Connect with us

Lajme nga vendi

Kovaçevski për kallëzimin ndaj tij: Gjithmonë kam punuar në mënyrë ligjore

Published

on

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në lidhje me kallëzimin ndaj penal ndaj tij, ku thotë se ai ka punuar në mënyrë ligjore dhe shpreson që procesi të kryhet në mënyrë të paanshme dhe profesionale.

Ai tha se gjatë punë së tij si kryeministër dhe zv. ministër i financave ka punuar sipas procedurave ligjore.

“Atë që mund të them është se gjatë punës së kryeministër dhe zv. ministër i financave jam udhëhequr nga ligjet, gjithmonë kam punuar sipas procedurave dhe në asnjë mënyrë nuk kam marrë pjesë në punën e ndonjë ndërmarrje publike as ndonjë shoqërie aksionare në pronësi të shtetërore”, tha Kovaçevski.

Lajme nga vendi

Kuvendi miratoi Ligjin për Këshillin gjyqësor

Published

on

Kuvendi sot në kuadër të seancës së 79-të plenare me 73 vota “pro” dhe një “të përmbajtur”, ka miratuar Ligjin për Këshillin gjyqësor.

Qëllimi kryesor i ndryshimeve ligjore është eliminimi i dobësive të identifikuara deri më tani në kornizën ligjore ekzistuese dhe sigurimi i një Këshilli gjyqësor më funksional, transparent dhe llogaridhënës.

Risitë kryesore të parashikuara në ligj janë publikimi në procedurën për shkarkimin e kryetarit të Këshillit gjyqësor, precizimi i kritereve për zgjedhjen e një “juristi të shquar” dhe vendosja e debatit publik gjatë zgjedhjes së kandidatëve për anëtarë jo-gjyqësorë me qëllim të transparencës dhe llogaridhënies më të madhe.

Njëherësh, parashikohet edhe forcimi i kritereve për zgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve, duke precizuar qartë procedurën mbi përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve, por edhe të anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

Risi e rëndësishme është vendosja e një detyrimi për Këshillin gjyqësor për të precizuar, individualizuar dhe shpjeguar vendimet mbi përzgjedhjen dhe përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve, duke përcaktuar afatet për ndërmarrjen e veprimeve për përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve, si dhe duke precizuar bazat dhe procedurën për ankimim kundër vendimit të Këshillit gjyqësor dhe zgjidhje të shumta të tjera për përmirësimin e kornizës së përgjithshme ligjore konform rekomandimeve të Bashkimit Evropian.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Banka Popullore: Borxhi i jashtëm neto i vendit është ulur për 106 milionë euro në kuartalin e tretë të vitit 2025

Published

on

Banka Popullore i publikoi informatat për ndryshimet më të rëndësishme në borxhin e jashtëm, kërkesat e jashtme dhe pozicionin ndërkombëtare të investimeve për fundin e kuartalit të tretë të vitit 2025.

“Në datën 30.09.2025, borxhi i jashtëm neto arrin 4.494 milionë euro (ose 27,1% e PBB-së së projektuar). Neto borxhi i jashtëm i vendit, në kuartalin e tretë të vitit 2025, është ulur për 106 milionë euro, ose për 2,3%. Nga aspekti i strukturës, neto-borxhi privat edhe më tutje ka pjesëmarrje më të madhe në neto borxhin e përgjithshëm me 67%”, citohet në kumtesën e Bankës Popullore.

Gjatë kuartalit të tretë të vitit 2025, pozicioni negativ i intestimeve ndërkombëtare neto (PNI) është ulur për 250 milionë euro dhe arrin 8.738 milionë euro, që paraqet 52,7% e PBB-së së projektuar për vitin 2025.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB: Nga fillimi i dhjetorit 18,318 kundërvajtje komunikacioni, u privuan nga liria 123 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik

Published

on

Në periudhën nga 01.12.2025 deri më 28.12.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore që i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 18,318 urdhërpagesa të lëshuara, 4,019 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes, informuan në mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal ishin 123 persona, prej të cilëve 100 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 13 për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në vendbanim, shtatë për vozitje me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar jashtë vendbanimit, tre për vozitje në drejtim të ndaluar. Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë muajit dhjetor janë evidentuar 5,018 kundërvajtje për parkim në mënyrë të padrejtë, 1,843 masa janë shqiptuar ndaj shoferëve që drejtonin automjetin pa patentë shoferi, si dhe 679 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, sqaruan nga MPB.

Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor u sanksionuan 18 shoferë motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, dhe janë sanksionuar edhe 415 këmbësorë.

“Gjithashtu janë sanksionuar 1,046 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë. Në përputhje me Ligjin për Automjete, 322 automjete u mënjanuan nga komunikacioni për shkak se ishin të paregjistruara, dhe 172 për shkak të parregullësisë teknike. Janë sanksionuar 101 shoferë për shkak të mospërmbushjes së kushteve të përshkruara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folive)”, shtuan nga MPB.

Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

Advertisement

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat