Sport
CHAMPIONS: LIVERPULI SKUADRA VETME ME PIKË MAKSIMALE
Ndeshjet e të martës në Ligën e Kampioneve kanë sjellë tashmë edhe verdiktet e para të këtij edicioni për gazën në grupe të turneut, që ka ndryshuar dhe tani është me një tabelë të përbashkët klasifikimi.
Liverpuli me 18 pikë të fituara në 6 ndeshje, është bërë skuadra e parë që siguron matematikisht kalimin në fazën tjetër dhe me shumë mundësi, ka siguruar edhe praninë mes 8 ekipeve më të mira.
Ndërkohë, në anën tjetër të tabelës është Lajpcigu, i cili pritej të ishte pjesëmarrës në fazën me eliminim direkt, por pas 6 humbjesh në po aq ndeshje të luajtura, bëhet skuadra e parë që nuk ka matematikisht shanse për të vazhduar më tej.
Në tetëshen e parë bie në sy prania e emrave si Aston Vila dhe Brest që presin vetëm konfirmimin matematikor të kualifikimit, teksa kanë shanse të mira të mbeten në këtë grup të ekipeve. Por situata në renditje do të jetë më e qartë pas 9-të ndeshjeve të sotme .
Me ndeshjet e xhiros së gjatë përfundojnë aktivitet për këtë vit, ndërsa raundi i 7-të do të luhet me 21 dhe 22 shkurt 2025 Shaban Sinani/ TV Koha
Lajme nga vendi
KA STUDENTI SHËNON 25 VJETORIN E THEMELIMIT
Klubi Atletikës STUDENTI Tetovë,i themeluar në Maj të vitit 2001, këtë vit shënon jubileun 25 vjet anëtare e Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare ky klub ishte simbol i atletikës në Tetovë dhe jo vetëm . Gjatë 25 viteve përkundër vështirësive dhe sakrificave të shumta ka arritur suksese që na bënë të jemi krenar për punën dhe rezultate e arritura si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Falë sakrificës dhe punës së pa lodhshme të kryetarit prof Bexhet Toçi dhe iniciatorit për themelimin e këtij klubi sekretarit Shaban Sinani pa mos e harruar edhe kryetarin e parë Ajdin Nuredinin, mund të krenohemi se kemi pasur pjesëmarrës në Lojnat Olimpike për të rinj në Argjentinë, 5 garues tanë kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku të Azerbajxhanit, pjesëmarrës nga f garat e shumta ndërkombëtare, ndërsa si klub gjithmonë, kemi qenë në mesin e më të mirëve në Maqedoninë e Veriut. Në pa mundësi që të përmenden të gjithë ata të cilët kanë mbrojtur ngjyrat e këtij klubit, të gjithë ata të cilët e kanë përkrahur mund t’ju them FALIMINDERIT për kontributin e dhënë.
Klubi i Atletikës Studenti vazhdon rrugëtimin e vetë të sukseseve edhe më tej me shpresë së gjithmonë do ju bëjmë krenarë me rezultatet e arritura .
Sport
LIGA E PARË: BASHKIMI – TIKVESHI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 25-të
Me ndeshjen Bashkimi – Tikveshi nesër me fillim në ora 12:30, hapet sipari i xhiros së 25-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Pesë takimet tjera të kësaj jave zhvillohet të premten , të shtunën dhe të dielën
Pas pauzës 10 ditore shkaku i angazhimeve të reprezentacionit për dy ndeshjet e marsit kundër Danimarkës dhe Irlandën , që nga nesër vazhdon kampionati në Ligën e parë të futbollit vendor me ndeshjet e xhiros së 25-të të sezonit 2025/2026.
Sipari i javës së 25-të hapet nesër me fillim në ora 12:30, me ndeshjen që zhvillohet në Kumanovë mes Bashkimit dhe Tikeveshit.
Ndeshja në fjalë ka rëndësi për të dyja skuadrat të cilat pretendojnë që të mbeten ne pjesën e epërme të tabelës së klasifikimit.
Pesë takimet tjera do të zhvillohen sipas këtij orarit të publikuar nga komisari i garave pranë FFM-së.
E premte me fillim në ora 15:30, takohen: Sileksi – Shkupi dhe AP Brera – Arsimi
E shtunë me fillim në ora 13:30: Shkëndija – Pelisteri dhe në ora 15:30 Vardari – Makedonija Gj.P
Të dielën me fillim në ora 15:30 takohen: Struga Trim Lum – Rabotniçki.
Sport
KOMPLETOHEN 48 VENDET PJESËMARRËSE NË BOTËRORIN 2026
Katër ekipet evropiane Turqia, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Suedia si dhe Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos pas ndeshjeve finale të play off-it që u zhvilluan mbrëmë janë gjashtë vendet e fundit që siguruan kualifikim në Botërorin2026
Kupa e Botës 2026 ka mësuar 48 skuadrat të cilat do të përfaqësohen në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë që fillon më 11 qershor dhe do të zgjas derri më 19 korrik 2026 .
Çekia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Suedia, Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos janë gjashtë skuadrat e fundit që siguruan një biletë nga faza play-off, teksa bie në sy eliminimi i Italisë, të cilët mbeten për të tretën herë radhazi jashtë botërorit.
Në Grupin A të Botërorit, Çekia i bashkohet Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut.
Bosnja luan në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.
Në Grupin D Turqia bashkohet me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë, ndërsa Suedia do garojë kundër Holandës, Japonisë dhe Tunizisë në Grupin F.
Iraku rikthehet në Kupën e Botës pas 40 vitesh, duke u bashkuar në Grupin I me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë.
Ndërkohë pjesë e Grupit K do jetë edhe Republika Demokratike e Kongos, ku do rivalizojë me emra si Portugalia, Uzbekistani dhe Kolumbia.
Ky do jetë Botërori i parë ku do marrin pjesë plot 48 skuadra të ndara në 12 grupe.
Grupet e Kupës së Botës 2026:
Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Çekia
Grupi B: Kanada, Bosnje Hercegovina, Katar, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi
Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, RD Kongo, Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

