Lajme nga vendi
Gashi: Deputetët e “VLEN-it” edhe sot do të votonin ndryshimet kushtetuese, por në proces duhet marrëveshje politike
“Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve do të ndodhin kur koalicioni qeverisës të jetë i sigurt se do të ketë një shumicë parlamentare dhe kur të ketë parashikueshmëri në proces, që nuk do të thotë bllokadë e re e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Ky është qëndrimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, pak ditë para Vitit të Ri, afat ky i cili shpeshherë theksohej si periudha në të cilën do të miratoheshin ndryshimet kushtetuese para ardhjes në pushtet të koalicionit të ri.
“Koalicioni ‘VLEN’, të gjithë deputetët janë pas tij dhe ne po të ishin në rend dite do të votonim sot amendamentet kushtetuese, por mendojmë se duhet të pajtohemi bashkë kur është më e mira për shtetin, për të gjithë. qytetarë, prandaj ne bëjmë të gjitha përpjekjet si shumicë parlamentare që të kalojmë ndryshimet kushtetuese kur është më e mira për vendin tonë, kur ka një marrëveshje politike për të dhe kur jemi të bindur se kemi parashikueshmëri në proces. Kjo do të thotë se nuk do të kemi më veto për tre muaj, për gjashtë muaj e kështu me radhë”, tha kryetari i Kuvendit, Gashi.
Gashi është i gatshëm të vendosë në rend dite ndryshimet kushtetuese sapo dikush ta kërkojë, ndonëse qëndrimi i shumicës qeverisëse është se duhet të presim parashikueshmërinë e procesit.
“Procedura për ndryshime kushtetuese është e paraparë edhe në Kushtetutë edhe në Rregullore. Kushdo që i plotëson kushtet mund të paraqesë një iniciativë, por ne si shumicë parlamentare mendojmë se duhet të ketë vullnet politik dhe marrëveshje politike që kur të nisë procedura të zbatohet. Ju e dini që ndryshimet kushtetuese miratohen kur dy të tretat e Kuvendit tonë e votojnë atë dhe kur të jemi të sigurt se do të pranohet nga shumica e deputetëve në Kuvendin tonë, atëherë do të fillojmë procedurën. Në një rast tjetër nuk mund ta ndalojmë askënd, por mendojmë se nuk është mirë të eksperimentohen procedura të tilla”, ka shpjeguar Gashi./Telegrafi/
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

