendror dhe atij lokal mund të ndërtojmë komuna që do të jenë shembull për një model të mirë qeverisjeje”, tha ai.

Mickoski përkujtoi se Ministria e Vetëqeverisjes lokale ka filluar procedurën konsultative për ligjin e ri për vetëqeverisje lokale, me çka, siç tha, “do të tejkalohen të gjitha mangësitë dhe do të inkorporohen përvojat nga praktika”.

Advertisement

“Vetëqeverisja lokale nuk është vetëm një nivel pushteti. Ajo është simbol i përpjekjes sonë të përbashkët për një jetë më të mirë. Ajo është instrumenti përmes të cilit qytetarët realizojnë fuqinë dhe vizionin e tyre për një të nesërme më të mirë. Ejani të gjithë së bashku, pavarësisht dallimeve politike, etnike apo gjeografike, të kontribuojmë për të ndërtuar komuna të forta dhe të suksesshme që do të jenë krenaria e shtetit tonë”, potencoi kryeministri.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski tha se krijimi i një vetëqeverisje lokale më funksionale, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike dhe ndërtimi i partneritetit dhe besimit me qytetarët janë prioritetet kryesore të kësaj Qeverie. Prandaj, theksoi, ka përkushtim maksimal për të mbështetur zhvillimin e vetëqeverisjes lokale.

Perinski shtoi se sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen komunat janë identifikuar që në fillim. Ai mbajti fjalim edhe për financimin e 274 projekteve kapitale të infrastrukturës, ndërsa për mbështetjen direkte tha se do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Për, siç shtoi, zhvillim infrastrukturor dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Perinski gjithashtu foli edhe për procesin e iniciuar për promovimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale me qëllim që të rikthehet mundësia e shkarkimit të një kryetari të komunës. Të sigurohet, siç tha ai, një mekanizëm për forcimin e rendit dhe mbikëqyrjes komunale, si dhe përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje që është kuptimi i vetëqeverisjes lokale.

Në periudhën në vijim, ministri tha se theksi është vënë në Qendrën e resurseve për mbështetjen e komunave dhe për digjitalizimin e tyre.

Advertisement

Lajme nga vendi

Dyshohet se e vrau të dashurën, Prokuroria: Trupin e varrosi në oborr

Published

on

Prokuroria Themelore Publike në Shtip kërkon që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj një 74-vjeçari, pasi i njëjti dyshohet për vrasje, përcjell TV21. Prokurori ka vlerësuar se në këtë rast ekziston rreziku i arratisjes, por edhe mundësia që i dyshuari të fshehë gjurmët e veprës penale.

“I dyshuari, një 74-vjeçar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i ka privuar jetën një gruaje me të cilën kishte marrëdhënie të afërta personale, duke i shkaktuar disa goditje në kokë me një mjet të fortë, duke i thyer kafkën. Më pas, me një mjet të mprehtë, i ka prerë pjesë të trupit dhe i ka fshehur në një vend të panjohur, ndërsa trupin e pajetë e ka varrosur në oborrin e shtëpisë”, thonë nga Prokuroria.

Continue Reading

Lajme nga vendi

FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I POEZISË “FESTAT E NËNTORIT” NË TETOVË

Published

on

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë,  të  shtunën në ambientet e Komunës së Tetovës, realizoi me sukses edicionin e VIII-të të Manifestimit Mbarëkombëtar të Poezisë “Festat e Nëntorit”.

Shoqata e shkrimtareve Oeneum në Tetovë organizoi Festivalin mbarëkombëtar të poezisë “Festat e Nëntorit”, për nder të datave të rëndësishme kombëtare, për të shënuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,Ditën e Flamurit dhe përvjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Manifestimi u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Tetovës.

  ’’Ky festival organizohet për të shënuar  data shumë të lavdishme  dhe të rëndësishme të historisë tonë kombëtare, Ditën e Alfabetit, Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shtetit Shqiptarë, si dhe  të  gjitha  festat e nëntorit  që  lidhet me nëntoret historik dhe të lavdishëm të historisë të popullit  shqiptar. Këtë vit  kemi një pjesëmarrje  të poetëve nga  Kosova, nga  Shqipëria, nga  gjitha  qytet  shqiptare të Maqedonisë  duke  nisur  nga  Kumanova  deri në Strugë. Dhe  këtë vit  kemi  në kuadër të këtij  aktiviteti  Festivalin portret letrarë që i kushtohet dramaturgut  dhe poetit  post mortum Selim Ramadani. Njëherit me një çertifikat mirënjohje nderohet Ismail Arsllani për publicistik, gazetari dhe prozë romansier  që ka vepruar me dekada  në  qytetin e Tetovës, duke e shënuar  dhe  duke ngritur lartë këtë qytet”, tha Sadije Aliti, kryetare e Shoqatës.

