Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina, ndërsa gjatë ditës do të mbizotëroj mot me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 16 gradë.

Në Shkup moti në mëngjes do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell dhe me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.

Lajme nga vendi

Aksident pranë kufirit Serbi–Hungari, humbi jetën shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Published

on

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 05:15 në autostradën afër Horgoshit, pranë kufirit Serbi–Hungari, ku një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur rëndë i lënduar, raportojnë mediat serbe. Sipas informatave të para, aksidenti ka ndodhur kur automjeti “KIA” me targa të Maqedonisë, që po lëvizte në autostradë në drejtim të Horgoshit, ka dalë nga rruga në afërsi të vendbanimit Vishnjevac, mes nyjës rrugore në Zhednik dhe pikës së pagesës në Suboticë, dhe më pas është përmbysur.

“Në aksident ka humbur jetën pasagjeri N. A. (39), ndërsa shoferi A. A. (60) ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Suboticës, ku po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore”, raportojnë mediat serbe.

Sipas mediave serbe, nga Drejtoria e Policisë në Suboticë njoftojnë se ndaj shoferit do të ngrihet kallëzim penal për vepër të rëndë kundër sigurisë së trafikut rrugor.

Pasagjeri që ndodhej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa shoferi është transportuar me lëndime të rënda trupore në Spitalin e Përgjithshëm në Suboticë.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të zbardhin rrethanat e plota që çuan në këtë aksident fatal./tv21.tv

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Tetovë, arrestohen dy persona të dyshuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura

Published

on

Më datë 02.07.2025, në dy aksione të ndara të realizuara në orën 15:30 dhe 22:55, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë dhe Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria dy persona, A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova.

Veprimet policore janë ndërmarrë pas një kallëzimi të paraqitur nga një grua 37-vjeçare nga Tetova, e cila ka raportuar se në disa raste të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqim me dy vajzat e saj të mitura. Sipas denoncimit, ata gjithashtu kanë realizuar video-incizime me telefon celular dhe njërën nga të miturat e kanë detyruar të përfshihet në marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe pas dokumentimit të plotë, do të ngriten kallëzimet penale përkatëse ndaj personave të dyshuar.

“Prokurori publik është njoftuar dhe pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, shtojnë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

UT SHËNON 4 KORRIKUN DITËN E PAVARËSISË SË SHBA-ve

Published

on

Univeristiieti i Tetovës  me  dy aktivitet  sportive Tur me biçikleta dhe  Volejboll në rërë  shënon  249 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

 Me rastin 249 vjetorit  të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara  të Amerikës – 4 Korrikut, Fakulteti i Kulturës Fizike  i Universitetit të Tetovës  ka  organizuar  aktivitet  sportive  si  Volejbolli në  rërë  dhe  Tur me  biçikleta   që për  synim  kanë  të nderojnë vlerat e lirisë , miqësisë  dhe bashkëpunimit ndërmjet  popujve  si dhe  promovimin  e jetesës  aktive  dhe  shëndetit përmes sportit. Në aktivitetin e sotëm Tur me biçikleta ku starti  ishte  nga  sheshi i Universitetit  derri në sheshin Iliria   dhe anasjelltas  pjesëmarrës  ishin stafi  drejtues i UT-së, profesor  dhe  student

 ’Universiteti i Tetovës  në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë së tij si kurse  arsimore, shkencore siç e shihni tani edhe kreative ka  mjaftë partner . Sigurisht  një partneritet mjaft  të rëndësishëm edhe me komunitetin ndërkombëtar me theks të veçantë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikurse  është ambasada e SHBA-ve  këtu në Shkup, Këndi amerikan. Por  ne kemi bashkëpunim jashtë zakonisht të mirë me shumë universitet  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të çmuar, për të respektuar partneritetin tonë , miqtë tanë natyrisht këto  ditë    kemi disa  aktivitete sportive, kreative  me të  cilat shënojmë edhe ditën e pavarësisë të SHBA-ve për të qenë përkrahë miqëve tanë për ta shfaqur  atë solidaritetin  dhe për të qenë në kuadër të afirmimit të vlerave të cilat kanë të bëjnë sikurse me  sferën e arsimit po ashtu edhe me respektimin e të drejtave të qytetarëve  në nivel botërorë, me  sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë. Pra të jemi përkrahë botës së civilizuar dhe  ti çmojmë  miqtë tanë‘’ deklaroi rektori i  UT-së  prof.Dr. Jusuf Zejneli

 Aktivitetet e   sportive   që  organizohen me rastin  4 Korrikut ditës së Pavarësisë  së  SHBA-ve  përfundojnë  me  ndeshjet  finale të Volejbollit  në rërë  ditën e  nesërme  me fillim në ora   18:30

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat