Connect with us

Lajme nga vendi

MPB: Deri më 31 dhjetor të ndërrohen targat e automjeteve ose të vendosen ngjitëset NMK

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se afati për ndërrimin e targave me të reja me shenjën NMK ose vendosjen e etiketës NMK është deri më 31.12.2024.

Kjo do të thotë, targat që përmbajnë shenjën MK (targa me katër numra) dhe targat që nuk përmbajnë shenjën MK (me tre numra) duhet të zëvendësohen me targa të reja që përmbajnë markën kombëtare NMK ose të njëjtat të vendoset një afishe me shenjën kombëtare NMK deri më 31.12.2024.

Qytetarët mund të sigurojnë ngjitëse NMK në të gjitha stacionet për kontroll teknik.

Lajme nga vendi

UT: LIGJËRATË PËR SFIDAT SOCIALE DHE KULTURORE TË TË RINJVE

Published

on

Në Universitetit e Tetovës, Ambasadori i Paqes, përkatësisht Presidenti i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim – Francë dhe Gjenevë, Tahir Shabani mbajti ligjëratë me temë: “Përballja me sfidat sociale dhe kulturore të të rinjve – Si t’i përgatisim studentët për një shoqëri të larmishme”. 

Sfidat, perspektivat, bashkëpunimet universitare, integrimet, bashkëpunimet në kuadër të programit “Erasmus” ishin në fokus të ligjëratës së Tahir Shabanit – Ambasadorit të Paqës në Botë, para studentëve dhe stafit akademik të Universitetit të Tetovës.

Në ligjëratën e tij, Tahir Shabani foli për përballjen me sfidat sociale dhe kulturore, si pjesë thelbësore e formimit të të rinjve në ditët e sotme. Ne jetojmë në një shoqëri gjithnjë e më të larmishme, ku ndërveprimi me kultura, ide dhe perspektiva të ndryshme është i pashmangshëm. 

Tahir Shabani thotë se krahas në UT edhe në Universitetet tjera shqipfolëse pritet të koordinohetnjë agjendë në nivel rektorësh me BE-në që të shikohen programet e bashkëpunimit.

TAHIR SHABANI – Ambasador i Paqës në Botë

Advertisement

“Të gjitha ato programe që mund të kalojnë direkt pa kaluar përmes Qeverisë në Shkup, kalojmë drejtpërdrejtë programet arsimore për arsim të lartë. Kjo është një diplomaci që duhet ta vazhdojë diplomacia kulturore që është në favor të studentëve shqiptar, promovimit të tyre dhe mundësitë e programeve pedagogjike në kuadër të binjakëzimit dhe raportet bilateral”

Sipas Shabanit në qendër të vëmendjes do të jetë interesi studentor dhe shkëmbimet e studentëve krejt kjo në bashkëpunim me disa universitete evropiane.

TAHIR SHABANI – Ambasador i Paqës në Botë

“Do t`i diskutojmë mundësitë për shkollat verore dhe dimërore duke parë mundësitë edhe pranë universiteteve franceze dhe atyre helvetike, të krijohet mundësia të ketë një shkëmbim përmes tyre edhe organizatave ndërkombëtare. Në kuadër të organizatave ndërkombëtare do të jetë mundësia që të vijnë të bëjë praktikë dhe të harmonizohet me mision diplomatik edhe Ambasadat e RMV-së pranë organizatave ndërkombëtare në Gjenevë dhe Komisionit Evropian në Bruksel”

Gjatë ligjëratës u theksua nevoja për zhvillimin e aftësive si mendimi kritik, empatia, komunikimi ndërkulturor dhe bashkëpunimi, të cilat janë thelbësore për suksesin personal dhe profesional. Po ashtu, u diskutua roli i institucioneve arsimore në krijimin e hapësirave gjithëpërfshirëse si dhe në nxitjen e bashkëbisedimit dhe mirëkuptimit ndërmjet kulturave të ndryshme

Advertisement

.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MESAZHE NGA SAMITI I 10-të I LIDERËVE TË BASHKËSIVE FETARE ISLAME

Published

on

Krerët e të gjitha Bashkësive Fetare Islame u mblodhën në Shkup ku nën organizim të BFI-së dhe Dijanetit të Turqisë u organizua samiti i 10-të i liderëve të Bashkësive Fetare Islame.

Në një botë të trazuar nga konflikte dhe tensione, njerëzimi po përballet me sfida që kërkojnë jo vetëm zgjidhje politike, por edhe udhëzim moral dhe shpirtëror.

Në këtë kontekst duhet gjetur edhe mesazhi kryesor nga ky samit.

Në këtë Samit mori pjesë edhe  kreu i Kryesisë për Çështje Fetare në Republikën e Turqisë, Safi Arpagush. Sipas tij, qytetet ballkanike i kanë mësuar njerëzit të jetojnë së bashku edhe para se të njihnin dallimet e tyre.

Në këtë samit morën pjesë edhe krerët e Bashkësive Fetare nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe vendet tjera nga Ballkani Perendimorë, po edhe përfaqësues të lartë politik nga vendi.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministria e Jashtme e Bullgarisë: Maqedonia të përmbushë detyrimet e saj

Published

on

Bullgaria këmbëngul që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë detyrimet e saj për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Nga atje shpjegojnë se organizatat e komunitetit bullgar në Maqedoni kanë shpërndarë një letër zyrtare në lidhje me draftin e rishikuar të Planit të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave që u Përkasin Minoriteteve dhe Komuniteteve, të paraqitur nga Qeveria e RMV-së.

“Ministria jonë e Punëve të Jashtme kujton se ky Plan Veprimi është një dokument themelor, pjesë e Konsensusit Evropian të vitit 2022, zbatimi i të cilit do të monitorohet gjatë gjithë procesit të negociatave për pranimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në BE”, thekson Sofja.

Siç raportohet nga mediat bullgare, në qëndrimin e tyre, anëtarët e komunitetit bullgar në vend shprehin shqetësim për mungesën e reflektimit të plotë në draftin e planit të veprimit të komenteve dhe sugjerimeve të tyre nga dhjetori 2025.

Sipas tyre, dokumenti vazhdon të mos adresojë mjaftueshëm problemet e rëndësishme me të cilat përballet komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe nuk ofron mekanizma efektivë për tejkalimin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat