Connect with us

Lajme nga vendi

Në Kodrën e Diellit temperatura -10 gradë dhe 44 centimetra borë

Published

on

Temperatura më e ulët sot në mëngjes është matur në Kodrën e Diellit -10 gradë, në Krushevë -4, Tetovë dhe Mavrovë -3, Ohër -2, në Shkup janë matur dy gradë, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli pesë gradë, kumtoi DPHM.

Në Kodrën e Diellit ka më së shumti borë 44 centimetra, në Hanet e Mavrovës 27, ndërsa në Krushevë pesë.

Lajme nga vendi

Hoxha-Hriçová: Krijojmë mundësi dhe bashkëpunim për forcimin e mëtejshëm të partneritetit

Published

on

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Iveta Hriçová.

Në takimin Hoxha-Hriçová u theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe përkushtimi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore që Republika e Sllovakisë i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi evropian përfaqëson një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve.

Veçanërisht u vlerësua roli i Republikës së Sllovakisë në nxitjen e debatit publik dhe institucional mbi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe mbështetja për Konventën Kombëtare për Bashkimin Evropian, e iniciuar nga Ambasada e Sllovakisë në Shkup, si një mekanizëm i rëndësishëm për dialog gjithëpërfshirës dhe shkëmbim përvojash në procesin e anëtarësimit në BE.

Ministri Hoxha prezantoi prioritetet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të procesit të integrimit në BE, me fokus në shfrytëzimin efikas të fondeve IPA.

Advertisement

Bashkëbiseduesit u dakorduan se takimi përbën një bazë të mirë për identifikimin e mundësive konkrete për bashkëpunim të ardhshëm dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovakisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria: Nuk e dimë kë priste Trendafilov në sallën e zbrazët, takimi midis kryeministrit Mickoski dhe përfaqësuesve të SPOGJSH është caktuar për të enjten

Published

on

Në lidhje me daljet dhe deklaratat publike të Trendafilovit sot, si Qeveri reagojmë ashpër ndaj përpjekjeve për krijimin e një imazhi të rremë për dialogun social.

Nuk e dimë kë priste Trendafilov duke qëndruar në sallën e zbrazët, por një gjë është e qartë si kristali, dialogu social për ne është një politikë serioze dhe me përgjegjësi shtetërore, dhe jo një mjet për teatër politik dhe paraqitje para kamerave. Opinioni duhet ta dijë se takimi i kryeministrit Mickoski me përfaqësuesit e sindikatës SPOGJSH është caktuar dhe do të mbahet në ambientet e Qeverisë të enjten në orën 16:45.

Kjo është një dëshmi konkrete që Qeveria nuk ikën nga dialogu, por kërkon që ai të jetë serioz, përmbajtësor dhe i orientuar drejt rezultateve.

Dialogu social zhvillohet aty ku e ka vendin , brenda institucioneve, me një plan të qartë dhe me qëllim real për gjetjen e zgjidhjeve.

Të gjitha përpjekjet për ta kthyer atë në narrativa të rreme dhe paraqitje arbitrare janë të papërgjegjshme dhe dëmtojnë interesat e punonjësve, të cilët supozohet se po mbrohen.

Advertisement

Qeveria mbetet e përkushtuar për një dialog social konstruktiv, por nuk do të lejojë që ai të keqpërdoret për llogari politike ditore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vizitë zyrtare në Bruksel i Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali e fillon vizitën zyrtare në Bruksel me takim me ambasadoren e Republikës së Qipros

Nga vizita zyrtare në Bruksel, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e filloi agjendën e takimeve me ambasadoren e Republikës së Qipros, znj. Kristina Rafti.

Gjatë takimit, ministri Sali e uroi ambasadoren Rafti me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Republika e Qipros, duke e informuar për rezultatet e deritanishme në procesin e eurointegrimit të vendit.

Në fokus të bisedimeve ishin agjenda reformuese, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe prioritetet kryesore në kuadër të përparimit të negociatave me Bashkimin Evropian. U theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes së partnerëve evropianë për realizimin e reformave dhe avancimin e mëtejmë të procesit integrues.

Continue Reading

Më të lexuarat