Connect with us

Lajme nga vendi

“Bozhinovska dhe Mexhiti në partneritet për ajër të pastër dhe energji të rinovueshme për Shkupin – automjete elektrike dhe “car-sharing” si zgjidhje për ndotjen”

Published

on

Ministritë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbështesin projektin e parë për 100% car-sharing elektrik në Shkup.

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Ministria e Mjedisit Jetsor dhe Planifikimit Hapësinor kanë publikuar sot një hap përpara drejt një të ardhme të qëndrueshme dhe të gjelbër me mbështetjen dhe nënshkrimin e një letre me qëllime me kompaninë e njohur “Avant Car”, e cila po e zbaton projektin e parë 100% car-sharing elektrik në Shkup.

Ky dokument vërteton gatishmërinë e të dy institucioneve për të ofruar mbështetje logjistike dhe administrative për zbatimin e sistemit të parë elektrik “car sharing” në Shkup. Ky projekt është shembull se si institucionet publike mund të krijojnë kushte për tërheqjen e investimeve private që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Nëpërmjet këtij projekti, qytetarët do të kenë qasje në transport modern, ekonomik dhe ekologjik ndaj mjedisit që është krijuar për të reduktuar bllokimet e trafikut, ndotjen dhe varësinë nga lëndët djegëse fosile. Ministria e Energjetikës theksoi rëndësinë e instalimit të mbushësve për automjetet elektrike që do të përdorin 100% energji të rinovueshme, ndërsa Ministria e Mjedisit Jetësor theksoi se projekti do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit duke ulur ndjeshëm emetimet e CO₂.

“Sot po e vendosim Shkupin në hartën e qyteteve moderne që jo vetëm flasin për qëndrueshmëri, por edhe hedhin hapa të guximshëm drejt saj. Bllokimi, ndotja dhe varësia nga lëndët djegëse fosile nuk janë gjëra me të cilat duhet të pajtohemi. Institucionet publike dhe sektori privat mund të krijojnë së bashku projekte që përmirësojnë drejtpërdrejt realitetin e përditshëm të qytetarëve tanë. Sistemi elektrik “car sharing” është gjithashtu shembull se si teknologjia mund të jetë në shërbim të njerëzve dhe planetit. Me nisma të tilla jo vetëm që përmirësojmë cilësinë e jetës, por ndërtojmë besimin tek sektori privat se ia vlen të investohet këtu”, tha ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.

Advertisement

 “Qyteti ynë ka kohë që po përballet me pasojat e ndotjes urbane. Qëllimi është që në këtë mënyrë të ndikojmë drejtpërdrejt dhe të reduktojmë emetimet dhe ndotjen e CO₂, që është prioriteti ynë si ministri. Qytetarët do të kenë mundësi për transport më ekonomik, pa kompromis për mjedisin jetësor. Si Ministri e Mjedisit Jetësor, detyra jonë është të mbështesim zgjidhje të tilla inovative që kanë efekt të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në mjedis. Ky projekt është dëshmi se është e mundur të krijohen mjedise urbane më të shëndetshme përmes mbështetjes publike dhe nismës private”, tha Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit, Izet Mexhiti.

“Me zbatimin dhe implementimin e sistem për ndarjeen e makinave me 100% vetura elektrike me emrin e brendit “Avant2Go” në Slloveni, Kroaci dhe Austri, e tani edhe në Maqedoni, kompania vepron si një pioniere për zbatimin e gjerë të mobilitetit elektrik dhe zbatimin e infrastrukturës së automjeteve elektrike, duke inkurajuar përdorimin dhe ndarjen të automjeteve elektrike”, deklaroi Matej Çer nga Grupacioni Avant Car.

Zbatimi i projektit është planifikuar të fillojë me sigurimin e hapësirave publike dhe private të parkimit dhe instalimin e infrastrukturës së duhur të mbushjes në disa komuna të Shkupit. Në nënshkrimin ishin të pranishëm edhe kryetarët e komunës dhe përpaqësues të Aerodromit, Çairit dhe Gazi Babës. Paralelisht do të organizohen aktivitete për edukimin e opinionit dhe promovimin e përfitimeve të këtij sistemi inovativ.

“Avant car” në Maqedoni do të jetë pjesë e grupit të kompanive “Avant car” me seli në Slloveni, e cila është ndër ofruesit kryesorë të mobilitetit si shërbim në Slloveni, Kroaci, Austri dhe tani Maqedoni.

Ministritë shprehin gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me komunat, institucionet publike dhe sektorin privat për zbatim më të shpejtë dhe më efikas të kësaj nisme, e cila ka potencial për ta pozicionuar Shkupin si lider në lëvizshmëri të qëndrueshme urbane në rajon.