 Pjesë e programit ishte edhe portreti letrar i aktorit dhe poetit të ndjerë Selim Ramadani, ku u lexuan poezi nga krijimtaria e tij dhe një vlerësim letrar për vepren e tij nga Ejup Ajdini,

Është vepër e shpirtit, e ndjenjave të larta  njerëzore, humane  dhe i  cili ka  qenë një autor  që i ka botuar  nëpër  revistat e kohës, nëpër gazetat e kohës dhe tani ato janë mbledhë  janë ruajtur dikund nëpër podrumet e Prishtinës. Dhe njëherë ka qenë  artist i teatrit’’

Advertisement

 Me mirënjohje u nderua edhe shkrimtari dhe publicisti Ismail Arsllani, për kontributin e tij, në fushën e letërsisë, artit dhe gazetarisë dhe për veprimtarinë e pa lodhur krijuese për kulturën dhe traditën shqiptare.

“ Kjo mirënjohje për mua është shumë e veçantë. E veçantë në këtë ditë të veçantë për shkak se unë në këtë kohë  tash  rrumbullakoj  55 vjetorin e  krijimtarisë  time  në fushën e gazetarisë  dhe të letërsisë. I përgëzoj Shoqatën  e  shkrimtarëve Oenium që ma bëni këtë nder të më ndaj një mirënjohje e unë personalisht u uroj  atyre të kenë sukses edhe më të madh në të ardhmen “  deklaroi  krijuesi  Ismail Arsllani

Poezia, në këto ditë festash nuk është thjesht varg, por një flamur shpirtëror që valëvitet në çdo zemër. Ajo na kujton sakrificat, gjakun dhe ëndrrat që ndërtuan Shqipërinë, duke e bërë nëntorin një muaj reflektimi, mirënjohjeje dhe dashurie për atdheun dhe shqiptarët, me një përfshirje gjeografike nga e gjithë hapësira shqiptare. Poezitë e tyre i lexuan: Daut Dauti, ZymerHaliti, Leme Ahmeti, Mejrme Kajolli-Tusha, Merita Abazi, Emrah Bilalli, RudinaBatku, Fatmire Doko-Lumani, Jusufzija Ademi, Behare Neziri, Ejup Ajdini, Rami Kamberi, Bajramali Selimi, DaimI ljazi, Adem Abdullahu, Sulejman Mehazi, Artan Arsllani, Syrja Etemi. Pika muzikore në flautë u luajtën nga Merita Emurllahi, e aktiviteti u moderua nga Azra Alija.

Një falënderim i përzemërt për të gjithë poetët dhe poeteshat, që me poezitë e tyre të bukura dhe recitimet plot frymë  e kanë madhështuar aktivitetin poetik kushtuar Festave të Nëntorit, në shenjë vlerësimi, u nderuan me mirënjohje të gjithë pjesëmarrësit. Manifestimi u financua nga Minstria e Kulturës dhe Turizmit e Maqedonisë së Veriut.

.
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski me lajme të mira: 55.000 studentë do të marrin nga 15.300 denarë për pajisje elektronike

Published

on

“Sot është shpallur  thirrja publike dhe i ftoj të gjithë studentët të aplikojnë, mendoj se janë 55.000 në numër. Atë që premtojmë, e përmbushim – 15.300 denarë merr secili student për blerjen e një pajisjeje elektronike”, tha sot kryetari i Qeverisë  Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

Të gjithë studentët mund të aplikojnë më së voni deri më 20 dhjetor 2025, ndërsa realizimi i vauçerëve, përkatësisht tërheqja e pajisjeve, mund të bëhet deri më 31 dhjetor 2025. Nga Ministria për Transformim Digjital sqarojnë se studentët që figurojnë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjatë aplikimit nuk kanë nevojë të ngarkojnë asnjë dokument.

Hapat për aplikim për studentët që janë në evidencën e MASh-it
(linku i shërbimit: https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5980)

Studenti kyçet në uslugi.gov.mk dhe dorëzon aplikimin për shërbimin “Thirrje Publike për ndarjen e vauçerit me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike”. Në procesin e aplikimit nuk është e nevojshme të ngarkohen dokumente. Pas dorëzimit të suksesshëm, sistemi gjeneron një dokument – Vauçer me vlerë. Me vauçerin e marrë, dokument identifikimi dhe nënshkrimin e Deklaratës për përdorimin e vauçerit (në sallonin e shitjes së operatorit ekonomik), studenti mund ta tërheqë pajisjen elektronike nga operatori ekonomik i zgjedhur, më së voni deri më 31.12.2025, informojnë nga Ministria për Transformim Digjital.

Ata, gjithashtu, e sqarojnë edhe procesin e aplikimit për studentët që nuk janë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Advertisement

“Nuk duam të bëjmë ashtu si shumë qeveri që vepronin në të kaluarën, ta bëjmë këtë para zgjedhjeve që të mos shihet si sjellje jo-etike nga ana e Qeverisë, prandaj pritëm që zgjedhjet të përfundojnë zyrtarisht me vendimin e  KSHZ-së. Prandaj i ftoj studentët të aplikojnë në këtë thirrje publike, e cila është e hapur deri më 1 janar 2026,” deklaroi Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat