Connect with us

Lajme nga vendi

Rrugët të kalueshme, banorët ankohen se nuk janë pastruar

Published

on

Rruga kryesore për në fshatrat e Malësisë së Tetovës që kalon përmes fshatit Shipkovicë, është vështirë e kalueshme. Reshjet e borës që kanë rënë gjatë ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit kanë bërë që në rrugët e malësisë së Tetovës banorët të kenë shumë probleme gjatë lëvizjes me automjete. Këto rrugë janë të kalueshme por vetëm me pajisje dimërore. Banorët janë ankuar se rruga nuk është e pastruar dhe hasin në shumë vështirësi në këtë periudhë. Ata janë të ndarë në opinionet e tyre,  disa thonë se bageri ka kaluar  dhe se janë të pastruara pjesërisht. Ndërsa disa banor të tjerë thonë se bageri që ka pastruar rrugën është bageri fshatit dhe se kompani e angazhuar nga ana e komunës së Tetovës akoma nuk ka kaluar në këtë fshat.AnketaNdërsa drejtori I ndërmarrjes publike komunale Tetova –Tetovë Samet Bislimki thotë se rrugët  brenda në qytet dhe në fshatra janë të kalueshme , por me kushte dimërore. Samet Bislimi- drejtor i NPK Tetova Kompania kontraktuese po punon intezivishte dhe mundohet të jetë sa më pastër dhe sa më mirë si pasojë e reshjeve të borës dhe gjatë gjithë kohës janë në terren, rrugët janë të kalueshme në qytet dhe fshatrat e malësisë së Tetovës , por është e logjikshme që patjetër duhet të ketë pajisje dimërore që të mos krijomë kaos në komunikacion. Informacionet i kemi se në të gjithë fshatrat e malësisë rrugët janë të kalueshme por me pajisje dimërore.” Nga komuna e Tetovës thonë se kompania e kontraktuar për pastrimin dhe mirëmbajtjen dimërore të rrugëve gjatë gjithë kohes është në terren dhe po punon intensivisht si rezultat i reshjeve të borës. Të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatrat e malësisë së Tetovës janë të kalueshme dhe komunikacioni po zhvillohet normalisht. Apelohet te qytetarët që të vozisin me kujdes dhe të mbajnë pajisjet dimërore me vete për të mos krijuar kaos në komunikacion.U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të mos i parkojnë veturat në rrugë dhe në vende jo adekuate për shkak se pengojnë procesin e punës.Ndryshe, tenderi për pastrimin e rrugëve është tre milion denarë  për rërë dhe krip , ndërsa për pastrimin e rrugëve katër milion denarë . TV KOHA

Lajme nga vendi

Pendarovski: Pa ndryshime thelbësore, LSDM rrezikon zhdukjen

Published

on

Ish-presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një paralajmërim të fortë udhëheqjes së LSDM-së, duke theksuar se partia ndodhet në një kryqëzim kritik dhe pa ndryshime të thella mund të përballet me rënie të mëtejshme dhe margjinalizim politik.

Pendarovski vuri në dukje një paradoks: edhe pse VMRO-DPMNE ka humbur pjesë të mbështetjes së saj tradicionale, LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë dhe të tërheqë votuesit opozitarë.

“Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, theksoi ai.

Ish-presidenti shtoi se problemi nuk është vetëm në komunikim, por edhe në thelbin e veprimit politik, strategjinë, vendosjen e kuadrove dhe mënyrën se si partia i drejtohet publikut.

Ai paralajmëroi se me trendin aktual të uljes së mbështetjes, LSDM rrezikon një rezultat edhe më të keq në zgjedhjet e ardhshme.

Advertisement

“Ekziston një rrezik real që partia të zhduket ose të futet në margjinën statistikore të gabimit”, përfundoi Pendarovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

FILIPÇE: MASA TË VONUARA – QYTETARËT TASHMË PAGUAJNË ÇMIMIN!

Published

on

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar Qeverinë dhe Kryeministrin Mickoski për implementimin e ngadaltë të masave ekonomike që do ta lehtësonin situatën financiare të qytetarëve. Sipas tij, qytetarët tashmë po ndjejnë spiralen e çmimeve të shkaktuar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë ushqimore.

“Çmimi i naftës tek ne është rritur për 34,5%, pra nga 71 në 95,5 denarë. Nga transporti dhe bizneset e kompanive, deri te ajo që qytetarët e ndjejnë më së shumti: shtrenjtimi i produkteve bazë ushqimore.

Para krizës, buka e bardhë prej 500 gramësh kushtonte 34 denarë, ndërsa tani në disa markete shkon në 47,5 denarë. Vaji nga 77,5 në 110 denarë. Vezët nga 220 në 290 denarë. Mielli nga 40 në 52,5 denarë, ndërsa qumështi me 3,2% yndyrë nga 67,5 në 82,5 denarë. Rritje drastike ka edhe te perimet dhe frutat: domatet nga 130 në 235 denarë, ndërsa mollët vendase nga 45 në 70 denarë.

Kjo është dëshmi se qytetarët janë lënë të përballen vetë me situatën. Se as kryeministri dhe as kushdo tjetër në qeveri nuk kanë vullnet – e jam i bindur se nuk kanë as kapacitet – për t’i ndihmuar qytetarët, për të hartuar dhe zbatuar masa që do t’i zbusnin këto goditje të çmimeve.

Ka pasur një rritje të pagës minimale prej 1.667 denarësh. Me këtë nuk arrihet asgjë. Shporta e konsumit ka arritur pothuajse në 68.000 denarë. Duke pasur parasysh se më parë është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, si dhe i ngrohjes qendrore, kjo rritje nuk sjell ndonjë përmirësim real – qytetarët nuk e ndjejnë atë në jetën e përditshme” – tha në një press-konferencë, lideri socialdemokrat Venko Filipçe.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

KRYQËZIME PA SEMAFORË, RREZIK PËR VOZITËSIT DHE KËMBËSORËT

Published

on

Mungesa e semaforëve në kryqëzimet e bulevardit Vidoe Smilevski Bato po shkaktojnë aksidentë të shumëta në udhëkryqet që me rrugën tek kontrolli i vjetër teknik dhe tek rruga e kazermës së qytetit. Përveç mungesës së semaforëve, problem në vete del të jetë edhe mungesa e shenjave të komunikacionit të cilat janë dëmtuar nga aksidentet dhe më nuk janë zavendësuar. Qytetarët që banojnë dhe punojnë në këtë rajon thanë se janë dëshmitar të aksidenteve të shpeshta. Ata thonë se deri në vendosjen e semaforëve, aksidentet në këto dy pika nuk do të pakësohen pasi që edhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve në këtë rrugë është lartë.

Vozitësit ndërka thonë se vendosja e semaforëve në këto dy udhëkryqe do të thotë rritje e sigurisë edhe për ngasësit e veturave por edhe për këmbësorët.

Nga Komuna e Tetovës thonë se janë të vetëdijshëm se pas depërtimit të bulevardit VS BATO deri në fshatin Poroj, dukshëm është rritur lëvizja e veturave në këtë pjesë. Nënkryetari Albi Qamili premton se për një periudhë të shpejtë kohore do të vendosen semaforët dhe me këtë ai pret që të zgjidhet ky problem.

Aksidente të shumëta kanë ndodhur në këto dy udhëkryqe që nga lëshimi në përdorim i bulevardit VS Bato, sidoms pas asfaltimit deri rrugën rajonale që lidh Tetovën me Jazhincën.

Continue Reading

Më të lexuarat