Advertisement

Kjo nismë do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, uljen e bllokimit të trafikut dhe zhvillimin e zgjidhjeve moderne të transportit që janë efikase energjetike dhe të qasshme për të gjithë qytetarët.

Lajme nga vendi

S’dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga Ipard 3! Tripunovski: Monitorojmë çmimet e plehrave artificiale

Published

on

Nuk dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga programi IPARD 3. Komisioni Evropian nuk ka dhënë afate konkrete për shqyrtimin e raportit që qeveria e Maqedonisë e dorëzoi lidhur me skandalin e korrupsionit me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ile Stoilev, që çoi në pezullimin e pagesave.

Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, në emisionin Biznis 21 tha se në takimin në Bruksel kërkuan që raporti të shqyrtohet sa më shpejt, por nuk morën përgjigje konkrete, vetëm një sinjalizim që do të merret në shqyrtim.

“Diskutuam për raportin e dorëzuar, që të shqyrtohet sa më shpejt dhe ai në mënyrë praktike të shqyrtohet në tërësi nga ana e tyre, nga administrata dhe në përputhje me atë shqyrtim dhe vërejtjet eventuale nëse ka, të veprohet me vazhdimin e mëtejmë të punës së Agjencisë së Pagesave. Nuk kemi përgjigje konkrete, megjithatë kemi një sinjalizim se do të vendoset në procedurë të përshpejtuar shqyrtimi i atij raporti. Bëhet fjalë për raporte voluminoze. Kur saktësisht do të ndodhë nuk mund të them, sepse administrata në Bruksel nuk punon me data konkrete”, theksoi ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Tripunovski për arrestimin e dy drejtorëve nga resori i tij tha se kjo është dëshmi se nuk ka persona të mbrojtur nga pozita e funksionarëve. Tha se nuk do të mbrojë askënd, por edhe se nuk ndjen përgjegjësi.

Ministri pretendon se me vëmendje po ndiqet gjendja me luftën në Iran, e cila përveç çmimeve të naftës i ka rritur edhe çmimet botërore të plehrave për 40 për qind, gjë që mund ta shtrenjtojë edhe ushqimin. Tha se në shtator të vitit të kaluar janë ndarë mbi 46.000 kartela për naftë të gjelbër, të cilat bujqit nuk i përdorin gjatë dimrit dhe tani mund t’ua lehtësojnë shpenzimet.

Advertisement

Dua të them se kjo naftë që e kanë marrë në kartelat e tyre, ose kanë bërë ndoshta rezerva gjatë dimrit ose e përdorin tani, është një lloj ndihme në lehtësimin e këtyre shpenzimeve. Ja ju thashë në pjesën e naftës çfarë kemi bërë, mendoj se kemi derivatet më të lira në rajon. Mirëpo ushqimi është i rrezikuar, këto plehra artificiale u nevojiten bujqve, a do të kemi këtu ndonjë masë shtesë reagimi? Me vëmendje po e ndjekim gjendjen dhe do të reagojmë nëse ka nevojë”, deklaroi Cvetan Tripunovski – ministër i Bujqësisë.

Edhe pse një pjesë e bujqve reaguan se u detyrohen rreth 100 milionë euro për subvencione, ndër to edhe për vitin 2024, Tripunovski siguron se subvencionet paguhen rregullisht.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mjeku nga një fshat i Tetovës arrestohet për vrasjen e 76-vjeçarit në Ohër

Published

on

Një mjek nga fshati Bërvenicë i Tetovës është arrestuar dje, pasi dyshohet se ka kryer vrasjen e një 76-vjeçari në Ohër, mësohet jozyrtarisht, përcjell INA.

Sipas informacioneve, dje rreth orës 17:20 në fshatin Bërvenicë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bazë të një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër, kanë privuar nga liria personin me inicialet Zh.G. (53), i cili dyshohet për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Më herët, në orën 08:24, në SPB Ohër ishte raportuar se në shtëpinë familjare në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, ishte gjetur pa shenja jete 76-vjeçari me inicialet K.M.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori publik dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.(INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

Published

on

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 24 të këtij muaji, në ora 15:30, në SPB Shkup, 45-vjeçari nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person.

Sipas denoncimit, personi i është paraqitur, është prezantuar si i punësuar në polici dhe i ka ofruar që t’i kthejë paratë – 40 mijë euro që i ka investuar në firmë të huaj në të cilën ka qenë i punësuar dhe që ka ndaluar me punë.

Nga policia shtojnë se pasi që nuk është kryer shërbimi, denoncuesi ka dyshuar se personi është mashtrues dhe ka denoncuar.

Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat