Lajme nga vendi
BDI kërkon zgjedhje të parakohshme

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, Qeveria aktuale, për një periudhë të shkurtër kohore ka shënuar nivelin më të lartë të skandaleve, dhe për këtë tha se, është koha për zgjedhje të parakohshme dhe shtoi se, qytetarët meritojnë Qeveri që u shërben interesave të tyre. BDI shtoi se, mbeten të përkushtuar për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë
“Qeveria aktuale, që pa asnjë dyshim ka shënuar nivelin më të lartë të skandaleve, paaftësisë, krimit dhe korrupsionit brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore dhe është kthyer në simbol të dështimit dhe mungesës së përgjegjshmërisë para qytetarëve të vendit.
Bllokimi i procesit të integrimit evropian dhe sulmi ndaj Marrëveshjes Paqësore të Ohrit që ka shkaktuar tensione të reja në marrëdhëniet ndëretnike, kanë krijuar një situatë të paparashikueshme dhe të rrezikshme për stabilitetin e brendshëm.
Në këto rrethana, Maqedonia e Veriut ka rënë në qendër të vëmendjes së organizatave ndërkombëtare, duke u shndërruar në një nga prioritetet kryesor të Komunitetit Evropian për Menaxhimin e Krizave.
Kjo situatë dëshmon qartazi dështimin e kësaj qeverie për të adresuar sfidat kyçe me të cilat përballet vendi dhe nevojën urgjente për një ndryshim të kursit politik.
BDI konsideron se e vetmja rrugëdalje për të shpëtuar të ardhmen europiane të vendit është që kjo qeveri t’i hapë rrugë rikthimit të mandatit te qytetarët përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Qytetarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme, të aftë dhe të përkushtuar për t’i shërbyer interesave të tyre dhe për të çuar vendin përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian.
BDI mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Ftojmë të gjitha forcat progresive dhe qytetarët e vendit të bashkohen në këtë përpjekje për të kthyer shpresën dhe perspektivën në vendin tonë”, thotë BDI.
Lajme nga vendi
Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv
Lajme nga vendi
Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Lajme nga vendi
MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.
Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve